Connect with us

Lajme

Qeveria Shqiptare vihet në lëvizje për të ndihmuar Parashqevi Simakun?

Qeveria shqiptare ka ndërmarrë hapa për t’i ardhur në ndihmë këngëtares së njohur Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në kushte të vështira në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas burimeve të Report TV, pranë Këshillit të Ministrave, koordinimi për këtë rast i është besuar ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, i cili gjithashtu mban përgjegjësi për çështjet e diasporës.

Një ekip diplomatik dhe përfaqësuesit e konsullatës shqiptare në New York po punojnë për të siguruar dokumente identifikimi për këngëtaren, e cila aktualisht nuk disponon asnjë dokument të tillë.

Parashqevi Simaku (Foto: Eltin Ilirjani/InstaStory)

Në konsullatë është zhvilluar një takim i posaçëm me qëllim ndihmën e Simakut në dy drejtime kryesore: pajisjen e saj me një pasaportë shqiptare dhe ndërmjetësimin me autoritetet amerikane për të rifreskuar dokumentacionin e saj ose nisjen e procedurave të reja për t’i garantuar qëndrimin dhe identifikimin.

Procesi, megjithatë, ndodhet në fazë fillestare dhe suksesin e tij do ta përcaktojë vullneti i Parashqevi Simakut për të bashkëpunuar me autoritetet shqiptare dhe amerikane kur kjo të kërkohet.

Kjo çështje mori vëmendje të madhe publike pas publikimit të një videoje javën e kaluar nga një televizion amerikan, ku personi i shfaqur u identifikua si këngëtarja. Më 13 dhjetor, të afërmit e Simakut konfirmuan se bëhej fjalë për të, duke nxitur reagime të shumta dhe ndërhyrjen e institucioneve shqiptare.

Parashqevi Simaku, një nga ikonat më të dashura të muzikës shqiptare, është larguar nga skena prej shumë vitesh. Gjendja e saj aktuale ka prekur thellësisht publikun dhe institucionet, duke vënë në qendër të vëmendjes një përpjekje për t’i rikthyer asaj dinjitetin dhe qetësinë. Tani mbetet për t’u parë nëse përpjekjet e nisura do të sjellin rezultate konkrete për këngëtaren.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Arrestohet shtetasi serb në Shkup, dyshohet për përgatitjen e një vrasje me pagesë

Shtetasi serb S.M. (42) u arrestua në Shkup në një aksion të përbashkët të koordinuar nga policia e RMV-së dhe e Serbisë, me dyshimin për përgatitjen e një vrasjeje me pagesë.

Siç raportohet nga mediat serbe, vendndodhja e tij është rezultat i bashkëpunimit operativ afatgjatë dhe shkëmbimit të informacionit midis Shërbimit të Shtypjes së Krimit (ShShK) të Serbisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë.
I dyshuari u gjet në një strehimore në Shkup, ku një bastisje policore zbuloi një arsenal armësh dhe pajisjesh taktike.

Midis sendeve të sekuestruara janë një pistoletë CZ, një thikë ushtarake dhe një uniformë taktike e zezë. Sipas hetimit, 42-vjeçari kaloi ilegalisht kufirin shtetëror, dhe atij iu gjet kartë identiteti serbe e një personi tjetër, të cilën e përdori për identitet të rremë.

Informacionet operative tregojnë se S.M. është i lidhur me një grup të krimit të organizuar dhe se ai mbërriti në Shkup me një detyrë specifike – për të kryer një likuidim.

Institucionet kompetente po vazhdojnë hetimin për të përcaktuar personin që urdhëroi sulmin, motivet dhe bashkëpunëtorët e mundshëm të të dyshuarit.

Continue Reading

Lajme

Një banesë 45 metra katrorë në Kisella Vodë është shitur për 130 mijë euro

Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimi më i lartë i arritur për një apartament për metër katror ishte 177.667 denarë (130.000 euro) për një sipërfaqe totale prej 45 metra katrorë, e vendosur në territorin e Komunës së Kisella Vodës. U paguan 2.888 euro për metër katror.

Këtë e tregojnë të dhënat nga Raporti i publikuar sot nga Regjistri i Çmimeve dhe Qirave të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme për periudhën janar-mars të këtij viti, sipas të cilit numri i transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme është ulur ndjeshëm.
Në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave në tre muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 712 apartamente të ndërtuara rishtas, pra apartamente nga një investitor, që është 292 apartamente ose -29 për qind më pak krahasuar me tremujorin e katërt të vitit të kaluar.

