Connect with us

Lajme

Sistemi “Qyteti i Sigurt” nuk i uli viktimat në Shkup

Përderisa ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, mburrej në televizion se falë sistemit “Qyteti i Sigurt” ka pasur një rënie të madhe të numrit të viktimave në aksidentet rrugore, një pjesë e banorëve të lagjes Butel po ktheheshin në shtëpi nga protestashkruanPrizma.

Pas përplasjes së një fëmije në rrugën ku banojnë, banorët e Butelit bllokuan qarkullimin duke kërkuar prani më të madhe policore dhe ndalimin e vozitjes së pakontrolluar të makinave. Në pjesën e tyre të rrugës“Butelska” nuk janë instaluar kamera të sistemit “Qyteti i Sigurt”. Kamerat më të afërta ndodhen gjysmë kilometri më poshtë, në drejtim të Çairit, kështu që shoferët shpesh i ngasin makinat me shpejtësi të madhe, duke e ditur se nuk do të kapen nga sistemi dhe nuk do të gjobiten.

Disa muaj pas lëshimit zyrtar të projektit “Qyteti i Sigurt”, redaksia e BIRN-it analizoi rezultatet e arritura, por edhe problemet me të cilat përballet ky sistem, i cili u shpall si mjeti kryesor për rregullimin e kaosit në rrugë, që çdo vit merr më shumë se 100 jetë njerëzish. Komisioni Evropian tashmë e ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut për këtë situatë në raportet e rregullta të progresit. Vitin e kaluar, në vend u regjistruan 72 viktima për një milion banorë nga aksidentet rrugore, që është një mesatare dukshëm më e lartë se ajo e BE-së (43 viktima për 1 milion banorë).

Ndonëse rezultatet fillestare të sistemit “Qyteti i Sigurt” flasin për ndryshime pozitive, të dhënat për tre muajt e parë të funksionimit zyrtar tregojnë se në Shkup ky projekt nuk ka ndikuar shumë në zvogëlimin e numrit të të vdekurve në komunikacion. Ndërkohë, problemet teknike e vërshuan me ankesa Gjykatën e Shkupit, pasi gjobat po u arrijnë edhe automjeteve që janë të privilegjuara me ligj, e të cilat pastaj duhet të fshihen manualisht.

“Kjo nuk mund të jetë një zgjidhje e menjëhershme. Nuk ka mund t’ia lëmë gjithçka vetëm kamerave dhe “Qytetit të Sigurt”.” Kamerat janë një mjet në duart e Ministrisë së Punëve të Brendshme që duhet të zëvendësojë një pjesë të detyrave të punonjësve të policisë, por nuk mund të mbulojnë gjithçka. Ata duhet të jenë të pranishëm në terren, sidomos policët për ato vepra penale që nuk zbulohen nga sistemi”, thotë Dejan Trpevski, inxhinier i komunikacionit rrugor dhe ekspert ligjor i cili i ndjek proceset e reja.

Më pak aksidente, rrezik i njëjtë

Statistikat e sistemit “Qyteti i Sigurt” në Shkup nga MPB për tre muajt e parë pas lëshimit zyrtar thonë se në muajin prill nuk kishte pasur asnjë viktimë në kryeqytet.

Mirëpo, në muajin maj gjendja ndryshoi drastikisht, kur tre 20-vjeçarë dhe babai i njërit prej tyre humbën jetën në një aksident të tmerrshëm në qarkoren e Shkupit. Në një tjetër aksident, jetën e humbi një motoçiklist 19-vjeçar, i cili u përplas nga një shofer i dehur dhe nën efektin e drogës.

Statistikat për periudhën nga muaji shkurt deri në prill nuk tregojnë një trend të rënies së numrit të viktimave në kryeqytet, krahasuar me të njëjtën periudhë të tre viteve të fundit. Prandaj, siç shpjegon Dejan Trpevski, është shumë herët për të nxjerrë konkluzione të nxituara rreth numrit të jetëve të shpëtuara. Këtë vit, për shembull, në tre muajt e parë që nga lëshimi zyrtar i projektit “Qyteti i Sigurt” në Shkup u regjistruan katër viktima, ndërsa para dy vitesh ishin regjistruar tre. Edhe më parë ka pasur muaj pa asnjë të vdekur, por kjo jo gjithmonë ka ndikuar në uljen e mesatares vjetore.

Ajo që tani është konkrete dhe e dukshme mbetet numri i zvogëluar i aksidenteve rrugore në kryeqytet, krahasuar me muajt paraprakë.

“Për tre muajt e parë rezultatet janë inkurajuese. Numri i aksidenteve rrugore po bie, jo në mënyrë drastike, por ka një rënie të konsiderueshme”, thotë Trpevski.

