Lajme
Partia Demokratike Shqiptare mban Kongresin IX në Tetovë: “Për ide, jo për personale”
Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar mbajtjen e Kongresit IX të partisë, i cili do të zhvillohet këtë të diel në Tetovë informon Tetovasot.
Nën moton “Për ide, jo për personale”, kongresi pritet të mbledhë strukturat dhe përfaqësuesit e partisë për të diskutuar zhvillimet politike dhe drejtimet e ardhshme të subjektit politik.
Sipas njoftimit, Kongresi IX do të mbahet më 24 maj 2026, me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës.
Ky organizim vjen në një periudhë dinamike politike në vend, ndërsa pritet që nga kongresi të dalin mesazhe dhe qëndrime lidhur me sfidat politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.TS
Lajme
Suspendohen 6 policët, Astrit Iseni: Askush nuk është mbi ligjin!
Pas incidentit të 7 tetorit në Shkup, gjashtë policë do të suspendohen dhe ndaj tyre do të nisë procedurë disiplinore. Mesazhi i zëvendësministrit të Punëve të Brendshme është i qartë: uniforma nuk është mburojë për shkeljet e ligjit!
Pas shqyrtimit të incizimeve, deklaratave të dëshmitarëve dhe kontrolleve të brendshme, janë konstatuar parregullsi në veprimet e punonjësve policorë.
Zv/ministri thekson se përgjegjësia nuk do të ndalet te suspendimi. Në koordinim me prokuroritë kompetente, po vazhdon ekspertiza dhe dokumentimi i provave për të përcaktuar nëse ka përgjegjësi penale.
“As uniforma, as funksioni dhe as përkatësia nuk e përjashtojnë askënd nga zbatimi i ligjit”, është mesazhi i prerë i zëvendësministrit.
Ai nënvizon se përdorimi i papranueshëm i forcës dhe çdo shkelje e konstatuar duhet të marrin përgjigjen e merituar, ndërsa qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë siguri, dinjitet dhe profesionalizëm nga policia.
Me këtë qëndrim, zv/ministri synon të përcjellë mesazhin se përgjegjësia institucionale nuk duhet të mbetet vetëm në deklarata, por të dëshmohet me masa konkrete dhe zbatim të barabartë të ligjit për të gjithë.
Lajme
MPB-ja suspendon gjashtë policë për përdorim të tepruar të forcës ndaj dy të rinjve
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) do të iniciojë procedurë disiplinore ndaj gjashtë punonjësve të policisë dhe do t’i suspendojë ata për shkak të parregullsive të konstatuara gjatë përdorimit të forcës fizike në një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinion, transmeton ZYRTARE.net
Sipas njoftimit të MPB-së, ngjarja ka ndodhur më 7 tetor 2026, kur punonjësit e policisë dyshohet se kanë përdorur forcë të tepruar fizike dhe kanë shkaktuar lëndime trupore ndaj personave gjatë ushtrimit të autorizimeve policore.
Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminalistike dhe Standardeve Profesionale ka ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit. Nga verifikimet, incizimet e siguruara dhe deklaratat e dëshmitarëve, janë konstatuar një sërë parregullsish në veprimet e policëve.
Për këtë arsye, ndaj gjashtë punonjësve të policisë do të iniciohet procedurë për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë, ndërsa masa e paraparë është largimi i përkohshëm nga vendi i punës, përkatësisht suspendimi.
Ndërkohë, lidhur me kallëzimet për aspektet penale-juridike të rastit, prokuroritë kompetente kanë dhënë urdhra për ekspertiza, mbi bazën e të cilave po veprojnë institucionet përkatëse.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të provave, do të dorëzohen parashtresat përkatëse.
Lajme
Të bllokuar nga stuhia në Malin Sharr, Kosova shpëton dy alpinistë të huaj!
Alarmi është dhënë në orën 08:22 përmes numrit emergjent 112, pasi alpinistët, të përballur me mot të keq, ishin strehuar në një objekt malor pranë kufirit Kosovë–Maqedoni e Veriut.
Sipas Qendrës për Menaxhimin e Krizave (QMK), ndërhyrja nga territori maqedonas ishte vështirësuar nga shiu dhe mjegulla, ndërsa arritja në këmbë kërkonte mbi gjashtë orë. Për këtë arsye, u kërkua ndihma e ekipeve kosovare, të cilat kishin qasje më të lehtë përmes Brezovicës.
Pas koordinimit ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve, në orën 16:50 u konfirmua se dy alpinistët ishin gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe po transportoheshin drejt Shtërpcës, në Kosovë.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
