Lajme
Katër të miturit që u gjetën dje në gjendje të rëndë në një banesë në Shkup, sot janë në gjendje stabile
Katër të miturit, të cilët dje janë gjetur në një banesë në Shkup pa ndjenja dhe me lëndime trupore, sot janë të vetëdijshëm, në gjendje të përmirësuar shëndetësore, me parametra stabile vitale, thotë për Sdk.mk, drejtori i Klinikës së Toksikologjisë, Andon Çibishev, transmeton Portalb.mk.
Dje në Toksikologji janë sjellë 4 fëmijë të mitur në gjendje jashtëzakonisht të rëndë shëndetësore. Ata janë të mitur nga mosha 14 deri në 17 vjeç, dy meshkuj dhe dy femra. Sipas MPB-së, dje zyrtarë policorë nga SPB Shkup, pas një ankese për prishje të rendit dhe qetësisë publike, kanë konstatuar se në shtëpinë e 40-vjeçarit D. G. ishin katër fëmijë, dy prej të cilëve ishin pa ndjenja nën ndikimin e alkoolit dhe substancave psikotrope.
Çibishev thotë se në të gjithë është vërtetuar prania e substancave psikoaktive dhe nuk është vërtetuar prania e alkoolit.
“Ata nuk kanë lëndime të rënda. Trajtimi dhe mbikëqyrja intensive në Klinikën e Toksikologjisë vazhdon”, tha doktor Çibishev.
Lajme
Erdogan priti presidenten Siljanovska-Davkova në Stamboll, prezent edhe kreu i inteligjencës turke
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan e priti presidenten Gordana Siljanovska-Davkova në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe me një ceremoni zyrtare. Sipas njoftimit të Presidencës turke, dy liderët prezantuan delegacionet e tyre dhe më pas zhvilluan një takim.
Në takim morën pjesë edhe kreu i shërbimit inteligjent turk (MIT), İbrahim Kalın, drejtori i komunikimeve të Presidencës, Burhanettin Duran, si dhe këshilltari kryesor për politikë të jashtme dhe siguri i presidentit, Akif Çagatay Kılıç.
Lajme
Inteligjenca Artificiale na bashkon me Austrinë, Festim Halili këtë semestër do të ligjërojë në Graz University of Technology
Profesori universitar në Universitetin i Tetovës, Festim Halili do të mbajë edhe këtë semestër një cikël ligjëratash në fushën e Inteligjencës Artificiale në Graz University of Technology.
Halili bëri të ditur se angazhimi i tij akademik në Austri përfaqëson jo vetëm një kontribut personal, por edhe një hap konkret drejt forcimit të bashkëpunimit ndëruniversitar dhe ndërkombëtar.
Në kuadër të kësaj vizite, janë siguruar bursa për katër studentë të informatikës – Genti, Eldari, Endriti dhe Artoni – të cilët do të ndjekin ligjëratat dhe do të përfshihen në aktivitete kërkimore në të njëjtin universitet.
Sipas Halilit, përvoja të tilla janë kyçe për zhvillimin profesional të studentëve dhe për afrimin e tyre me standardet dhe praktikat e avancuara akademike ndërkombëtare.
Ai theksoi se iniciativa të tilla janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar mundësi konkrete për gjeneratat e reja dhe për të avancuar lidhjet akademike mes Maqedonisë së Veriut dhe institucioneve evropiane.
Lajme
Skandal në Shkup: Nëna e rreh mësuesen gjatë mbledhjes prindërore
Më datë 15.04.2026, rreth orës 22:10, në SPB Shkup, personi me iniciale K.K.L. nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 17:00 është sulmuar fizikisht në vendin e saj të punës.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur në një klasë të një shkolle fillore në zonën e komunës së Aerodromit, derisa denoncuesja së bashku me një koleg tjetër po mbanin mbledhje me prindër. Sulmi fizik ndaj mësueses është kryer nga M.M.G. nga Shkupi, e cila është prind (nëna) e një nxënësi të asaj shkolle. Policia po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
