Lajme
BDI: Nga luksi në Mavrovë deri te bilbordet në qendër të Shkupit: Kush po i reklamon apartamentet e Nedim Ramës?
Komunikata e plotë e BDI-së
Derisa opinioni ende pret përgjigje se si drejtori i NOMAGAS, Nedim Rama, nga biznesi rent-a-car arriti deri te apartamentet luksoze në Mavrovë, ndërkohë që nuk ka paraqitur asnjë pronë në KSHPK, sot hapim edhe një pyetje tjetër të rëndësishme – rrjetin mediatiko-biznesor që qëndron pas promovimit dhe mbrojtjes së këtij kapitali.
Të rikujtojmë se, sipas dokumenteve publike dhe fletëve pronësore, Nedim Rama dhe L.H. lidhen me patundshmëri në Mavrovë, përkatësisht me apartamente të vendosura në një kompleks atraktiv turistik.
Bëhet fjalë për pronë që në publik promovohet si akomodim luksoz, ndërsa ngre pyetje serioze për prejardhjen e kapitalit, sidomos duke pasur parasysh se një drejtor i një kompanie shtetërore nuk ka deklaruar asnjë pronë në fletën anketuese pranë KSHPK-së.
Por historia nuk mbaron këtu.
Përveç se ndajnë pronë të përbashkët në Mavrovë sipas fletës pronësore, L.H. përmes kompanisë “Vision Media” reklamon pikërisht apartamentet e Nedim Ramës.
Dhe jo kudo!
Reklamat transmetohen në qendrën më të frekuentuar të Shkupit – në video-bim digjital në sheshin “Maqedonia”, hapësirë me dukshmëri dhe ndikim të jashtëzakonshëm.
“Vision Media” është kompani për reklamim digjital në pronësi të L.H. dhe “Strato Consulting”. Ndërsa pronar i “Strato Consulting” është B.M. – themelues i një portali të afërt me Izet Mexhitin.
Pikërisht ai portal është një nga mediat që reklamohet vazhdimisht në këto video-bime.
Dhe këtu shtrohet pyetja: A bëhet fjalë për bashkëpunim të rastësishëm biznesor apo për një rreth të mbyllur ndikimi biznesor, mediatik dhe politik?
Sepse dokumentet tregojnë diçka shumë interesante. Sipas raportit të përgjithshëm financiar me specifikim të të hyrave dhe shpenzimeve nga llogaria transaksionale për zgjedhjet lokale të vitit 2025, koalicioni VLEN shumicën e mjeteve për reklamim në ueb-portale ia ka paguar pikërisht këtij portali. Për hapësirë reklamuese, portali ka marrë 580.820 denarë.
Prandaj sot opinioni ka të drejtë të pyesë:
Sa të ardhura reale realizon Nedim Rama nga dhënia me qira e apartamenteve luksoze në Mavrovë? A munden këto të ardhura ta arsyetojnë këtë fushatë të shtrenjtë dhe intensive reklamuese në një nga lokacionet më të ekspozuara dhe më të kushtueshme në qendër të Shkupit?
A deklarohen dhe tatimohen rregullisht sipas ligjit të ardhurat nga dhënia me qira e apartamenteve luksoze në Mavrovë apo bëhet fjalë për praktika që mund të nënkuptojnë punë në dëm të buxhetit shtetëror?
Nga cilat burime financohet ky reklamim dhe a qëndron pas tij një model klasik biznesi apo diçka shumë më e gjerë – një rreth i mbyllur interesash financiare, mediatike dhe politike?
A janë apartamentet luksoze në Mavrovë vetëm biznes turistik – apo pjesë e një rrjeti më të gjerë ndikimi, parash dhe lidhjesh politike?
Dhe në fund – kush qëndron pas kapitalit, ndikimit dhe mbështetjes mediatike që sillet rreth Nedim Ramës?
U bëjmë thirrje institucioneve të mos heshtin. Presim që rrjedhat financiare, lidhjet pronësore dhe raportet politiko-mediatike të hetohen në detaje.
Qytetarët meritojnë përgjigje.
Lajme
Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurguricë, ku është prezantuar programi i kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.
Ahmeti theksoi se Bërvenica meriton përfaqësim të përgjegjshëm dhe zhvillim, ndërsa shprehu bindjen se Jahiji përfaqëson alternativën që do t’u mundësojë qytetarëve të vendosin vetë për të ardhmen e komunës.
“Sonte, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, në Gurguricë, takuam qytetarët për të bashkëbiseduar mbi vizionin tonë për Bërvenicën dhe për të prezantuar programin e kandidatit tonë për kryetar komune, z. Arkin Jahiji.
Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm. Gurgurica dhe çdo vendbanim i komunës meritojnë një kryetar që i përfaqëson interesat e qytetarëve, që nuk luan me fatin e tyre, që nuk e dorëzon Bërvenicën te të tjerët dhe që nuk e tjetërson vullnetin e qytetarëve, ashtu siç ndodhi para një viti.
Jam i bindur se qytetarët e Bërvenicës e dinë se ku qëndron alternativa e dinjitetshme dhe premtuese. Ajo është te Arkin Jahiji, te vizioni i tij dhe te përkushtimi për një Bërvenicë që vendos vetë për të ardhmen e saj.
Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!
Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme
Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit.
Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë.
“Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
Lajme
Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe Policia.
Siç mëson Gazeta Nacionale nga burime të sigurta, babai e ka vrarë djalin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka njoftuar se rreth orës 19:30 janë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
