Lajme
Arrestime pas rrahjes mes shkupjanëve dhe shtetasve të Turqisë në qendër
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar tre persona, të gjithë nga Shkupi, pasi të njëjtit dyshohet se në një lokal në qendër të Shkupit kanë sulmuar fizikisht 11 shtetas të Turqisë, përcjell TV21.
“Me datë 09.11.2024 në ora 21:00 në stacionin policor të Kisella Vodës, nga njësiti kundër krimeve të dhunshme në SPB-Shkup janë privuar nga liria E.A.(26), O.A. (25), R.S. (23), të gjithë nga Shkupi, për shkak se me datë 08.11.2024 rreth orës 23, në një objekt hoteliere në zonën e Qendrës kanë sulmuar fizikisht T.G.(24), J.SH.(30), E.S.(28), O.S.(27), F.G.( 27), F.J.(25), M.M.(28), E.Ç.(25), D.M.(27), B.P. (26) dhe E.Q. (26), të gjithë nga Republika e Turqisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë parashtrim përkatës.
Lajme
Interesimi i madh për blerjen e kurbanëve, pavarësisht çmimeve të larta
Tregjet e shitjes së kurbanëve nuk janë mbushur veç me kurbana, por janë mbushur edhe me qytetarë që, pavarësisht sfidave ekonomike dhe rritjes së çmimeve, vazhdojnë ta ruajnë me përkushtim këtë traditë fetare.
MEVLUDIN IMERI –GAZETAR
Në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, interesimi për blerjen e kurbanëve nga ana e qytetarëve është rritur, e kjo vërehet në pikat e shitjes së kurbanëve. Çmimi i kurbanëve, varion nga lloji dhe madhësia e kafshës që qytetarët e duan. Por, se ka dallime në çmime nga viti i kaluar, e pranojnë edhe vet shitësit.
Edhe qytetarët e konfirmojnë ndryshimin e çmimeve nga viti në vit, por thonë se Kurban Bajrami mbetet një obligim shpirtëror dhe një traditë që nuk mungon në familjet e tyre.
BLERËS
E pam që morët kurban? A prisni për çdo vit kurban Po presim për çdo vit, këtë vit do të prisni dele? Po kismet. A e vëreni dallimin në çmime, po ka dallim, lëviz çmimi për çdo vit.
Shitësit shprehen të kënaqur nga interesimi i qytetarëve por e pranojnë edhe faktin se çmimet kanë ndryshuar për dallim nga viti i kaluar.
SHITËS
A ka interesim? Po, ka interesim, ai që e ka menden me ble, vjen nuk bën shumë pauar e merr shkon, Allahu ishalla ja ban kabull. Çmimi ka pak dallim, po malli i mirë gjithmonë vlerësohet. Fillojnë nga 250, 300, 350, ka edhe 200, po simbas mallit edhe pazari.
Për shumë besimtarë, prerja e kurbanit nuk është vetëm një rit fetar, por edhe simbol i solidaritetit, sakrificës dhe ndihmës për familjet në nevojë. Ndërsa festa afrohet, atmosfera festive dhe përgatitjet për kremtim tashmë ndihen në çdo treg të shitjes së kurbanëve.
Lajme
MPB del me sqarim për të shtënat në Haraçinë
Rasti i djeshëm në Haraçinë i cili bëri bujë në opnion, ku policia ka shtënë me armë zjarri, pasi të njëjtët kanë tentuar ta ndalojnë një kamion, i cili ishte i ngarkuar me dru, sot nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dalë me sqarim rreth ngjarjes. Sipas MPB-së, policia gjatë ditës së djeshme ka shtënë me armë në formë paralajmëruese gjatë ndjekjes së një personi të dyshuar për kontrabandë me dru.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Më 24.05.2026 rreth orës 12:00, në hyrje të fshatit Haraçinë, në rajonin e Shkupit, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë për ndalim një kamioni të ngarkuar me dru, por shoferi nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen. Më pas, shoferi e ka drejtuar kamionin drejt policëve dhe automjetit zyrtar, pas së cilës policët kanë shtënë plumba paralajmërues në ajër. Shoferi i ka shkarkuar drutë në rrugë dhe është larguar me automjetin në drejtim të panjohur. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa drutë i janë dorëzuar Policisë Pyjore. Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe automjetit”.
