Lajme
Zv/ministri i Bujqësisë Hoxha me lajm të mirë për fermerët!
Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se ditë më parë është miratuar Ligji për prodhime bujqësore organike, duke e cilësuar atë si një ndër hapat më të rëndësishëm për fermerët dhe bujqësinë në vend.
Sipas Hoxhës, ligji ofron mbështetje direkte për prodhuesit e vegjël, pasi ua lehtëson procesin e certifikimit, ul barrën e shpenzimeve dhe e bën prodhimin organik më konkurrues në treg.
“Ky ligj është mbështetje direkte për prodhuesit e vegjël, sepse ua lehtëson certifikimin, ua ul barrën e shpenzimeve dhe e bën prodhimin organik më të konkurrueshëm në treg”, shkroi Hoxha.
Ai theksoi se ndryshimet nënkuptojnë më pak kosto për certifikim, më shumë mundësi për shitje me çmim më të mirë dhe rregulla të harmonizuara me standardet e Bashkimit Evropian.
“Tani Kuvendi e ka në dorë që ligji të kalojë dhe fermeri të fitojë”, përfundoi Hoxha.
Lajme
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë Faton Fazliu nga Brukseli: Diskutuam digjitalizimin e regjistrave civil
Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë, Faton Fazliu, ka bërë të ditur se gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka zhvilluar një takim me znj. Christine Pelfrenedear, Drejtoreshë e Departamentit të Çështjeve Civile të Qytetit të Brukselit.
Sipas Fazliut, takimi është fokusuar në shkëmbimin e përvojave lidhur me procesin e digjitalizimit të regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe përmirësimin e shërbimeve publike për qytetarët.
“Diskutuam për përvojat belge në digjitalizimin e regjistrave civilë, dokumentet elektronike dhe shërbimet moderne për qytetarët”, ka deklaruar Fazliu.
Ai theksoi se takime të tilla janë të rëndësishme për avancimin e reformave në administratën publike dhe për përvetësimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
“Takime të tilla janë të vlefshme për shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e reformave në administratën publike”, u shpreh ai.
Në fund, Fazliu ka shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bashkëpunimin gjatë vizitës në Bruksel.
Lajme
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss
Katër ditë nga zhdukja dhe pas tri ditë kërkimesh intensive është gjetur kufoma e vogëlushit pesëvjeçar shqiptar Tian Rahimi. Këtë njoftim e dhanë për albinfo.ch burime nga vullnetarët që ishin angazhuar në kërkim të tij.
Siç është raportuar tashmë, Tiani pesëvjeçar, me prejardhje shqiptare nga Maqedonia e Veriut bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss pranë lokalitetit Mühlau të shtunën, kur ishin në një gomone. Prindërit dhe motra e tij shtatëvjeçare arritën të notonin deri në breg, transmeton albinfo.ch. Pesëvjeçari është zhdukur që atëherë.
Ekipet e shpëtimit kanë kërkuar vazhdimisht djalin me një kontingjent të madh personeli të angazhuar. Përveç patrullave të policisë, në kërkim morën pjesë edhe dronë, anije, një helikopter shpëtimi, zjarrfikësit dhe zhytës të policisë.
Lajme
Simon Zereci emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë
Simon Zereci është emëruar drejtor i përgjithshëm i Gardës së Republikës, duke mbajtur gradën Drejtues Madhor.
Pas largimit të Ermal Onuzit në qershor të vitit 2025, Zereci u emërua në krye të Gardës, më pas Sami Kuti dhe sërish Zereci.
Lajmi është bërë i ditur këtë të martë në një njoftim zyrtar për mediat, raporton Shqiptarja.com.
“Në zbatim të nenit 17 të ligjit 33/2021 “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Z. Simon Zereci është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Gardës së Republikës dhe mban gradën Drejtues Madhor”, thuhet në njoftim.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
