Lajme
Mickoski: Koalicioni qeverisës do të jetë fitues absolut i zgjedhjeve, BDI po zbaton politika që na kthen prapa 20 vite
Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se kjo qeveri dhe koalicioni qeverisës kanë fituar më shumë se 600 mijë vota dhe do të jenë fitues absolut të zgjedhjeve lokale.
Mickoski tha se sa i përket fushatës pret që të fokusi të jetë tek projektet, por që BDI, po zbaton politika që i kthen qytetarët 25-30 vite pas.
“Pres që fushata të jetë një fushatë që do të fokusohet në projekte, por është e qartë që një parti politike, para së gjithash mendoj për BDI-në, e cila, në vend që të flasë për projekte dhe për të ardhmen, na kthen 25–30 vite pas dhe imponon tema të tilla. Së bashku me struktura të caktuara në opozitë, ata po përpiqen të krijojnë një atmosferë në shoqëri ku, kur njerëzit të dalin për të votuar, t’u thuhet të kenë kujdes për kë votojnë. Duke imponuar tema nga 25–30 vite më parë, ata duan të barazojnë BDI-në me VLEN-in. Duke i barazuar, thonë ‘edhe këta vjedhin, këta janë vetëm më pak nacionalistë’, duke menduar se në këtë mënyrë do të harrojmë gjithë atë grabitje që ka ndodhur në dekadat e fundit. Ata mendojnë se nëse qytetarët nuk votojnë për VLEN-in, atëherë ata do të jenë fitues absolutë dhe do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme,” tha kryeministri Hristijan Mickoski.
Sipas tij, kandidatët që ofron BDI janë ata që i detyruan shqiptarët të largohen nga Maqedonia, ndërsa ata që ofron koalicioni qeverisës janë figura që duan ta ndërtojnë të ardhmen së bashku.
“Në këto zgjedhje, qytetarët po zgjedhin mes një koncepti që për 20 vite e ka shkatërruar Maqedoninë dhe atyre që duan të ndërtojmë së bashku një të ardhme,” theksoi Mickoski.
Lajme
Alpinisti i vdekur në Majën e Titos është nga fshati Xhepçisht?!
Personi që humbi jetën sot në zonën e “Kodrës së Diellit”, përkatësisht në afërsi të Majës së Titos, mësohet se është nga fshati Xhepçisht i Komunës së Tetovës, mëson tetova1
Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për një person mbi 70-vjeç, i cili kishte dalë në zonën malore si alpinist. Për shkak të terrenit të vështirë dhe të paarritshëm me mjete të zakonshme, trupi i pajetë është transportuar me helikopter nga zona malore. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes./tetova1.mk
Lajme
Maran e la jashtë listës së Kombëtares, reagon Jasir Asani
Jasir Asani ishte një nga befasitë e trajnerit Maran, pasi mëngjarashi nuk ishte pjesë e listës me 29 futbollistë të grumbulluar për 4 ndeshjet e kombëtares në Ligën e Kombeve.
Këtë Asani nuk e ka “kapërdirë” dot dhe ka reaguar në rrjetet sociale. Asani ka “ironizuar”, me dy postime të bëra.
“Po rri urtë, se e di veten. Historia nuk harrohet kurrë. Më mirë të mos flas më…”, shkruan Jasir Asani në rrjetet sociale.
Lajme
Këto janë të dhënat që nuk duhet t’ia jepni ChatGPT-së
ChatGPT është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë njerëzve, të cilët e përdorin për gjithçka, nga recetat dhe CV-të, deri te këshillat për shëndetin dhe problemet në punë.
Por përdorimi gjithnjë e më i madh i chatbotëve po ngre shqetësime te ekspertët e privatësisë, të cilët paralajmërojnë se disa informacione personale dhe konfidenciale nuk duhet të ndahen në bisedat me inteligjencën artificiale.
Sipas ekspertëve të cituar nga “HuffPost”, përdoruesit duhet të shmangin ndarjen e të dhënave që mund t’i identifikojnë drejtpërdrejt.
Të dhënat personale
Emri i plotë, adresa, numri i telefonit, numri personal, të dhënat e pasaportës, patentës apo dokumenteve të tjera zyrtare janë ndër informacionet që këshillohet të mos ndahen.
Ekspertët rekomandojnë që edhe para ngarkimit të një dokumenti për analizë të hiqen të dhënat që mund të identifikojnë personin.
Problemet dhe informacionet intime
Komunikimi natyral me chatbotët mund t’i bëjë përdoruesit të ndajnë histori familjare, probleme personale apo informacione intime.
Ekspertët paralajmërojnë se një chatbot nuk duhet trajtuar si psikolog, mjek apo avokat, pasi nuk ka të njëjtat detyrime profesionale dhe ligjore për konfidencialitet.
Dokumentet mjekësore
Raportet mjekësore dhe analizat laboratorike mund të përdoren për të marrë shpjegime nga inteligjenca artificiale, por këshillohet që paraprakisht të fshihen emri, datëlindja, numri personal dhe të dhënat e tjera identifikuese.
Informacionet e kompanisë
Raportet e brendshme, kontratat, të dhënat e klientëve, kodet burimore dhe dokumentet që mbrohen nga marrëveshjet e konfidencialitetit nuk duhet të ngarkohen pa autorizim.
Një veprim i tillë mund të krijojë probleme ligjore, kontraktuale ose rregullatore për punonjësin dhe kompaninë.
Të dhënat financiare
Numrat e llogarive bankare, të dhënat e kartave të kreditit, informacionet mbi investimet, të ardhurat dhe deklaratat tatimore janë gjithashtu informacione që duhet të mbahen larg chatbotëve.
Ekspertët këshillojnë përdoruesit të kontrollojnë cilësimet e privatësisë në platformat e inteligjencës artificiale dhe, kur është e mundur, të kufizojnë përdorimin e bisedave për trajnimin e modeleve.
Një alternativë është përdorimi i pseudonimeve ose përshkrimeve të përgjithshme në vend të emrave dhe të dhënave reale, duke i dhënë chatbotit kontekstin e nevojshëm pa ekspozuar informacionet personale apo konfidenciale.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
