Lajme
Toshkovski: Do t’i “djegim” motoçiklistët që shkelin rregullat në trafik
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se në periudhën që vijon, Policia do të jetë e fokusuar te motoçiklistët që shkelin rregullat, posaçërisht në ambientet e qyteteve, përcjell TV21. Toshkovski tha se ata që sillen në mënyrë devijante, duke menduar se nuk i kap sistemi Safe City, do të jenë në fokus të Policisë.
“Paralajmëroj, për të gjithë ata që aktrojnë se janë motoçiklistë. Ashtu thonë motoçiklistët. Për të gjithë ata që, do ta përsëris, që aktrojnë se janë motoçiklistë, respektivisht, vozisin motoçikletë pa kokore, me shpejtësi shumë më të lartë, e ngrenë me një rrotë në mes të qytetit, vozisin në semafor të kuq, etj…dhe mendojnë se Safe City nuk do t’i detektojë, ja t’iu përcjell mesazh publik deri te të gjithë që aktrojnë se janë motoçiklistë, se MPB-ja, në periudhën e ardhshme, dhe si do të fokusohet te ata! Posaçërisht në ambientet e qyteteve. Dhe ja, lirisht mund ta them, do t’i djegim. Do të mbeten edhe pa motoçikleta edhe pa mundësinë për të aktruar se janë motoçiklistë”, tha Toshkovski./tv21.tv
Lajme
“Shvercerat” Shkup thirrje për mbështetje të studentëve
Grupi i tifozëve “Shvercerat Shkup” ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën që do të mbahet të hënën, më 18 maj, në mbështetje të studentëve për mbrojtjen e gjuhës shqipe, raporton Zyrtare.net
Protesta është paralajmëruar të nisë në ora 16:30, te Ura e Gurit në Shkup, ndërsa nga grupi theksojnë se do t’i bashkohen çdo qytetari që, sipas tyre, beson në arsim cilësor, barazi, dinjitet dhe të drejta të garantuara për të gjithë.
“Në çështjet kombëtare gjithmonë do të jemi aty”, thuhet në reagimin e tyre, ku nënvizohet se protesta nuk u takon vetëm studentëve, por përfaqëson zërin e të gjithë atyre që mbrojnë identitetin, gjuhën dhe të drejtat e shqiptarëve.
Nga “Shvercerat Shkup” porositin se “gjuha shqipe nuk negociohet”, duke shprehur mbështetje të plotë për nismat që lidhen me çështjet kombëtare./Zyrtare.net/
Lajme
“Bomani hallall”: Mulla Osmani mban ligjeratën e fundit në xhami, përshëndetet me xhematin
Osman Musliu, hoxhë i njohur nga Drenica, është përshëndetur me xhematin e tij, pasi tashmë është zyrtarizuar si kandidat i VV-së për deputet.
Mulla Osmani ka pasur një fjalim emocional, duke ia kërkuar “hallallin” xhematit të tij.
Përndryshe Musliu i’u është bashkuar zyrtarisht Lëvizjes Vetëvendosje ku në zgjedhjet e 7 qershorit do të kandidojë për deputet
Lajme
Çmimi i Haxhit këtë vit kalon 6.700 euro – Rritje prej rreth 250 euro krahasuar me vitin e kaluar
Gazetar: Avni Tahiri – ALSAT
Çmimi për të kryer obligimin fetar të Haxhit për një person, këtë vit ka arritur në 6.700 euro, që është rreth 250 euro më shtrenjtë nëse e krahasojmë me vitin e kaluar.
Por edhe përkundër rritjes së çmimeve për haxh, 2020 besimtarë nga vendi ynë, këtë vit vizitojnë vendin e shenjtë dhe sipas Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së, është numër identik me vitin e kaluar.
Përveç rritjes së çmimeve për Haxh, çdo vit e më shumë kemi rritje edhe të çmimit të kurbanit por edhe të produkteve tjera ushqimore para festës së Kurban Bajramit. Lidhur me këtë, ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi paralajmëroi kontrolle të shtuara ndaj tregtarëve në prag të festës, duke theksuar se institucionet do të reagojnë ndaj çdo rritjeje të pajustifikuar të çmimeve dhe marzhave të fitimit.
“Jemi në prag të festave dhe e dimë se cilat produkte harxhohen gjatë festës së Kurban Bajramit, do të bëhen kontrolle dhe ato kontrolle do të shpërndahen edhe për opinionin. Nëse do të ketë rritje të marzhës së fitimit pa mos u bazuar në parametrat ekonomik të shpenzimeve apo do të ketë rritje në 15 apo 20 % e them me plot përgjegjësi se do të veprojmë edhe në kohen e ardhshme.” tha Besar Durmishi, Ministri i Ekonomisë.
Vitin e kaluar, çmimi për një kurban varësisht nga pesha dhe lloji i bagëtisë fillonte nga 300 euro ndërsa Festa e Kurban Bajramit këtë vit është më 27 maj./Alsat.mk.
-
Lajme6 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme5 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
