Lajme
Mickoski: Qeveria teknike le të mbetet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Kryeministri Hristijan Mickoski tha se është i gatshëm që të bëjë marrëveshje me opozitën që qeveria teknike të mbetet edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kurdo që mbahen ato, por me kusht që pas tyre e njëjta të shfuqizohet, përcjell TV21.
“Tani nuk mund të fitoj në vend të tyre! Ja në zgjedhjet e ardhshme sërish le të ketë qeveri teknike. Nëse kemi zgjedhje të rregullta në vitin 2028, unë do të jap dorëheqje në janar të vitit 2028, nuk është problem, vetëm le të merremi vesh që në zgjedhjet e ardhshme mos të ketë qeveri teknike. Ata le të urdhërojnë, le të organizohen dhe le të fitojnë, dhe më pas, në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë. Tani çfarë më tepër të bëjmë për opozitën, më shpjegoni. Vërtet nuk e di çfarë të bëj më tepër. Tani nuk mund të fitoj në vend të tyre! Kjo është…”, tha mes tjerash Mickoski.
Lajme
LAJMI I FUNDIT/ Sulmohet ambasada bullgare në Shkup
Gjuajtje me molotov përpara Ambasadës së Bullgarisë në Shkup. Në orët e mesditës është hedhur koktel molotovi përpara objektit të Ambasadës së Bullgarisë në Shkup.
Siç mund të shihet edhe në fotografitë e siguruara nga Alsat, zjarri ka kapur dy vetura të Ambasadës. Në terren kanë intervenuar dalë ekipet e zjarrfikësve, ndërsa shihen të pranishëm edhe zyrtarë policorë.
Burimet për Alsat theksojmë se incidenti është shkaktuar nga një kalimtar rasti i cili ka lyer veturat me lëndë të djegshme dhe pastaj ka hedhur shishen me molotov.
Lajme
Mexhiti: Shkupi i Mentaz Allajbegut, Shaban Tërstenës dhe Shaban Sejdiut mbetet vatër e traditës së lavdishme të mundjes
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të sportit të mundjes, duke theksuar se Shkupi vazhdon të jetë një nga qendrat më të rëndësishme të këtij sporti në vend.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mexhiti tha se aktiviteti “Vera Kulturore dhe Sportive” ka bashkuar traditën, të tashmen dhe të ardhmen e sportit të mundjes, duke rikujtuar emrat e mëdhenj që kanë lënë gjurmë në historinë sportive shqiptare.
“Shkupi, qyteti që i dha sportit emra të mëdhenj si Mentaz Allajbegu, Shaban Tërstena dhe Shaban Sejdiu, vazhdon të mbetet vatër e traditës së lavdishme të mundjes”, ka shkruar Mexhiti.
Ai ka veçuar edhe kontributin e mundësit dhe trajnerit Besir Alili, për të cilin tha se po e mban gjallë këtë trashëgimi me përkushtim dhe profesionalizëm, duke bërë që fryma e kampionëve të vazhdojë të jetojë dhe të frymëzojë brezat e rinj.
Sipas Mexhitit, fëmijët që janë pjesë e aktiviteteve sportive përfaqësojnë shpresën për kampionët e së ardhmes, duke dëshmuar se tradita e mundjes në Shkup vazhdon të kultivohet dhe të zhvillohet.
“Këta fëmijë, plot ëndrra dhe vullnet, përfaqësojnë brezin e ri dhe shpresën për kampionët e nesërm”, theksoi ai.
Lajme
Triumf për arsimin shqip në Mal të Zi: Diplomat nga Tirana, Prishtina e Shkupi tashmë pranohen pa pengesa
Nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, ka përshëndetur vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, me të cilin diplomat e fituara në gjuhën shqipe do të pranohen dhe trajtohen pa nevojën e përkthimit gjatë procedurave të njohjes dhe barazimit në Mal të Zi.
