Connect with us

Lajme

Aktakuzë ndaj personit të dyshuar për vrasjen e Vasil Eftimov në afërsi të QT “Mavrovasja” në Shkup

Prokuroria Themelore Publike njofton se ka parashtruar aktakuzë ndaj një personi, që dyshohet për vrasjen e Vasil Eftimov në afërsi të Q.T. “Mavrovasja” më 20 gusht të këtij viti, përcjell TV21. Nga Prokuroria njoftojnë se i njëjti akuzohet për vrasje, tentim vrasje si dhe prodhim, mbajtje, tregtim dhe shpërndarje të armëve dhe lëndëve shpërthyese pa leje. Hetuesia kërkon nga gjykata që të njëjtit t’i vazhdohet masa e paraburgimit.

“I akuzuari, më 20 gusht, pas Qendrës Tregtare “Mavrovasja” në Shkup, me qëllim të përfitimeve personale, ka qëlluar me armë zjarri – pistoletë dhe ka vrarë viktimën Vasill Eftimov, pastaj e ka kërcënuar gruan e tij me armën dhe ia ka marrë çantën që ajo po e mbante në shpatull, si dhe një kuti me ngjyra të ndryshme të mbuluar me një tendë, në të cilën kishte mjete të ndryshme për punë dore që viktimat i kishin pasur në automjet. Pas kësaj, ai ka ikur me një automjet me targa belge në drejtim të Gazibabës. Më vonë, gjatë të njëjtës ditë, kur efektivët e policisë e kanë tentuar ta ndalojnë të dyshuarin, së bashku me një person tjetër në një automjet në rrugën “Stojna Stefkovska” në Shkup, ai ka dalë nga dera e pasagjerit dhe ka qëlluar me 3 plumba në drejtim të katër policëve për t’i vrarë ata. Policët, në mbrojtje të vetes, kanë qëlluar disa plumba paralajmërues në ajër me armët zyrtare dhe kanë arritur ta kapin të dyshuarin, i cili pasi ka hedhur pistoletën, është arrestuar. I dyshuari do të mbahet përgjegjës edhe për mbajtjen e paautorizuar të armës me të cilën ka kryer veprën – një pistoletë gjysmë automatike markë “GLOCK 17″, pa numër fabrike, kalibër 9 mm, të cilën e ka mbajtur pa leje”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mickoski: Jemi me çmime më të lira të naftës, vendet fqinje vërshuan tek ne, kemi rezerva

Ky është përkthimi i deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, lidhur me situatën e furnizimit me karburante:

Mickoski: Furnizimi me naftë është stabil, inspektorët janë në terren për shkak të kufizimeve në disa pompa

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHhT) është në terren pas ankesave të qytetarëve se në disa pika karburanti ka kufizime gjatë furnizimit me dizel, por theksoi se furnizimi me naftë dhe derivate të naftës në vend është stabil.

Ai bëri të ditur se këto dukuri janë vërejtur kryesisht në komunat kufitare, ku ka presion të shtuar për shkak të çmimeve dukshëm më të larta të karburanteve në shtetet fqinje.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren. Janë vërejtur sjellje të tilla në disa pompa në komunat kufitare sepse ka një presion të madh nga shtetet fqinje, ku çmimi i energjentëve është për mbi 40 deri në 50 për qind më i lartë se tek ne. Në Serbinë fqinje, çmimi është midis 120 dhe 130 denarë për litër, ndërsa tek ne dizeli është 71 denarë. Si rezultat i këtij presioni, kemi një rritje kolosale të konsumit të naftës dhe derivateve, dhe mbase për këtë arsye në pika të caktuara karburanti ka mungesë të sasive,” tha Mickoski.

Ai shtoi se sipas informacioneve që ka marrë nga Inspektorati, në mbarë territorin e shtetit qytetarët dhe bizneset po furnizohen pa ndërprerje.

Rezervat shtetërore janë të mjaftueshme
Mickoski nënvizoi se rezervat shtetërore janë të mjaftueshme për një periudhë të gjatë dhe se gjendja energjetike në vend është stabile.

“Rezervat shtetërore mund të mbulojnë konsumin e plotë për më shumë se 62 ditë, furnizimi do të thosha se është më se i shkëlqyer. Kur filluam të ristartojmë naftësjellësin me fqinjin tonë jugor (Greqinë), shumëkujt i dukej e çuditshme dhe e pamundur, por u kaluan të gjitha testet dhe mund ta shfrytëzojmë edhe atë kapital. Mund ta vëmë në dispozicion edhe të fqinjëve. Maqedonia në këtë moment ka gjendje stabile energjetike, është faktor stabiliteti në rajon dhe qytetarët paguajnë çmimin më të lirë për naftën dhe derivatet,” shtoi Mickoski.(INA)

Continue Reading

Lajme

Nata e Zjarreve” në Prekaz mbylli aktivitetet në kuadër të Epopesë së UÇK-së

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kulmoi sonte në Prekaz me ceremoninë tradicionale të Natës së Zjarreve, një nga momentet më simbolike të përkujtimit të rënies heroike të familjes Jashari.

Në 28-vjetorin e kësaj ngjarjeje historike, qytetarë të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare u mblodhën në Kompleksin Memorial në Prekaz për të nderuar sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari që ranë për lirinë e Kosovës.

