Connect with us

Lajme

Qamili: VLEN është në pushtet vetëm 1 vit e gjysmë, por nuk po përsëriten rastet e monutara ndaj shqiptarëve

Zv/kryetari i Tetovës dhe përfaqësues i VLEN-it, Albi Qamili, në emisionin ZOOM në TVM2 tha është i vetëdijshëm se VLEN nuk ka bërë çudira, por shumë gjëra kanë ndryshuar për mirë me rënien e BDI-së në opozitë. I pyetur për ecurinë e Qeverisë VLEN në këto 20 muaj, Qamili theksoi se personalisht mendon se duhet shumë më shumë, por akoma nuk ka kaluar as gjysma e mandatit.

“Sot nuk na ndodhin raste të montuara kundër shqiptarëve si Kumanova, Monstra, Alfa dhe shumë të tjera, sot nuk kemi rrahje të shqiptarëve nëpër autobusë dhe incidente ndëretnike, nuk kemi enciklopedi shtetërore që na fyen. Të gjitha këto kanë qenë të theksuara gjatë qeverisjes së BDI-së”, tha Qamili.

Ai kujtoi edhe autobusët përplot me shqiptarë që u shpërngulën në kohën e BDI-së dhe tha se ky trend është në rënie gjatë qeverisjes së VLEN-it.

“Nuk them se kemi bërë çudira, sepse akoma nuk jemi as në mesin e mandatit, por të paktën i kemi ndalur goditjet e drejtpërdrejta ndaj shqiptarëve. I kemi ndarë 80 milionë euro vetëm për komunat me shumicë shqiptare. Po i rregullojmë çështjet e infrastrukturës bazë të cilat këta nuk i kishin prekur për 20 vjet”, deklaroi Qamili.

Ai tha se këtë ndryshim po e vërejnë edhe shqiptarët, prandaj i dhanë VLEN-it fitore të madhe në zgjedhjet lokale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24 qershor në Konferencën e 5-të me temë “Kapërcimi i hendekut ndërmjet pjesëmarrjes politike të të rinjve dhe politikave rinore”, e mbajtur në Parlamentin Evropian në Bruksel.

Në këtë aktivitet, së bashku me deputetë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vendet e Ballkanit Perëndimor, u diskutuan tema të rëndësishme që lidhen me politikat rinore dhe përfshirjen e të rinjve në proceset vendimmarrëse.

Gjatë punimeve të konferencës, u trajtuan çështje si avancimi i politikave për të rinjtë, sfidat e shëndetit mendor te gjeneratat e reja, si dhe nevoja për rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën publike dhe politike. Po ashtu, u theksua rëndësia e perspektivës evropiane për vendet e rajonit dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja dhe ide mbi mënyrat se si mund të krijohen më shumë mundësi për të rinjtë, duke synuar politika më gjithëpërfshirëse dhe më afër nevojave të tyre.

Deputetja Musa vlerësoi rëndësinë e këtyre forumeve ndërkombëtare si hapësira ku ndërtohen ura bashkëpunimi dhe ku forcohet dialogu për të ardhmen e gjeneratave të reja në rajon.

https://www.facebook.com/share/p/1HGPU1rqzd/

Continue Reading

Lajme

Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit të tij të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.

Gjatë takimit, Veliu u prezantua si elektroinxhinier i diplomuar në universitete prestigjioze në Mbretërinë e Bashkuar. Takimi u vlerësua si një mundësi për bashkëbisedim me të rinj të arsimuar dhe me përgatitje profesionale, të cilët, sipas Ahmetit, përfaqësojnë një brez me potencial për të kontribuar në zhvillimin shoqëror dhe institucional.

Ahmeti theksoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve në procese shoqërore dhe profesionale, duke vlerësuar se kapitali njerëzor i arsimuar jashtë vendit është një vlerë e shtuar për komunitetin dhe vendin.

