Lajme
Taravari uron kryeministrin Rama pas betimit për mandatin e katërt
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar kryeministrin Rama për rizgjedhjwn e tij për mandatin e katërt në krye të qeverisë Shqipërisë, shkruan Top24
I nderuari Kryeministër i Republikës së Shqipërisë,
z. Edi Rama,
Me rastin e betimit tuaj për Kryeministër të Republikës së Shqipërisë, në emër të Aleancës për Shqiptarët dhe në emrin tim personal, ju uroj sinqerisht suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore. Po ashtu, më lejoni të përcjell urimet e mia edhe për kabinetin tuaj qeveritar, me dëshirën që puna e përbashkët e kësaj qeverie të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët.
Ky mandat i katërt është dëshmi e legjitimitetit të fuqishëm që qytetarët shqiptarë ju kanë dhënë, duke besuar në vizionin dhe programin politik tuaj për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Ky besim, njëkohësisht, është edhe përgjegjësi e madhe për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit, forcimin e demokracisë dhe për të vazhduar më tej me ndërtimin e një shteti të drejtë e modern.
Besojmë se gjatë këtij mandati, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të jetë arritja kryesore dhe më e madhe historike, të cilën e presin jo vetëm qytetarët e Shqipërisë, por edhe mbarë kombi shqiptar.
Ju dëshiroj shëndet, vullnet dhe vendosmëri në këtë rrugëtim sfidues, duke e ditur se suksesi i Shqipërisë është edhe sukses i gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.
Vëllazërisht,
Arben Taravari
Kryetar i Aleancës për Shqiptarët
Lajme
BDI: VLEN u shndërrua në zëdhënës të VMRO-së kundër Shqipërisë
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të VLEN-it, duke vlerësuar se ky koalicion po vepron si zëdhënës i VMRO-DPMNE-së kundër Shqipërisë dhe kundër interesit shqiptar.
Nga BDI thonë se prej javësh kryeministri Hristijan Mickoski ka hapur sulme politike ndaj Shqipërisë, për shkak se Tirana nuk hesht përballë cenimit të barazisë së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe për shkak të avancimit të Shqipërisë në procesin evropian.
“ Në vend që të mbrojnë dinjitetin e shqiptarëve këtu, VLEN u rreshtua menjëherë në të njëjtën vijë me VMRO-DPMNE”, thuhet në reagimin e BDI-së.
Nga kjo parti vlerësojnë se është e paprecedentë që përfaqësues shqiptarë në qeveri të sulmojnë Shqipërinë me gjuhë më të ashpër se partnerët e tyre maqedonas.
Sipas BDI-së, në vend që të kërkojnë respektimin e gjuhës shqipe, përfaqësimin e drejtë dhe ruajtjen e kursit evropian të vendit, VLEN po harxhon energji duke zhvilluar betejat politike të VMRO-DPMNE-së.
“Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk kanë nevojë për përfaqësues që përdoren si vegla kundër Tiranës sa herë e kërkon propaganda e qeverisë. Kanë nevojë për përfaqësues që mbrojnë interesin e tyre kombëtar dhe qytetar”, theksojnë nga BDI.
Në fund, nga partia opozitare porositën se kjo periudhë do të mbahet mend si koha kur disa u votuan në emër të shqiptarëve, por përfunduan duke vepruar kundër tyre.
Lajme
Kërcënimi për bombë në “City mall” doli i rremë, MPB jep detaje
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi zyrtarisht se pas kontrolleve të hollësishme antiterror, raportimi për një mjet shpërthyes në qendrën tregtare “City Mall” në Shkup ka rezultuar i rremë.
Ngjarja nisi pas një mesazhi kërcënues të dërguar në adresën elektronike të Ministrisë, gjë që aktivizoi menjëherë protokollet e sigurisë. Policia evakuoi stafin dhe vizitorët, ndërsa njësitet speciale kontrolluan mjediset e brendshme dhe brezin përreth objektit, duke konstatuar se nuk kishte rrezik real.
Ky incident vjen në një kohë kur Shkupi po përballet me një valë të pandërprerë kërcënimesh hibride. Përveç qendrave tregtare, objektiv i këtyre alarmeve javët e fundit kanë qenë shpeshherë edhe institucionet arsimore, ku dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme janë detyruar të ndërpresin procesin mësimor, si dhe objekte të tjera publike.
Autoritetet e sigurisë po punojnë për zbulimin e burimeve të këtyre e-maileve, të cilat po shkaktojnë panik te qytetarët dhe dëme ekonomike, ndërsa bëhet thirrje për maturi deri në zbardhjen e plotë të rasteve nga ana e sektorit për krimin kompjuterik.(INA)
Lajme
Nga e marta, rënie graduale e temperaturave dhe reshje shiu
Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore herë pas here erë e fortë nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të jenë në interval nga 3 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 19 deri në 28 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 8 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 26 gradë.
Të hënën do të jetë kryesisht mot me diell dhe i qëndrueshëm, përveç në pjesët ekstreme jugperëndimore ku në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje të dobëta të përkohshme shiu dhe shfaqje të rrallë të bubullimave.
Nga e marta deri në fund të javës së punës pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe të paqëndrueshëm, në disa vende me reshje të përkohshme shiu dhe bubullima.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
