Lajme
Thaçi, Ahmetit: Pas humbjes do të bëhet më i logjikshëm
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, në paraqitjen e tij në emisionin Debat21, ka deklaruar se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, do të përjetojë një “katastrofë elektorale” në zgjedhjet e ardhshme.
“Unë mendoj se duhet të ulem me zotëri Ahmetin për shkak se pas zgjedhjeve ai do të jetë më i bindur drejt ides sime, për shkak se do të pësojë katastrofë elektorale. Njerëzit kur humbin janë më të gatshëm që të jenë më të logjikshëm, kur fitojnë shumë ata janë euforik”, tha Thaçi.
Ai shtoi se pas humbjes Ahmeti do të ketë më shumë prirje për të pranuar idetë e tij politike dhe për të hyrë në një diskutim më racional.
Nga ana tjetër, Thaçi paralajmëroi se në daljen e ardhshme publike do të zbulojë detaje konkrete për mënyrën se si, sipas tij, Fronti Europian ka kërkuar mbështetje nga VMRO-DPMNE-ja dhe kryeministri Hristijan Mickoski.
“Nëse ata hapin gojën edhe një fjalë, në paraqitjen tjetër publike do të tregojë sa herë e kanë lutur Mickoskin, me emra e mbiemra, biznesmenë prej Shkupi, njerëz prej Shqipërie, sa janë përkulur, si kanë pranuar që të hyjnë në Qeveri edhe pa kryetar të Parlamentit, kush ka qenë, si ka qenë”, tha Thaçi.
Deklaratat e tij pritet të ndezin më tej debatet politike mes subjekteve shqiptare në prag të zgjedhjeve lokale.
Lajme
Haqim Ramadani akuzon Komunën e Bërvenicës për rritje çmimesh dhe mungesë shërbimi
Ish-kandidati nga VLEN për kryetar të Komunës së Bërvenicë, Haqim Ramadani, ka reaguar ashpër ndaj menaxhimit të mbeturinave në këtë komunë, duke ngritur shqetësime për rritjen e çmimeve dhe cilësinë e shërbimeve, përcjell tetova1
Sipas tij, komuna po tenton për herë të dytë të favorizojë të njëjtën ndërmarrje për mbledhjen e mbeturinave, duke dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarëve. Ai thekson se, ndonëse kontrata e partneritetit publiko-privat përcakton obligime të qarta, ndërmarrja nuk i përmbush ato, ndërsa në vend të masave, çmimet janë rritur.
Ramadani gjithashtu ka kritikuar trajtimin e mërgimtarëve dhe ka përmendur se disa zona, si fshati Gurgunicë, nuk mbulohen me shërbim, duke i detyruar banorët të përballen vetë me mbeturinat.
Postimi i plotë:
“Rritje çmimesh, shërbim zero: kush po e mbron këtë skemë në Komunën e Bërvenicës?
Komuna e Bërvenicës po tenton për herë të dytë të favorizojë të njëjtën ndërmarrje për mbledhjen e mbeturinave, duke e dëmtuar drejtpërdrejt buxhetin e qytetarit.
Edhe pse kontrata e partneritetit publiko-privat përcakton qartë të drejtat dhe obligimet, ndërmarrja nuk i përmbush ato. Në vend të masave, komuna rrit çmimin në 400 denarë për çdo amvisëri.
Skandali më i madh: mërgimtarët detyrohen të paguajnë paushall vjetor edhe pse nuk gjenerojnë mbeturina dhe nuk marrin shërbim. Madje për çdo thes shtesë u kërkohen para, ndërkohë që cilësohen si jo-rezidentë. Pagesa pa shërbim – e papranueshme!
Sipas kontratës, shërbimi duhet të mbulojë gjithë territorin, por fshati Gurgunicë lihet jashtë dhe banorët detyrohen vetë të pastrojnë deponitë ilegale.
Pse kjo kompani favorizohet vazhdimisht? A ka interesa të fshehura pas këtij partneriteti? Pse po rëndohet buxheti i qytetarit në vend që të lehtësohet? Komuna a duhet ta mbroje qytetarin apo permes formave të ndryshme plackit qytetarin.
Komuna duhet të jetë në shërbim të qytetarit – jo kundër tij.”, ka përfunduar Ramadani./tetova1.mk/
Lajme
E zuri traktori poshtë derisa po e rregullonte, vdes pas pesë ditësh në spital i moshuari nga Shkupi
Më datë 25.04.2026, në ora 09:30, në SPB Shkup, nga Kompleksi i Klinikave “Nënë Tereza” është denoncuar se më 20.04.2026, në ora 11:15, me lëndime të rënda trupore është dërguar personi N.M. (80) nga fshati Luboten i Shkupit.
Sipas denoncimit, ai i ka marrë lëndimet në oborr, derisa po rregullonte traktorin e tij, i cili është vënë në lëvizje dhe e ka shtypur. Më 25.04.2026, në ora 06:00, N.M. ka ndërruar jetë, ndërsa trupi i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.
Lajme
Nuk ekziston e diela për Bilall Kasamin, kosit parkun te Xhamia e Pashës!
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, këtë fundjavë ka zgjedhur një qasje ndryshe për angazhimin në terren, duke iu bashkuar drejtpërdrejt punëtorëve të ndërmarrjes publike komunale në mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
I veshur me tuta Kasami ka kapur mprerësen e barit dhe ka marrë pjesë në punimet për rregullimin e parkut pranë Xhamia e Pashës në Tetovë.
Në një postim në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së kanë punuar për mirëmbajtjen e parkut, duke e përshkruar angazhimin si një të diel pune.
“Së bashku me drejtorin dhe punëtorët e NPK-së, punuam për mirëmbajtjen e parkut te Xhamia e Pashës! E diela me punë”, ka shkruar Kasami./Zyrtare.net/
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