Në përfundim të takimit, ai i uroi Naser Veliut suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Ja postimi plotë:

Sot kisha kënaqësinë ta pres në selinë e BDI-së Naser Veliun, të riun nga Gostivari, nipin e bashkëveprimtarit tim të hershëm, të ndjerit Naser Veliu.

Naseri është elektroinxhinier, i diplomuar në universitete prestigjioze në Angli. Takime me të rinj të arsimuar, të përgatitur profesionalisht dhe me vizion për të ardhmen janë gjithmonë të këndshme dhe japin shpresë se brezat e rinj do të vazhdojnë të kontribuojnë me dije, përkushtim dhe përgjegjësi për zhvillimin e shoqërisë sonë.

I uroj suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal.

Continue Reading

Lajme

Kasami mirëpret kryetarin e Kukësit, në fokus projektet ndërkufitare

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me të cilin ka diskutuar për sfidat dhe perspektivat e zhvillimit lokal.

Kasami bëri të ditur se takimi shërbeu për shkëmbimin e mendimeve dhe përvojave lidhur me çështje me interes për të dy komunat, ndërsa theks i veçantë iu kushtua mundësive për realizimin e projekteve ndërkufitare.

Sipas tij, projekte të tilla mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm, shkëmbimin e përvojave dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët në të dy anët e kufirit.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Tetovës dhe Kukësit, me synim realizimin e iniciativave të përbashkëta në të ardhmen.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Deputetja e VLEN Mimoza Musa merr pjesë në Konferencën e 5-të në Parlamentin Evropian në Bruksel

Deputetja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga koalicioni VLEN, Mimoza Musa, mori pjesë më 23 dhe 24...

Lajme7 minutes ago

Ali Ahmeti priti në selinë e BDI-së të riun nga Gostivari, Naser Veliun

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti sot në selinë e partisë Naser Veliun nga Gostivari, nipin...

Lajme37 minutes ago

Kasami mirëpret kryetarin e Kukësit, në fokus projektet ndërkufitare

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj, me...

Lajme38 minutes ago

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët

Filloi Misioni Monitorues i WBIF në Maqedoninë e Veriut, Bekim Sali: Fokus te zbatimi efikas dhe rezultatet konkrete për qytetarët...

Lajme43 minutes ago

Aliu nga Brukseli: Marrëveshja për EU4Health sjell mbështetje evropiane për reformat në shëndetësi

Në Bruksel, ministri i Shëndetësisë Azir Aliu dhe Komisioneri Evropian për Shëndetësi, Oliver Varhej, firmosën sot marrëveshjen që i hap...

Lajme1 hour ago

Peti Camaj, gardian i palëkundur i vlerave kombëtare shqiptare në mërgim

Në historinë e çdo kombi ekzistojnë figura që nuk maten vetëm me tituj, pozita apo fjalë të shkruara në letra,...

Lajme2 hours ago

Greçë 2026: Shtegtim në gjurmët e historisë dhe bukurive të Malësisë

OJQ “LABEATËT”, në bashkëpunim me Organizatën Turistike të Tuzit, organizoi shtegtimin tradicional në Greçë, duke promovuar trashëgiminë historike të Memorandumit...

Lajme3 hours ago

Trotinetët elektrik vetëm për personat mbi 18 vjeç

Qeveria propozon ndryshime në Ligjin për Sigurinë në Komunikacion, me të cilat kufizohet përdorimi i trotinetëve elektrikë, ulet shpejtësia maksimale...

Lajme3 hours ago

Avokatja nga Kumanova gjendet e vdekur në zyrën e saj

Një avokate 66-vjeçare nga Kumanova është gjetur pa shenja jete në zyrën e saj gjatë ditës së djeshme, përcjell INA....

Lifestyle3 hours ago

Lok Komoni i këndon Daut Haradinajt, publikon projektin e ri me motive patriotike

Këngëtari i njohur nga Deçani, Lok Komoni, i cili prej vitesh është prezent në skenën muzikore me këngë që prekin...

Trending