Agjencia e Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme deri më tani ka regjistruar 28.013 fletë para-regjistrimi për ndërtim, që tregon se këto objekte janë në fazën e ndërtimit dhe së shpejti do të jenë në tregun e pasurive të paluajtshme.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025, numri i apartamenteve të shitura në tremujorin e parë të vitit 2026 u ul me 27 përqind, dhe vlera e tyre totale financiare u ul me 23 përqind. Numri i shtëpive të shitura gjithashtu u ul me 23 përqind, dhe pati një rënie tremujore në shitjen e tokës bujqësore dhe pyjeve, me 8 përqind, si dhe në shitjen e lokaleve tregtare me 11 përqind.
Numri më i madh i apartamenteve të shitura të regjistruara në Regjistrin e Çmimeve dhe Qirave është në Komunën e Aerodromit, ku në këtë tremujor u shitën 193 apartamente, dhe më shumë shtëpi, 54, u shitën në Manastir. Në Qendër u shitën më shumë lokale tregtare, 22, në Koçan, më shumë pasuri të patundshme të llojit tokë bujqësore dhe pyje, 83, në Kumanovë, tokë ndërtimore, 37 shitje. Në tremujorin e parë u regjistruan edhe shitjet e 151 garazheve, dhe në një numër më të madh komunash.

Tregu i pasurive të paluajtshme në tremujorin e parë 276.3 milionë euro, një rënie prej 12.4 përqind në bazë tremujore.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Supozoj që në fund të këtij mandati tim, do të rikthehem në mesin e studentëve në fakultet

Duke folur për iniciativë rajonale për energji elektrike, kryeministri Hristijan Mickoski në “Samitin e Maqedonisë”, tha se pas përfundimit të mandatit të tij si kryeministër, planifikon të rikthehet në ushtrimin e detyrës së profesorit universitar, përcjell TV21.

Në lidhje me idenë për nismën rajonale për energjetikë, Mickoski tha se në këtë mënyrë , të gjitha 6 shtete e Ballkanit Perëndimor, do të futeshin në llupën e investitorëve të mëdhenj.

“Unë nuk jam politikan profesionist, siç thatë ju. Unë jam inxhinier, supozoj që në fund të këtij mandati, do të rikthehem në mesin e studentëve në fakultet, për dallim të një numri të madh të kolegëve të mi, liderë të shteteve dhe kryeministra në rajon. Dhe vlerësoj se diçka duhet të lëmë në rajon, që do të jetë iniciativë rajonale”, tha mes tjerash Mickoski.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme23 hours ago

Arrestohet shtetasi serb në Shkup, dyshohet për përgatitjen e një vrasje me pagesë

Shtetasi serb S.M. (42) u arrestua në Shkup në një aksion të përbashkët të koordinuar nga policia e RMV-së dhe...

Lajme23 hours ago

Një banesë 45 metra katrorë në Kisella Vodë është shitur për 130 mijë euro

Në tremujorin e parë të këtij viti, çmimi më i lartë i arritur për një apartament për metër katror ishte...

Lajme23 hours ago

Mickoski: Supozoj që në fund të këtij mandati tim, do të rikthehem në mesin e studentëve në fakultet

Duke folur për iniciativë rajonale për energji elektrike, kryeministri Hristijan Mickoski në “Samitin e Maqedonisë”, tha se pas përfundimit të...

Lajme2 days ago

Pse po zgjatet finalizimi i Korridorit 8 deri në dhjetor 2029, arsyet e inxhinerëve dhe qeverisja e kaluar?

Finalizimi i pjesës perëndimore të Korridorit 8 pritet të shtyhet të paktën deri në dhjetor të vitit 2029, pasi inxhinieri...

Lajme2 days ago

Mexhiti: E ndalova nënshtrimin e Haqim Ramadanit pas zgjedhjeve ndaj kryetarit të ri në Bërvenicë

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se ka ndërhyrë për të mos lejuar...

Lajme2 days ago

Mexhiti: Mickoski për herë të parë në kongres të partive shqiptare

Njëri nga kryetarët e VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Debat në SHENJA”, vlerësoi si zhvillim të rëndësishëm pjesëmarrjen e kryeministrit...

Lajme2 days ago

Janevska: Do të diskutohet ndalimi i telefonave gjatë mësimit në shkollat e mesme

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës paralajmëroi licencimin e psikologëve shkollorë, me qëllim që ata të mund të identifikojnë lloje të...

Lajme2 days ago

Tetovarja e suksesshme që po shkëlqen në elitën juridike të Zvicrës

Një histori që nuk filloi me privilegje, por me ëndrra. Disa njerëz lindin me rrugën e hapur përpara. Të tjerë...

Lajme2 days ago

Partitë në botë që bashkëdrejtohen nga dy bashkëkryetarë

Modeli i bashkëkryesimit politik po zgjerohet në skenën evropiane, duke u përdorur jo vetëm nga partitë e gjelbra, por edhe...

Lajme2 days ago

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 4 denarë për litër, ndërsa benzina EUROSUPER BS-95...

Trending