Lajme
Publikohen imazhe të vulave zyrtare të Doganës / Mustafa Dauti: Shqiptarët po dëshmojnë përfaqësim dinjitoz në institucionet shtetërore
Janë publikuar imazhe të vulave zyrtare të Drejtorisë së Doganave të Maqedonisë së Veriut, të cilat mbahen nga institucioni ku zëvendësdrejtor është Mustafa Dauti.
Dauti thekson se ky është një dëshmi konkrete se shqiptarët jo vetëm që janë të pranishëm në institucionet e rëndësishme shtetërore, por edhe bartin funksione me përgjegjësi të lartë.
Vulat zyrtare janë simbol i shtetit dhe garanci e legalitetit të çdo akti administrativ. Fakti që unë, si shqiptar, jam në krye të këtij institucioni me kompetenca të plota, është tregues i barazisë dhe kontributit tonë në shtet.
Sipas tij, përfaqësimi i shqiptarëve në doganë, financa dhe institucione të tjera nuk është vetëm çështje funksionesh, por edhe dëshmi se shqiptarët janë pjesë aktive e proceseve vendimmarrëse dhe garantues të ligjshmërisë.
“Me vulë dhe me firmë, po dëshmojmë se shqiptarët janë pjesë e barabartë e këtij shteti dhe kontribuojnë me dinjitet”, u shpreh Dauti.
Lajme
Trump: Po flasim me NATO-n për Grenlandën
Presidenti amerikan Donald Trump tha se Grenlanda është jetike për sigurinë kombëtare të SHBA-së dhe konfirmoi se diskutimet me NATO-n janë duke vazhduar në lidhje me territorin.
“NATO ka pasur marrëdhënie me ne për çështjen e Grenlandës. Ne kemi shumë nevojë për Grenlandën për sigurinë kombëtare”, tha Trump.
“Nëse nuk e kemi, kemi një boshllëk të madh në sigurinë kombëtare – veçanërisht kur bëhet fjalë për atë që po bëjmë në lidhje me Kupolën e Artë dhe të gjitha gjërat e tjera”, shtoi ai.
Trump nuk dha detaje specifike rreth iniciativave ushtarake ose të sigurisë që ai përmendi, por theksoi se SHBA-të po angazhohen në mënyrë aktive me aleancën për këtë çështje.
“Po flasim me NATO-n”, tha ai.
Trump tha se po shqyrton përdorimin e tarifave si mjet kundër vendeve që kundërshtojnë interesat e SHBA-së në lidhje me Groenlandën.
“Mund ta bëj këtë edhe për Grenlandën”, deklaroi presidenti amerikan, duke kujtuar një shkëmbim me presidentin francez Emmanuel Macron, në të cilin ai përdori kërcënimin e një tarife gjithëpërfshirëse prej 25% për të nxitur çmime më të larta të barnave në Francë.
Javën e kaluar, Trump sugjeroi që SHBA-të duhet ta “blejnë” Grenlandën për të parandaluar që Rusia ose Kina të fitojnë kontrollin e territorit autonom të Danimarkës.
Si Danimarka ashtu edhe Grenlanda kanë hedhur poshtë çdo propozim për të shitur territorin, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin. /AA/
Lajme
Policia e Maqedonisë së Veriut me njoftim të ri në lidhje me projektin “Qyteti i Sigurt”
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se në kuadër të projektit “Qyteti i sigurt”, në periudhën nga 20 deri 31 janar do të bëhet testimi, kalibrimi dhe verifikimi i pajisjeve (kamerave) të vendosura për mbikëqyrjen e qarkullimit. Testimet do të realizohen çdo ditë në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00.
“Gjatë zbatimit të këtyre aktiviteteve, automjeteve në vendet ku kryhet testimi nuk do t’u lejohet të kalojnë ndërsa procedura është në zhvillim e sipër. Në javën e parë të periudhës së planifikuar, aktivitetet do të kryhen ekskluzivisht në vendet me kamera të instaluara në zonën e qytetit të Shkupit”.
“U bëjmë thirrje qytetarëve dhe të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e përkohshme, si dhe të tregojnë mirëkuptim, durim dhe bashkëpunim me qëllim që të sigurohet zbatimi i qetë dhe i sigurt i aktiviteteve të planifikuara”, thonë nga MPB.
Lajme
Taravari me akuza të reja: Gjithmonë mbivotohesha në VLEN, tre me një!
Arben Taravari njëri nga ish liderët e VLEN-it, Arben Taravari në emisionin “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 ka hedhur akuza të reja në drejtim të VLEN-it dhe liderëve të saj se për gjatë kohës kur ishte pjesë e këtij koalicioni në çdo temë në çdo debat që bëhej kur vinte pjesa e votimit pavarsisht arsyeshmërisë unë mbivotohesha në raport tre me një. Kjo qasje më la të kuptoj se ne dhe Alenaca për Shqiptarët ishte e pa dëshiruar në atë koalicion dhe dukej qartë që sdo të funskionoj, shkruan Top24
-
Lajme2 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
