Lajme
Qindra qytetarë në përkrahje të Lukrovskit: Karposhi gati për ndryshim
Sonte në sheshin te “Mleçen” në Karposh solli një atmosferë të jashtëzakonshme dhe mbështetje masive për kandidatin e VMRO-DPMNE-së për kryetar komune, Sotir Lukrovski. Me praninë e qindra banorëve entuziastë, Lukrovski u prit me energji pozitive, përqafime dhe ide konkrete për të ardhmen e Karposhit.
“Karposhi ka nevojë për një model të ri të qeverisjes lokale – të hapur, të ndershëm dhe të planifikuar. Bashkë me qytetarët do të ndërtojmë një komunë moderne, urbane dhe humane”, tha Lukrovski në fjalimin e tij.
Ai theksoi se prioritet i tij do të jetë dëgjimi i zërit të qytetarëve dhe kthimi i kërkesave të tyre në projekte reale. Gjatë takimit, banorët ngritën çështje konkrete si problemet me parkimin, pastrimin e lagjeve, mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe zhvillimin e infrastrukturës.
“Qytetarët e Karposhit e dinë saktë se çfarë duan – është koha që zëri i tyre të dëgjohet nga një udhëheqje që është në shërbim të tyre. Unë nuk jam politikan zyre, jam njeri terreni. Aty ku janë njerëzit – aty jam dhe unë”, shtoi ai.
Lukrovski premtoi një qeverisje me transparencë të plotë, ku çdo vendim do të bazohet në nevojat reale të banorëve.
🔹 “Karposhi nga vjeshta do të jetë një komunë e hapur, ku zhvillimi planifikohet, dhe suksesi është i pashmangshëm”, theksoi kandidati i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë që fushata zyrtare nuk ka nisur ende, Lukrovski është çdo ditë në terren, në takime me qytetarë, duke dëgjuar nga afër problemet dhe idetë e tyre.
👉 Qytetarët po kërkojnë ndryshim. Sotir Lukrovski është gati ta sjellë atë.
#KarposhiMeLukrovskin #NdryshimReal #VMRO #KomunaQeDëgjonQytetarin
Lajme
Mickoski: Kemi çmimet e naftës më të ulëta në rajon
“Ndjekim situatën me naftën. Ne ende jemi vend, i cili është me çmimet më të ulëta në rajon kur bëhet fjalë për benzinën dhe dizelin. Do të reagojmë ashtu siç kemi reaguar edhe deri më tani. Qytetarët duhet të jenë të qetë. Ne do të vazhdojmë të jemi shteti me çmimin më të ulët të benzinës dhe dizelit edhe pse është prodhim i bursës dhe nuk është prodhim që varet nëse është biznesmen më i mirë apo më i keq, politikan më i mirë apo më i keq. Të gjithë blejmë nga vendi i njëjtë”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër./Alsat.mk.
Lajme
Bilall Kasami promovon rrugën e re në lagjen “Dardania”: Infrastrukturë moderne për banorët
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se është promovuar rruga e re në lagjen “Dardania”, një projekt infrastrukturor që, sipas tij, është realizuar sipas standardeve moderne.
“Me shumë kënaqësi sot promovuam rrugën në lagjen ‘Dardania’, një rrugë e re, moderne dhe me të gjitha standardet!
Instaluam rrjet të ri ujësjellësi, vendosja e anësoreve dhe asfaltimi i rrugës!
Ju qoftë përhajr banorëve!”, ka shkruar Kasami.
Lajme
Zjarri në Parkun e Gazi Babës, nën kontroll
Zjarri që përfshiu Parkun e Gazi Babës është vënë nën kontroll, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Sipas drejtorit të QMK-së, Muhamed Ali, ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit kanë ndërhyrë në terren, ndërsa situata aktualisht po stabilizohet.
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme8 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
