Lajme
Burri nga Prilepi mashtron shkupjanen, i vjedh 23 mijë euro në tentim për të blerë tre banesa në Strugë
Një mashtrim prej 23,000 eurosh është raportuar në polici nga një grua, e cila është mashtruar duke besuar se një burrë 41-vjeçar nga Prilepi do ta ndihmonte të blinte tre apartamente në Strugë, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“SPB Strumica ka ngritur kallëzim penal kundër B.K. (41) nga Prilepi për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “mashtrim”. I denoncuari, duke u paraqitur rrejshëm në emër të një personi nga Strumica, përmes aplikacioneve mobile e ka mashtruar një grua nga Shkupi duke e bërë të besojë se do ta ndihmonte në blerjen e tre apartamenteve në Strugë, për të cilat ajo në disa raste ka bërë pagesa në shumën prej 23,000 eurosh, por nuk ka marrë as apartamentet, as nuk i janë kthyer paratë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajme
Fetai: Nesër takohemi me Mickoskin! Sali do të propozohet për zv/kryeministër, Ministria e Ambientit i mbetet LD-së së Mexhiti
Arben Fetai nga VLEN thotë se koalicioni ka dakordim që Bekim Sali të emërohet zëvendëskryeministër i parë, si zëvendësim i Izet Mexhitit, i cili tashmë ka marrë funksionin e kryetarit të komunës së Çairit, përcjell TV21. Fetai tha se Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbetet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.
“Tani Izet Mexhiti dhe Lëvizja Demokratike do të propozojnë sigurisht edh enjë emër për ministër të Mjedisit. Dhe besoj brenda kësaj jave, nesër më së largu, do të ulemi me kryeministrin si mandatar dhe do i shtrojmë këto çështje, të gjejmë një zgjidhje në bazë të asaj që është dakorduar si partnerë të koalicionit”, shtoi mes tjerash Fetai. /tv21.tv
Lajme
Feti Abazi zyrtarisht merr detyrën e Kryetarit të komunës së Bogovinës
Sot, në një atmosferë solemne dhe plot emocion, Feti Abazi ka pranuar zyrtarisht detyrën si Kryetar i Komunës së Bogovinës. Në fjalën e tij të parë pas marrjes së mandatit, Abazi theksoi se ky moment është një rikthim mes njerëzve dhe mjedisit nga i cili vjen, për të vazhduar misionin e shërbimit publik me përulësi dhe nder.
“Komuna e Bogovinës ka qenë vendi ku kam mësuar se shërbimi publik nuk është vetëm një punë e zakonshme, por një mision dhe obligim i përditshëm për të përmirësuar jetën e njerëzve,” deklaroi ai.
Kryetari i ri i Bogovinës theksoi se do të punojë çdo ditë me përkushtim, dashuri dhe vizion për qytetarët, duke u zotuar se do ta çojë përpara komunën me energji të re dhe entuziazëm.

“Ky është premtimi ynë ndaj jush – ta kthejmë komunën në punë. Ju më keni dhënë një besim të madh, dhe askush nuk guxon ta nëpërkëmbë këtë besim, duke filluar nga unë i pari,” shtoi Abazi.
Ai u shpreh i bindur se përpara komunës qëndron një periudhë e re zhvillimi dhe përparimi, e cila do të përballet me shumë sfida, por edhe me mundësi të mëdha për ndryshim.
“Nga sot fillon koha jonë – koha e gjeneratës së re,” përfundoi Feti Abazi, duke u bërë thirrje qytetarëve që bashkërisht t’i kthehen punës për të mirën e komunës së Bogovinës.
https://www.facebook.com/share/p/1Cd3eeVR8q/
Lajme
Grabitje me armë në Prishtinë, Kolumbianes i merren 10 mijë euro
Një rast i rëndë grabitjeje është raportuar mbrëmjen e së hënës në kryeqytet. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur dje, në intervalin kohor 20:00–20:40, në rrugën “Halil Alidemaj” në Prishtinë.
Viktima, shtetasja kolumbiane A. J. Z.O., rreth 26-vjeçare, ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e armës së zjarrit nga tre persona të panjohur, të cilët, sipas saj, kanë vepruar pa maska. Ajo ka deklaruar se autorët i kanë marrë shumën prej 10 mijë eurosh.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet patrulluese, hetuesit e rajonit të Prishtinës, Njësia e Hetimeve të Krimeve të Rënda (NJHP) si dhe forenzika rajonale, për sigurimin e provave materiale dhe gjurmëve të mundshme.
Rasti është konfirmuar për Prokurorin Kujdestar të Krimeve të Rënda dhe është iniciuar hetimi për veprën penale “Grabitje”. Hetimet janë në zhvillim dhe policia po punon në identifikimin e autorëve.
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle1 year agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme2 years agoJa kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme2 years agoKSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