Këtë gjë e kanë vënë re edhe qytetarët.  Ata u shprehën se lëvizja me makina nëpër Shkup është bërë më e qetë dhe se shoferët ndalojnë më shumë në semaforët e kuq dhe në kalimet për këmbësorë, ndonëse kamerat ende nuk e regjistrojnë këtë shkelje të fundit.

Për momentin, sistemi dërgon gjoba vetëm për tri lloje shkeljesh: tejkalim të shpejtësisë, kalim në semafor të kuq dhe drejtim të automjetit të paregjistruar. Numri më i madh i gjobave është përshkruar për vozitje me shpejtësi mbi 50 km/orë, ndërsa ndryshim më drastik ka në kalimin në semafor të kuq – 175 gjoba në muajin shkurt, ndërsa në muajt në vijim numri i tyre ka rënë nën 50.

Pritshmëritë janë se instalimi i më shumë kamerave, të cilat do të regjistrojnë edhe më shumë lloje shkeljesh, do të sjellë rezultate më të mira. Nga MPB-ja tashmë kanë njoftuar për një përmirësim të sistemit, por pa dhënë një afat të saktë kohor.

Ajo që Trpevski nuk e sheh të bëhet është krijimi i një sistemi të ri për përballjen me pasojat e aksidenteve në komunikacionin rrugor, i cili fillon me edukimin që në kopshtin e fëmijëve.

“Në vendin tonë sistemi nuk është i zhvilluar mirë dhe shpesh ka boshllëqe. Ja një shembull: ministri doli publikisht dhe tha se motoçiklistët e pakujdesshëm do të ndiqen penalisht. Kjo nuk duhet të jetë një njoftim, por një procedurë e rregullt 24/7, e cila nuk do të varet nga vullneti i ministrit”, thotë ai.

Ajo që nuk varet nga ministri dhe në përgjithësi nga faktori njerëzor është se kujt do t’i dërgojë gjobë “Qyteti i Sigurt”.

“Sistemi nuk njeh emra, funksione apo pozita – ai vetëm i regjistron shkeljet. Ligji vlen për të gjithë”, theksoi Toshkovski pak para lëshimit zyrtar.

Por, ka përjashtime të caktuara për automjetet me përparësi kalimi, siç janë ambulancat dhe zjarrfikësit, por edhe për automjetet që e shoqërojnë ushtrinë dhe policinë, për të cilat zbatohen rregulla të tjera të komunikacionit kur janë në detyrë.

Sistemi edhe atyre u dërgon gjoba, por, siç shpjegojnë nga MPB-ja, pastaj në çdo rast konkret përcaktohet nëse automjeti ka kryer shkelje apo jo. Nga atje nuk e zbulojnë numrin e automjeteve të tilla, me arsyetimin se është i ndryshueshëm. E gjithë kjo hapësirë për keqpërdorime, duke pasur parasysh se regjistrimet fshihen pas 30 ditësh dhe kështu humbet gjurma e shkeljes së regjistruar.

Për shembull, nga Qendra e urgjencës në Shkup deri më tani në MBP kanë dorëzuar dy herë një listë të regjistrimeve të automjeteve të ambulancës, që të mos duhet të raportojnë për çdo gjobë.

“Nëse i paraqesim një nga një, për çdo gjobë, nuk do kemi kohë të bëjmë asgjë tjetër”, shpjegon Anita Dimovska, udhëheqëse e Shërbimit të ndihmës së shpejtë në Shkup.

Nga 476 ankesat deri te gjobat e para në gjykatë

Edhe çdo rast që përfundon në gjykatë duhet të shqyrtohet individualisht. Në muajin shkurt, kur filluan të arrinin gjobat nga “Qyteti i Sigurt”, gjykata u vërshua nga 476 ankesa, që pastaj në dy muajt e ardhshëm, në mars dhe në prill, ky numër të jetë 65, përkatësisht 38. Nga MPB thonë se numri i ankesave në muajin shkurt ka qenë aq i lartë sepse kompanitë janë ankuar se po u arrinin gjoba për automjetet që i kishin dhënë me qira, kështu që kanë shpejtuar për ta kapur afatin ligjor prej 8 ditësh.

“Kjo sfidë teknike u kapërcye brenda një periudhe të shkurtër kohore, pas së cilës u siguruan kushte adekuate teknike për funksionim të pandërprerë, gjë që e konfirmon edhe numri i reduktuar i ankesave të dorëzuara”, shpjeguan nga atje për BIRN.

Por, për çështje të tjera qytetarët do duhet të presin vendim gjykate. Seancat gjyqësore për ankesat e dorëzuara në mesin e muajit shkurt janë caktuar për në muajin tetor. Në mesin e tyre janë edhe ato për qytetarët që janë ankuar se edhe pse e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi nën 50 km/orë, u është dërguar gjobë sepse janë tejkaluan nga motoçikleta nën kamerë, targat e të cilave janë më të vështira për t’u zbuluar.

