Connect with us

Lajme

Gjyla Çeliku tërhiqet nga politika: Nuk bëhem vegla e askujt sepse nuk dua të kontrollohem nga askush

Kryetarja e LQE-së Gjyla Çeliku ka vendosur të tërhiqet nga politika, Në një publikim në facebook Çeliku ka shkruar se ajo nuk pranon të bëhet vegla e askujt sepse nuk dëshiron të kontrollohet nga askush, informon portal “tetova1”.

“Vjen një moment në jetë kur e kupton se tërheqja nga politika dhe aktivitetet qytetare nuk është dobësi, por vetëdije. Nuk është humbje, por zgjedhje për të mbrojtur paqen dhe vlerat e tua. Kam pasur nderin dhe përgjegjësinë të jem gruaja e parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut që ka udhëhequr një parti politike. Kam ngritur zërin kur edhe burrat heshtnin. Kam protestuar kokën lart kur të tjerët trembeshin dy fjalë të shkruajnë. Kam protestuar kundër EVN-së dhe rrymës me çmime të larta jo një ditë, por me javë të tëra. Sot jo, sepse populli nuk bashkangjitej, i konvenonte të bërtasë në rrjete sociale me profilë fallco dhe trembej nga mejdani
Një rrugë e vështirë, me shumë sakrifica, besim dhe përballje. E kam bërë me bindje, me guxim dhe me shpresën se ndryshimi është i mundur.
Edhe sot, ofertat nga parti të ndryshme vazhdojnë. I vlerësoj, por kam zgjedhur të mos i pranoj. Jo sepse nuk mundem, por sepse nuk dua të jem pjesë e një realiteti që nuk përputhet më me ndërgjegjen time.
Dashuria për vendin nuk matet gjithmonë me pozita apo poste. Ndonjëherë ajo shprehet edhe duke ditur kur të ndalesh, për të mos humbur veten dhe për të ruajtur dinjitetin.
Kjo është zgjedhja ime. E qetë, e menduar dhe e sinqertë.
Sepse pjekuria e vërtetë është të qëndrosh besnike ndaj vetes, edhe kur rruga tjetër duket më e lehtë.
Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, popullit që më ka përkrahur dhe të gjithë atyre që nuk janë trembur nga e vërteta dhe e drejta.
Kam profesionin tim akademik që e bëj me shumë dashuri, si nëna për fëmijë, studentët e mi.
Nuk është koha për mua aty ku dëshironi ju dhe si dëshironi ju. Të isha pajtuar me politikbërjen tuaj nuk do krijoja parti politike, ndaj as atëherë dhe as tash nuk bëhem vegla e askujt sepse nuk dua të kontrollohem nga askush. Unë jam unë dhe ju të tjerët jeni ju, secili në rrugën e vete…
Me shumë respekt,
Doc.Dr. Gjyla Çeliku “, përfundon publikimi I saj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Petar Bogojeskit i “dhemb” propozimi i Shasivarit: Për 10 vjet, i gjithë gjyqësori do të flasë shqip!

Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, për zhvillimin e Provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe.

Në një status në gjuhën maqedonase, Bogojeski pretendon se brenda dhjetë vjetësh gjykatësit shqiptarë do të gjykojnë qytetarë maqedonas përmes përkthyesve, pasi, sipas tij, nuk do ta njohin gjuhën maqedonase.

“Për një kohë të shkurtër (10 vjet), do të kemi një gjykatës shqiptar etnik që do të gjykojë dy maqedonas etnikë me përkthyes, sepse nuk do ta dijë gjuhën maqedonase. Ose një prokuror…”, shkruan Bogojeski.

Ai e cilëson këtë skenar si të paqëndrueshëm dhe pretendon se përdorimi i gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor mund ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt kantonizimit ose federalizimit.

Bogojeski shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se, sipas tij, ndarja mbi baza etnike mund të përhapet edhe në arsim, shëndetësi dhe administratë.

Në reagimin e tij, ai kundërshton përdorimin e shqipes si gjuhë institucionale paralele dhe kërkon që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ta mësojnë gjuhën maqedonase.

“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se në Maqedoni duhet ta mësojnë dhe ta dinë gjuhën maqedonase. Shqipja është e tyre, e padiskutueshme, por nuk mund të jetë gjuhë paralele sistemore”, shkruan ai.

Në fund, Bogojeski ironizon edhe mundësinë që institucionet të përdorin përkthyes për gjuhët e vendit, ndërsa statusin e përmbyll me shprehjen “Maqedoni e mjerë”.

