Lajme
Turqia lëshoi urdhër arrest për Hande Erçel, reagon aktorja
Aktorja e njohur turke, Hande Erçel, është përfshirë në një hetim të gjerë për drogë në Stamboll, që ka goditur disa figura të njohura publike dhe biznesmenë.
Si pjesë e këtij operacioni, ndaj saj është lëshuar një urdhër arresti, ndërsa 14 persona të tjerë janë arrestuar menjëherë gjatë një operacioni të koordinuar.
Ky hetim, i udhëhequr nga Prokuroria e Stambollit dhe Drejtoria për Krimet Narkotike, ka përfshirë gjithsej 16 të dyshuar.
Pas lajmit për urdhrin e arrestit, aktorja ka bërë deklaratën e saj të parë.
Ajo tha se ndodhet jashtë vendit për arsye studimi dhe se ka mësuar për urdhrin përmes mediave.
Erçel bëri të ditur se do të kthehet në Turqi për të dhënë dëshminë dhe për të sqaruar situatën.
Në reagimin e saj ajo deklaroi: “Kam qenë jashtë vendit për rreth një muaj për arsye studimi. Mbrëmë, si të gjithë ju, mësova për këtë çështje nga lajmet, dhe do të kthehem në vendin tim për të sqaruar situatën, për të bërë deklaratat e nevojshme dhe për të dhënë dëshminë time”.

Foto: Instagram
“Jam dikush që e do vendin tim dhe beson në shtetin dhe drejtësinë turke. Besoj se situata do të sqarohet sa më shpejt”.
Operacioni ka përfshirë figura të njohura të sportit, biznesit dhe showbiz-it.
Ndër të arrestuarit janë ish-presidenti i Besiktas JK, Fikret Orman, dhe ish-presidenti i Galatasaray SK, Burak Elmas.
Gjithashtu, urdhër ndalimi është lëshuar për biznesmenët Hakan Sabanci dhe Kerim Sabanci, modelen Didem Soydan, moderatoren Guzide Duran si dhe disa persona të tjerë: Sezgin Koysuren, Ferhat Aydin, Lutfiye Tugçe Ozbudak, Koray Serenli, Onur Bukçu, Ismail Behram Perinçekli, Kaan Mellart, Onur Talay dhe Mustafa Tari.
Nga gjithsej 16 të dyshuar, 14 janë arrestuar menjëherë gjatë operacionit, ndërsa për dy persona, përfshirë Hande Erçel që ndodhet jashtë vendit, është lëshuar urdhër arresti dhe pritet kthimi i tyre në Turqi për të dhënë dëshminë.
Hetimi vijon dhe autoritetet turke kanë njoftuar se do të sqarojnë të gjitha detajet në lidhje me këtë rast.
Lajme
Kuvendin voton për shfuqizimin e Qeverisë teknike
Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë miratuar ndryshimet në Ligjin për Qeveri, me të cilin parashikohet shfuqizimi i konceptit të Qeverisë teknike (Përzhinos), raporton SHENJA
Megjithatë ky ndryshim nuk do të hyjë menjëherë në fuqi, pra do të vlejë edhe për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa më pas nuk do të ketë qeveri teknike.
Për këto ndryshime votuan 70 deputetë, ndërsa 11 ishin kundër.
Lajme
Shtekli dënohet me tetë vjet burg
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot nxori një vendim me të cilin Rade Trajkovski, i njohur si “Shtekli”, dënohet me tetë vjet burg për organizim të një grupi trafikantësh droge.
Këshilli gjyqësor vendosi se Trajkovski udhëhoqi një grup që ishte i përfshirë në shitjen e kokainës dhe marihuanës, pas së cilës ai u dënua me burg.
Përveç tij, gjykata dha vendime edhe për të akuzuarit e tjerë në këtë rast.
Stefan Kitanov dhe Aleksandar Buçevski u dënuan me nga pesë vjet burg secili, Filip Tanevski gjithashtu mori një dënim me pesë vjet, ndërsa Stojan Millanov u dënua me tre vjet e dhjetë muaj burg.
Gjykatësi Ilija Trpkov theksoi se procedura u zhvillua në mënyrë efikase dhe pa vonesë, duke theksuar se çështja u përfundua brenda nëntë muajve me një rrjedhë të vazhdueshme të gjykimit.
Ky vendim i jep fund njërit prej rasteve më të rëndësishme që lidhen me trafikimin e drogës në periudhën e kaluar, dhe palët kanë të drejtë të ankimojnë.
Lajme
BDI braktisë seancën e Parlamentit, pasi që nuk arriti bllokimin e heqjen e Qeverisë teknike
Në lidhje me Ligjin për Qeverinë, koordinatorja e Rina Ajdari, deputete e BDI-së, kërkoi ndërprerjen e seancës së Kuvendit dhe që ky propozim-ligj të diskutohet shtesë edhe në Komitetin për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.
Nënkryetari i Kuvendit, pas disa ndërhyrjeve procedurale dhe sqarimeve, e hodhi në votim propozimin e Rina Ajdarit.
Nisma e BDI-së për ndërprerjen e seancës u refuzua me 65 vota KUNDËR dhe vetëm 14 vota PRO.
Pas këtij votimi, duke e cilësuar si majorizim, grupi parlamentar i BDI-së së bashku me deputetët Sali Murati dhe Halil Snopçe u larguan në mënyrë demonstrative nga seanca.
Është interesante që deputetët Ilire Dauti, Ziadin Sela dhe Elmi Aziri mbetën në seancë dhe morën pjesë në debatin për ligjin, shkruan portali maqedonas Express.
Edhe pse formalisht këta deputetë ende janë pjesë e koalicionit “Fronti Evropian”, ata nuk iu përgjigjën thirrjes së BDI-së dhe nuk e braktisën sallën e Kuvendit.
Kjo sjellje përputhet me paralajmërimet e Izet Mexhiti se dera e shumicës parlamentare është pjesërisht e hapur për partinë e Ziadin Selës.
Seanca ende po vazhdon dhe pritet që gjatë mbrëmjes deputetët të votojnë për propozim-ndryshimet në Ligjin për Qeverinë, ku propozohet shtyrja e shfuqizimit të qeverisë teknike, pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Deputetët e LSDM janë në sallë dhe po marrin pjesë në debatin për ligjin.
-
Lajme5 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