Reagim për këtë ngjarje ka bërë edhe kryetari i komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, i cili thotë se çdo aksion nga policia duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe kujdes maksimal ndaj sigurisë së qytetarëve.
DAUT BEQIRI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS
“Menjëherë pas rastit të ndodhur në Haraçinë, dola në vendin e ngjarjes për ta parë nga afër situatën dhe për të biseduar me qytetarët. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, por shqetësimi tek banorët ishte i madh, pasi ngjarja ndodhi në një zonë të banuar me familje. Si kryetar komune, jam për zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit, por çdo aksion duhet të zhvillohet me profesionalizëm dhe kujdes maksimal ndaj sigurisë së qytetarëve”.
Beqiri kërkon nga institucionet kompetente që rasti të shqyrtohet me seriozitet, në mënyrë që siç tha, raste të tilla të mos përsëriten dhe qytetarët të ndihen të sigurt në vendin e tyre.
Lajme
Maqedonia e Veriut humb 10 mijë banorë në vit nga emigrimi dhe rënia e lindshmërisë
Po lindin gjithnjë e më pak fëmijë, popullsia po plaket. Të rinjtë po emigrojnë masivisht nga Maqedonia e Veriut. Këtë e tregojnë raportet ndërkombëtare, sipas të cilave vendi ka shënuar një rënie të numrit të banorëve për disa vite. Statistikat e “Worlometer” vërejnë se Maqedonia e Veriut aktualisht ka 1.8 milion qytetarë, dhe sipas vlerësimeve deri në vitin 2050, nëse ky trend vazhdon, 1.5 milion do të mbeten në vend. Analiza llogarit gjithashtu se vetëm për një vit vendi humbi 10 mijë banorë.
Mosha mesatare në vend është 41 vjeç, që është dy herë më e vjetër se në vitet 1950 kur mosha mesatare e popullsisë ishte 20 vjeç. I njëjti raport ngre edhe problemin e lindshmërisë së ulët, pra 1.47 fëmijë për grua, që është shumë nën nivelin e kërkuar për ripërtëritjen natyrore të popullsisë, përcjell “RTVM”.
Një faktor kyç në krizën demografike mbetet emigrimi. Të dhënat tregojnë migrim negativ, gjithnjë e më shumë të rinj dhe të aftë për punë po largohen nga vendi, gjë që, sipas ekspertëve, gjithashtu zvogëlon numrin e lindjeve dhe krijon mungesë të fuqisë punëtore.
Situata është e ngjashme në Evropë. Gjithnjë e më pak fëmijë, migrim më intensiv. Shifrat e fundit të Eurostat tregojnë se në vitin e kaluar, Unioni ka 451 milion banorë, që është një milion më shumë se vitin e kaluar. Statistikat tregojnë se 66 përqind e popullsisë jeton në pesë vende të Unionit. Më të populluarat janë Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Polonia, ndërsa më pak njerëz jetojnë në Maltë, Luksemburg dhe Qipro.
Mosha mesatare e evropianëve është pothuajse 45 vjeç. Popullsia më e vjetër është në Itali, ndërsa Irlanda konsiderohet një vend i të rinjve. Përveç kësaj, BE-ja po përballet gjithashtu me një shkallë të ulët fertiliteti prej vetëm 1.34 fëmijë për grua, e cila, sipas ekspertëve, është për shkak të faktit se mosha mesatare për fëmijën e parë është pothuajse 30 vjeç. Migrimi mbetet nxitësi kryesor i rritjes së popullsisë. Vetëm në vitin 2024, pothuajse gjashtë milionë njerëz emigruan në vendet e BE-së, shumica e të cilëve vijnë nga vende që nuk janë pjesë e popullsisë së madhe. Spanja dhe Gjermania pritën më shumë emigrantë.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme6 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