Continue Reading

Lajme

NPK “SHARRI”: Uji në Tetovë i sigurtë për pije

NPK „SHARRI“ – Tetovë informon se, sipas analizave laboratorike dhe monitorimit të rregullt nga IPSH – Qendra e Shëndetit Publik Tetovë, rezultatet e dokumentuara konfirmojnë se mostrat e analizuara të ujit i plotësojnë kriteret e përcaktuara për ujë të pijshëm.

Për transparencë të plotë, NPK Sharri ka bashkangjitur edhe dokumentet laboratorike dhe njoftimin zyrtar të Qendrës së Shëndetit Publik Tetovë.

Në postimin në Facebook të NPK Sharri që e ka shpërndarë edhe Komuna e Tetovës shtrohet pyetja: Pse mund të ndihet një erë karakteristike në ujë?

Sipas tyre, Gjatë stinës së vjeshtës, veçanërisht pas reshjeve të shiut dhe rënies së gjetheve në rajonin e Malit Sharr, në ujë mund të shfaqet përkohësisht një erë karakteristike e bimësisë.

Kjo dukuri mund të lidhet me lëndët organike që çlirohen gjatë shpërbërjes së gjetheve dhe materialeve të tjera bimore, të cilat arrijnë në burimet ujore.

Por, a është uji i sigurt për pije? – shtrohet pyetja tjetër.

Prania e një ere të tillë nuk nënkupton domosdoshmërisht përkeqësim të cilësisë së ujit. Siguria e tij përcaktohet përmes analizave laboratorike dhe jo vetëm në bazë të erës apo shijes.

Sipas rezultateve të bashkëngjitura të kontrollit, uji i analizuar i plotëson kushtet për pije.

NPK „SHARRI“ – Tetovë u bën thirrje qytetarëve që nëse vërejnë ndryshime të theksuara të erës, shijes apo pamjes së ujit, që ta informojnë këtë ndërmarrje duke treguar rrugën ose lagjen ku është vërejtur dukuria.

Continue Reading

Lajme

Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, si dhe ndaj M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

“E kallëzuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre, ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore, ndërsa pas miratimit dhe pagesës së mjeteve financiare, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e të kallëzuarës së parë dhe të dytë.
“Ndërkaq, të kallëzuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një filial të një banke, kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe dispozicionin e mjeteve financiare, duke i mundësuar kështu të kallëzuarës së parë dhe të dytë të përfitojnë kundërligjshëm pasuri në vlerë të përgjithshme prej 12.221.500 denarë”, thonë nga MPB.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme17 hours ago

Petar Bogojeskit i “dhemb” propozimi i Shasivarit: Për 10 vjet, i gjithë gjyqësori do të flasë shqip!

Nacionalisti Petar Bogojeski ka reaguar ashpër ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor, pas propozimit të ministrit të Drejtësisë,...

Lajme17 hours ago

NPK “SHARRI”: Uji në Tetovë i sigurtë për pije

NPK „SHARRI“ – Tetovë informon se, sipas analizave laboratorike dhe monitorimit të rregullt nga IPSH – Qendra e Shëndetit Publik...

Lajme17 hours ago

Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara...

Lajme17 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Nesër, më 23.10.2026 (e premte), me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit të Atletikës, do të mbahet një...

Sport2 days ago

Nga Gjilani drejt majave së botës/ Rinor Ramizi synon titullin botëror në K1-Kickbox me luftëtarin e tij Mirhad Babic

Një karrierë me 70 ndeshje, një përballje e fundit dhe një titull botëror në lojë. Më 31 tetor 2026, në...

Lajme2 days ago

Durmishi paralajmëron masa për punësimin e të rinjve

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot mori pjesë në forumin “NextGen CareerUp” i cili u mbajt në Tetovë...

Lajme2 days ago

Erë dhe shi ditët në vazhdim, vijon mot më i freskët

Nën ndikimin e masës ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, nesër veçanërish pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje...

Lajme2 days ago

Gjokoviq dënohet me 10 vjet burg për krime lufte në Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millorad Gjokoviqin për krime lufte kundër popullsisë civile dhe e ka dënuar...

Lajme2 days ago

ASH-ja i reagon Shasivarit për provimin e jurisprudencës: Në shkurt e mbroje, në tetor e përgjysmove!

Aleanca për Shqiptarët (ASH) i ka kërkuar ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivarit, të sqarojë se çfarë ka ndryshuar nga shkurti...

Lajme2 days ago

Albi Qamili me mesazh të fortë për të rinjtë: “Tetova ka potencial, të ardhmen duhet ta ndërtojnë në vendlindje”

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mori pjesë në forumin e karrierës “NextGen CareerUp 26”, të organizuar nga Instituti...

Trending