Camaj e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi dhe një hap konkret drejt barazisë së plotë institucionale, duke theksuar se një padrejtësi administrative që ka rënduar për vite me radhë mbi studentët dhe të diplomuarit në gjuhën shqipe po merr fund.
“Pas një angazhimi të vazhdueshëm institucional dhe politik, sot kemi një zgjidhje konkrete që garanton trajtim të barabartë për diplomat në gjuhën shqipe. Kjo është një fitore e arsimit, e barazisë dhe e respektimit të të drejtave të qytetarëve,” deklaroi Camaj.
Ai shprehu falënderim për ministren Angjella Jakshiq Stojanoviq dhe rektorin e Universiteti i Malit të Zi, Vlladimir Bozhoviq, për kontributin e tyre në realizimin e këtij vendimi, i cili siguron që diplomat e fituara në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe në qendra të tjera universitare në gjuhën shqipe të kenë të njëjtin status si diplomat e fituara në Mal të Zi.
Sipas Camajt, ky vendim nuk është vetëm një lehtësim administrativ, por edhe një mesazh i qartë se institucionet e Malit të Zi po forcojnë standardet e barazisë, respektimit të diversitetit gjuhësor dhe vlerave evropiane.
“Ky është një sukses i përbashkët dhe një dëshmi se dialogu, përkushtimi dhe puna e vazhdueshme japin rezultate. Do të vazhdojmë të punojmë për avancimin e të drejtave të shqiptarëve dhe për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët,” përfundoi Camaj.
Ja postimi plotë:
🇦🇱
DIPLOMAT SHQIP TË PRANUESHME PA PËRKTHIM
Me këtë rast shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, në krye me ministren, znj. Angjella Jakshiq Stojanoviq, për marrjen e vendimeve që përmirësojnë procedurat e barazimit të kualifikimeve arsimore të fituara jashtë vendit. Falënderim meriton edhe rektori i Universitetit të Malit të Zi, prof. dr. Vlladimir Bozhoviq, i cili dha kontributin e vet që diplomat të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht gjuhës në të cilën janë fituar, e që është në përdorim zyrtar në Malin e Zi. Kështu, diploma e fituar në Tiranë, Prishtinë, Shkup apo në çdo qendër tjetër universitare në gjuhën shqipe gëzon të njëjtin status dhe trajtim si diploma e fituar në Podgoricë, Beograd, Zagreb, Sarajevë…
Në veçanti e vlerësoj rëndësinë që këto ndryshime kanë për qytetarët që kanë përfunduar studimet në gjuhën shqipe dhe që për vite me radhë janë përballur me vështirësi administrative në procesin e njohjes dhe barazimit të diplomave të tyre. Këto masa përfaqësojnë një hap të rëndësishëm drejt garantimit të trajtimit të barabartë, respektimit të të drejtave arsimore dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë.
Më duhet të theksoj se në kët drejtim kam kontribuar vazhdimisht, duke kërkuar zgjidhje konkrete për problemet me të cilat përballeshin mbajtësit e diplomave në gjuhën shqipe. Që në takimin tonë të parë, ministrja e njohu rëndësinë e kësaj çështjeje dhe premtoi se do të angazhohej për zgjidhjen e saj.
Sot më vjen mirë të konstatoj se ky premtim është realizuar dhe se janë ndërmarrë hapa konkretë që kanë çuar në zgjidhjen e një problemi që ka prekur për një kohë të gjatë shumë studentë dhe të diplomuar. Prandaj, e mirëpres këtë avancim si një rezultat të rëndësishëm në drejtim të përmirësimit të pozitës së tyre dhe forcimit të barazisë në sistemin arsimor dhe institucional të Malit të Zi.
Mbetem i përkushtuar që edhe në të ardhmen të mbështes çdo iniciativë që garanton respektimin e të drejtave të studentëve dhe të diplomuarve në gjuhën shqipe, si një kontribut i rëndësishëm për integrimet evropiane dhe ndërtimin e një shoqërie të barabartë për të gjithë.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
