Connect with us

Lajme

Kasami flet për deklaratat e fundit të Mickoskit – Tregon qëndrimet e tij dhe të VLEN-it

Kryetari i Tetovës dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me deklaratën e tij për mbështetjen e kandidatit të AKI-së në Kërçovë, Fatmir Dehari.

– Advertisements –

Në intervistën e ditës në Alsat, Kasami theksoi se nuk e sheh reagimin e Mickoskit si “qortim”, duke sqaruar se deklarata e tij është nxjerrë jashtë kontekstit.

“Fillimisht nuk vlerësoj se ka pasur ndonjë qortim. Duhet të kemi parasysh kontekstin, vendin dhe mediumin në të cilin u dha deklarata. Ajo u keqinterpretua politikisht, pasi oponentët tanë tentuan të hapin kartën etnike në këto zgjedhje,” tha Kasami.

Ai theksoi se qëndrimet e tij janë të qarta dhe në përputhje me ato të koalicionit VLEN, duke sqaruar se qëllimi nuk ka qenë të përkrahë ndonjë kandidat për shkak të përkatësisë etnike, por bazuar në vlerat morale dhe performancën politike.

“Fatmir Dehari është kandidati më i dobët i BDI-së, i cili gjatë qeverisjes së tij nuk solli asgjë të mirë për Kërçovën. Përkundrazi, ai e dëmtoi qytetin dhe kërçovarët. Për këtë arsye, ne nuk mund të qëndrojmë pas tij vetëm sepse është shqiptar,” u shpreh Kasami.

Kreu i Tetovës shtoi se Lëvizja Besa ka përkrahur gjithmonë kandidatë që përfaqësojnë interesin qytetar, pavarësisht përkatësisë etnike.

“Si kryetar i Tetovës, unë kam punuar për të gjithë qytetarët shqiptarë, maqedonas, turq, romë. Tetova është qytet kozmopolit dhe të gjitha të mirat e këtyre katër viteve i gëzojnë të gjithë. Në këtë frymë, edhe në Kërçovë, ne do të kishim dëshiruar që BDI të përzgjidhte një kandidat tjetër, më të denjë,” theksoi Kasami.

Në fund, ai rikujtoi se Lëvizja Besa ka pasur kandidatin e vet në Kërçovë dhe se qytetarët tashmë e dinë se “kë duhet të përkrahin në raundin e dytë”. /Alsat.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur në 1.9 miliardë $ pasuri

Nëse një vit më parë, Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes, këtë vit, ai e ka shtuar me 500 milionë dollarë amerikanë pasurinë e tij, sipas të dhënave që publikoi revista globale.

Biznesmeni i njohur shqiptar, ortak i vetëm i disa shoqërive tregtare dhe një grupi të madh biznesi, në listën e miliarderëve Forbes 2026 rezulton në vendin e 2.177 mes 3.428 miliarderësh.

Vitin e kaluar Forbes regjistroi 2.933 miliarderë dhe Mane ishte në vendin e 2.356.

Për vitin 2026, sipas Forbes, Samir Mane, 58 vjeç, ka thyer rekordin e tij duke arritur të rrisë pasurinë në 1.9 miliardë dollarë ose gati 162 miliardë lekë të rinj.

Samir Mane është themeluesi dhe presidenti i BALFIN Group, një konglomerat investimesh me seli në Tiranë, Shqipëri”, thotë Forbes.

Ndërsa shton: BALFIN zotëron qendra tregtare, rrjete dyqanesh elektronike dhe lodrash në Ballkanin Perëndimor, si dhe një bankë dhe projekte të pasurive të paluajtshme luksoze në Shqipëri.

Mane u largua nga regjimi komunist i Shqipërisë në vitin 1991 dhe u vendos në Austri si refugjat. Në vitin 1993, ai nisi të shiste pajisje elektroshtëpiake në Shqipëri.

Në vitin 1998 themeloi Neptun, një rrjet dyqanesh elektronike në Shqipëri, ndërsa në vitin 2005 u kthye në vend për të hapur qendrën e parë tregtare moderne në Shqipëri.

BALFIN zotëron gjithashtu pasuri të paluajtshme në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Austri, si dhe parqe logjistike dhe një universitet privat në Shqipëri.

Continue Reading

Lajme

Trump kërkon që fytyra e tij të vendoset në kartëmonedhën 250 dollarëshe

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur një debat i ri politik pasi është propozuar që në një kartëmonedhë të re prej 250 dollarësh të vendoset portreti i ish-presidentit Donald Trump.

Sipas deklarimeve të Sekretarit të Thesarit, Scott Bessent, Shtëpia e Bardhë ka kërkuar nga Kongresi miratimin e këtij projekti, i cili lidhet me shënimin e 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së.

Megjithatë, realizimi i kësaj nisme kërkon ndryshime në ligjin federal, i cili aktualisht ndalon vendosjen e figurave të gjalla në monedhat amerikane.