Ceremonia u zhvillua në zemrën e Prekazit. Pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës ndezën flakadanin pranë Kullës së Lirisë, duke nisur kështu ritin tradicional të Natës së Zjarreve. Pas nderimit që i bënë kullës, ata marshuan drejt vendit ku prehen dëshmorët e kombit, pranë varreve të komandantit legjendar Adem Jashari, bacës Shaban, Hamzës, dajës Osman dhe të gjithë anëtarëve të tjerë të familjes Jashari.

Në këtë marshim simbolik u bashkuan edhe ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët konsiderohen vazhdimësi e Ushtrisë së Kosovës si dhe qytetarë, nxënës dhe të rinj nga kjo trevë. Të gjithë së bashku marshuan drejt vendit ku ranë dëshmorët e kombit.

Nxënësit e shkollës “Hamzë Jashari” u rreshtuan me respekt para varrezave për të bërë nderime. Ata vendosën lule një nga një mbi varret e heronjve të familjes Jashari, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për sakrificën e tyre.

Flakadanët e ndezur gjatë ceremonisë simbolizojnë përhapjen e zjarrit të lirisë dhe të luftës çlirimtare gjithandej Kosovës.

Ndërsa, zjarri më i madh që ndizet gjatë kësaj nate përfaqëson zjarrin e pushkës së komandantit legjendar Adem Jashari, simbol i qëndresës dhe sakrificës për liri.

Continue Reading

Lajme

Bileta e fluturimit Dubai-Shkup arrin çmimin 20 mijë euro!

Situata në Lindjen e Mesme ka lënë të bllokuar rreth 700 deri në 800 shtetas maqedonas, të cilët e kanë pothuajse të pamundur kthimin në shtëpi për shkak të përshkallëzimit të konfliktit, shkruan faktor.mk.

Sipas Arkan Kerim nga Oda Turistike-Hotelierike, fluturimet janë ndërprerë pasi aeroporti i Dubait ka ndaluar punën, duke paralizuar transportin ajror midis Azisë dhe Evropës.

Çmimet e biletave kanë arritur nivele rekord, ku një vend i vetëm nga Dubai për në Shkup ka kushtuar deri në 20.000 euro. Kthimi mbetet sfidë edhe përmes rrugëve alternative si Arabia Saudite, për shkak të procedurave të vështira për pajisjen me viza për qytetarët maqedonas.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Mickoski: Jemi me çmime më të lira të naftës, vendet fqinje vërshuan tek ne, kemi rezerva

Ky është përkthimi i deklaratës së Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, lidhur me situatën e furnizimit me karburante:...

Lajme18 hours ago

Nata e Zjarreve” në Prekaz mbylli aktivitetet në kuadër të Epopesë së UÇK-së

Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kulmoi sonte në Prekaz me ceremoninë tradicionale të Natës së Zjarreve, një nga momentet...

Lajme18 hours ago

Bileta e fluturimit Dubai-Shkup arrin çmimin 20 mijë euro!

Situata në Lindjen e Mesme ka lënë të bllokuar rreth 700 deri në 800 shtetas maqedonas, të cilët e kanë...

Lajme18 hours ago

“VLEN NJË”, Liderët e VLEN-it në takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti!

Pas homazheve në Prekaz dhe në Kullën e Bacit Rifat Jashari, liderët e VLEN-it pasditën e së shtunës janë takuar...

Lajme1 day ago

Përgjysmohen punimet në Korridorin 8, shteti i vonon pagesat ndaj “Bechtel & Enka”

Punimet në projektin e madh infrastrukturor Korridori 8 rrezikojnë të ngadalësohen ndjeshëm, ndërsa pritet edhe reduktim i fuqisë punëtore, për...

Lajme1 day ago

Nënshkruhet marrëveshja e qirasë, në Qendrën Klinike do të ndërtohen dy garazhe me kate

Ministria e Shëndetësisë nënshkroi Marrëveshjen e qirasë me Qyetin e Shkupit për ndërtimin e garazheve shumëkatëshe në kompleksin e klinikave...

Lajme1 day ago

Ndeshja e Schalkes u ndërpre për shkak të iftarit, pothuajse gjysma e ekipit po agjëron

Ndeshja midis Schalke 04 dhe Arminia Bielefeld pa një skenë të pazakontë, por gjithnjë e më të zakonshme në futbollin...

Lajme1 day ago

Vendoset gurthemeli i kampusit të UNT-së, investim prej 42 milionë eurosh

Zyrtarë të qeverisë u mblodh sot për të hedhur gurthemelin e kampusit të ri të Universitetit Nënë Tereza. Ky projekt...

Lajme1 day ago

Mexhiti: Çështja e liderit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur

Çështja e lidërit të VLEN-it, ende nuk është zgjidhur. Njëri nga liderët e VLEN-it dhe njëherit kryetari i komunës së...

Lajme1 day ago

Në Aeroportin e Shkupit zbulohen 150 mijë paund britanikë të padeklaruar

Zyrtarët doganorë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë kontrollit të një pasagjeri, shtetas i huaj, i cili po udhëtonte drejt...

Trending