Gjykimet për personat e pakënaqur me dënimet e dhëna nga “Qyteti i Sigurt” filluan kah mesi i muajit maj.

Në njërën anë të sallës së gjyqit ishte vendosur një prozhektor i madh. E përderisa gjykatësja Sanja Llazova Stojanova sekondë pas sekonde e analizonte videon nga kamera e “Qytetit të Sigurt”, i pandehuri u mrrol. Ai ishte i bindur se nuk kishte kaluar në semafor të kuq, por pamjet tregonin të kundërtën, kur u nis automjeti i të pandehurit ishte ndezur drita e verdhë, që pastaj ai të futet në udhëkryq pas dy automjeteve të tjera që lëviznin para tij kur u ndez e kuqja.

Ai e kishte kryer shkeljen vetëm disa ditë pasi u lëshua “Qyteti i Sigurt” në Shkup. Atij iu shqiptua një gjobë prej 250 eurosh dhe 3.000 denarë shpenzime gjyqësore dhe një ndalesë për drejtimin e automjetit për tre muaj.

“Tani ndalem edhe kur nga larg e shoh semaforin jeshil që po fillon të fiket e të ndizet”, tha ai në gjykatë.

Ndryshimet e këtilla, nëse nuk kufizohen vetëm në deklarata para gjykatës, kanë si rezultat edhe një komunikacion më të sigurt. Këtë herë nën ndikimin e kamerave dhe gjobave të dërguara nga “Qyteti i Sigurt”.

Kjo nuk vlen edhe për 3 kilometrat në rrugën “Butelska” ku ka vetëm një kamera dhe mungojnë kontrollet e rregullta nga ana e policisë. Këtë fundjavë në të u vendosën pengesa në rrugë me qëllim që ta ngadalësojnë lëvizjen e automjeteve. Nëse edhe kjo nuk ka efekt, banorët e saj sërish do të dalin në protestë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për komplotin e dyshuar është mbajtur i fshehtë për disa muaj.

Netanyahu e bëri deklaratën gjatë një interviste telefonike me korrespondentin ushtarak të Channel 14, Noam Amir, duke e lidhur kërcënimin me nevojën për masa të vazhdueshme sigurie për familjen e tij.

“Irani shënjestroi një nga djemtë e mi. U përpoq të vriste një nga djemtë e mi. Kjo është arsyeja pse kjo siguri nuk është luks. Pa të, ata do të kenë sukses”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit nuk bëri të ditur se cili prej dy djemve të tij, Yair apo Avner, ishte objektivi dhe nuk dha detaje mbi mënyrën apo kohën kur dyshohet se ka ndodhur komploti.

Netanyahu tha gjithashtu se kishte komunikuar me kreun e Shin Bet, David Zini, të cilit i kishte kërkuar që të sigurojë mbrojtjen e përshtatshme për çdo kandidat për postin e kryeministrit, veçanërisht në periudhën e fushatës zgjedhore.

Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Izraelit dhe Iranit, ndërsa Netanyahu u bëri thirrje gjithashtu aktorëve politikë që të tregojnë përmbajtje gjatë fushatës.

Continue Reading

Lajme

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për seancën e parë gjyqësore lidhur me lëndën për shpërdorim e 8.2 milionë eurove në Lotarinë Shtetërore.

Grubi i shoqëruar nga dy avokatët, Goce Ristevski dhe Vlladimir Donevski u ul në bankën e të akuzuarit, ndërsa për veprën që i ngarkohet, Kodi Penal parashikon prej 1 deri në 5 vjet burg.

Krahas tij, sot në seancë janë paraqitur edhe 6 të akuzuar të tjerë. Në afërsi të tij, është ulur Metodija Dimovski, ish sekretar i Qeverisë, por edhe të akuzuarit Skender Memeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Bashkim Avdi dhe Aleksandar Dimitrieski. Mungoi vetëm ish drejtori i Lotarisë Përparim Bajrami, i cili është i akuzuar i parë në këtë lëndë, por që mbetet në arrati prej dhjetorit të vitit 2024.

Megjithatë seancë e sotme zgjati shkurt, meqë organi i akuzës nuk ua ka dorëzuar palëve provat. Për këtë, prokurorët e lëndës Daniel Kocev dhe Aleksandar Davçevski kishin përgatitur tetë pako me prova, të cilat i morën avokatët e të akuzuarve. Siç shpjeguan prokurorët, ata posedojnë listë me 231 prova materiale, të cilat thanë se do t’i prezantojnë brenda një seance gjyqësore, ndërsa ato verbale, respektivisht dëshmitë e 7 dëshmitarëve për 2 deri në 3 seanca, ndonëse kjo nuk mund të përcaktohet pasi do të varet edhe nga numri i pyetjeve të kryqëzuara nga ana e avokatëve të mbrojtjes.

