Lajme
Një i vdekur dhe 29 të plagosur nga tërmeti 6.1 ballë që goditi Turqinë perëndimore
Turqia u trondit të dielën nga një tërmet me magnitudë 6.1 ballë, raporton Anadolu.
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave tha se tërmeti ishte i përqendruar në rrethin Sındırgı të provincës Balıkesir në Turqinë perëndimore.
Tërmeti u mat në një thellësi prej 11 kilometrash.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se një person 81-vjeçar humbi jetën pasi u nxor nga një ndërtesë e shembur. Ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve. Njëzet e nëntë të tjerë që u lënduan janë shpëtuar gjithashtu, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.
Vlerësimet fillestare tregojnë se 16 ndërtesa në 68 lagje janë shembur si pasojë e tërmetit dhe lëkundjeve pasuese.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan shprehu ngushëllimet e tij ndaj të gjithë të prekurve, duke thënë se do t’i ndjekë nga afër zhvillimet./Anadolu Agency

Lajme
Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon
“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.
Lajme
Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”, një projekt infrastrukturor që, sipas tij, është realizuar sipas standardeve moderne.
“Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën në lagjen ‘Dardania’, një rrugë e re, moderne dhe me të gjitha standardet!
Instaluam rrjet të ri ujësjellësi, vendosja e anësoreve dhe asfaltimi i rrugës!
Ju qoftë përhajr banorëve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme
Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