Propozimi ka shkaktuar reagime të menjëhershme në skenën politike, ku përfaqësues të opozitës e kanë kritikuar idenë si të papërshtatshme dhe simbolikisht të diskutueshme për traditën amerikane.

Debati pritet të vazhdojë në Kongres, ku vendimi përfundimtar do të përcaktojë nëse projekti do të kalojë në fazën e realizimit apo do të bllokohet.

Continue Reading

Lajme

Tetovari përdhunoi një vajzë në furgon, nëna e saj ishte në lidhje me përdhunuesin dhe nuk e denoncoi në polici

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare u përdhunua në një furgon në Tetovec, e cila i tregoi nënës së saj se çfarë kishte ndodhur, por ajo ishte në një lidhje me përdhunuesin dhe nuk e denoncoi në polici. Rasti u denoncua dje nga gjyshja e vajzës, dhe ngjarja ndodhi dy vjet më parë në vitin 2024.

“Më 28.05.2026, policë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Tetovës arrestuan dy persona të moshës 58 dhe 37 vjeç, të dy nga fshatrat e zonës së Tetovës. Më herët, po atë ditë në orën 16:45, një 62-vjeçare, gjithashtu nga një fshat i Tetovës, ka raportuar në Departamentin e Punëve të Brendshme të Tetovës një vepër penale ‘ngacmim seksual’ me elementë të përdhunimit të kryer ndaj mbesës së saj të mitur nga personi 58-vjeçar. Sipas raportit, incidenti ka ndodhur në dhjetor 2024, kur e mitura atëherë 15-vjeçare po kthehej nga Tetova me një furgon të drejtuar nga i akuzuari, gjatë së cilës ai ka përdorur forcë fizike për ta përdhunuar. Pas një periudhe të caktuar kohore, e mitura ia ka treguar incidentin nënës së saj 37-vjeçare, e cila ishte në një lidhje me personin 58-vjeçar, por ajo nuk e ka raportuar incidentin”, njoftoi Ministria e Brendshme.

Të dyshuarit po mbahen në paraburgim dhe kundër tyre do të ngrihen akuza.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme12 hours ago

Lista e re e Forbes, Samir Mane thyen rekordin duke arritur në 1.9 miliardë $ pasuri

Nëse një vit më parë, Samir Mane hyri për herë të parë në listën e miliarderëve të Forbes, këtë vit,...

Lajme12 hours ago

Trump kërkon që fytyra e tij të vendoset në kartëmonedhën 250 dollarëshe

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur një debat i ri politik pasi është propozuar që në një kartëmonedhë të re...

Lajme12 hours ago

Tetovari përdhunoi një vajzë në furgon, nëna e saj ishte në lidhje me përdhunuesin dhe nuk e denoncoi në polici

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare u përdhunua në një furgon në Tetovec, e cila i tregoi nënës së saj se çfarë kishte...

Lajme12 hours ago

“Lidhja Shqiptare” e Ziadin Selës mban Kongresin partiak në Tetovë

Subjekti politik Lidhja Shqiptare, i udhëhequr nga Ziadin Sela, ka paralajmëruar mbajtjen e Kongresit të V-të të partisë më 31...

Lajme12 hours ago

Tetë persona të arrestuar për posedim droge në disa qytete të vendit

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka privuar nga liria tetë persona në disa qytete të vendit, pasi tek ata...

Lajme12 hours ago

Përfundon sezoni i Haxhit, Arabia Saudite: Mbi 1.7 milionë pelegrinë në vitin 2026

Arabia Saudite ka njoftuar përfundimin me sukses të sezonit të Haxhit për vitin 2026/1447 sipas kalendarit hixhri, duke deklaruar se...

Lajme2 days ago

“Temu” gjobitet me 200 milionë euro nga BE-ja

Rregullatorët e Bashkimit Evropian e kanë gjobitur të enjten kompaninë “Temu” me një gjobë prej 200 milionë eurosh, pasi hetimi...

Lajme2 days ago

Qytetarët e Maqedonisë harxhojnë 3 miliardë euro në vit në bixhoz

Kryetari i Lëvizjes Antibixhoz Xhemal Abdiu në emisionin Impakt, ka ndarë të dhëna shqetësuese sa i përket numrit të qytetarëve...

Lajme2 days ago

Zejdi i kërkon kryeministrit të hiqet termi 20% nga kushtetuta, Mickoski: Jeni patriot nga Ali Expressi

Deputeti i Frontit Evropian Skender Rexhepi Zejdi pyeti kryeministrin nëse vazhdon të mbajë qëndrimin e njëjtë që kur ishte në...

Lajme2 days ago

Taravari: Rama dhe Kurti t’i ftojnë liderët e partive shqiptare nga Maqedonia për t’i vendosur „vijat e kuqe“

Thirrja e Zijadin Selës për një tryezë të përbashkët të partive parlamentare të shqiptarëve në Maqedoni është një mision i...

Trending