Meqenëse mbrojtja nuk ka pasur mundësi të përgatitet për shkak se nuk i ka pasur provat, gjykatësja e lëndës Biljana Shuplinovska – Jovevski u dha dy javë kohë, respektivisht caktoi seancën e radhës për më 7 shtator. Deri atëherë, avokatët duhet t’i studiojnë provat e Prokurorisë, të përgatisin mbrojtjen dhe të dorëzojnë listë të tyre me prova.

Njëkohësisht, gjyqtarja në pajtim me palët caktoi dinamikën e gjykimit për periudhën e ardhshme, e cila sipas terminëve do të jetë mjaftë e ngjeshur. Gjatë muajit shtator, do të mbahen 6 seanca gjyqësore, ndërsa 7 të tjera janë caktuar në tetor.

Sipas Prokurorisë, Artan Grubi dhe 7 persona të tjerë akuzohen se kanë “Keqpërdorur detyrën zyrtare” pasi kanë qenë pjesë e operacionit për furnizimin e VLT aparateve për lojëra elektronike të fatit, për nevojat e Lotarisë Shtetërore edhe pse të njëjtat asnjëherë nuk janë përdorur, pasi që Lotaria Shtetërore nuk ka të drejtë ligjore për organizimin e pavarur të lojërave elektronike të fatit. Prokuroria e zhvilloi hetimin për veprën penale “Mashtrim në shërbim” për të cilën parashihet dënim me burg prej 4 deri në 20 vjet burg, megjithatë propozim akuzën e dorëzoi për vepër tjetër penale që parashikon dënim më të butë, respektivisht prej 1 deri në 5 vjet burg. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se i riu është identifikuar si Shpëtim Syla.

I riu është gjetur pa shenja jete në ujë. Ende nuk janë të qarta rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa autoritetet po hetojnë nëse 18-vjeçari është mbytur gjatë qëndrimit në det apo ka pësuar arrest kardiak.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore. Ekspertiza pritet të ndihmojë në përcaktimin e shkakut të vdekjes./Klankosova.tv

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme3 hours ago

Netanyahu: Irani shënjestroi një nga djemtë e mi

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij ndërsa informacioni për...

Lajme3 hours ago

“Lotaria” / Prokuroria me 231 prova dhe 7 dëshmitarë kundër Grubit dhe 7 personave të tjerë

Me shoqërim policor, ish zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, nga paraburgimi u soll sot në Gjykatën Penale të Shkupit për...

Lajme3 hours ago

E dhimbshme: Ky është kosovari që vdiq në detin e Shëngjinit

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin, ndërsa burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur...

Lajme3 hours ago

Babai shtyp aksidentalisht me veturë djalin e tij 6 vjeç, në Tetovë

Më 23.08.2026 në orën 09:50 në SPB Tetovë, nga Qendra Urgjente Tetovë është raportuar se te ta me lëndime dhe...

Lajme3 hours ago

Rriten çmimet e derivateve nga mesnata – ja sa do të kushtojnë benzina dhe dizeli

Nga mesnata, përkatësisht pas orës 00:00 të 25 gushtit, në Maqedoninë e Veriut hyjnë në fuqi çmimet e reja të...

Lajme1 day ago

Lazim Destani feston ditëlindjen, urimi i të birit Blerim emocionon ndjekësit

“Urime ditëlindjen, babë i dashur!” – mesazhi i aktorit të njohur për të atin Sot është një ditë e veçantë...

Lajme1 day ago

Vrasja në Ksamil, gjykata lë në burg Sokrat Vatën: Çfarë u vendos për të arrestuarit e tjerë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për personat e arrestuar pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku humbi...

Lajme1 day ago

VANDALIZËM NË MALIN SHARR: Dëmtohen shtyllat që orientonin alpinistët

Shtyllat e shenjëzimit dimëror për orientim të vizitorëve në Malin Sharr janë dëmtuar. Këta shtylla janë vendosur në shtegun nga...

Lajme1 day ago

Zjarr i madh nga Serbia i afrohet Likovës dhe Kumanovës

Bëhet fjalë për një zjarr shumë të rrezikshëm me intensitet të jashtëzakonshëm – paralajmëron zëvendësdrejtori i NP „Pyjet Kombëtare“, i...

Lajme1 day ago

Plazhet në Strugë prej 10 vitesh pa koncesion, komuna humb të paktën 500 mijë euro

Plazhet në bregun e Liqenit të Strugës prej rreth dhjetë vitesh funksionojnë pa koncesione, ndërsa Komuna e Strugës humb të...

Trending