Connect with us

Lajme

Burgim të përjetshëm për djalin që vrau nënën e tij

Gjykata Themelore në Gjevgjeli i ka shqiptuar dënim me burgim të përjetshëm Petar Stankovskit (40) nga Bogdanci për vrasjen e nënës së tij, rast që tronditi opinionin publik.

Nga Gjykata njoftojnë se Stankovski është shpallur fajtor për veprën penale “vrasje në mënyrë mizore gjatë dhunës në familje”. I akuzuari gjatë procesit gjyqësor e ka pranuar fajin, ndërsa masa e paraburgimit i është vazhduar deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, i cili është i shkallës së parë.

Ngjarja ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 21:00, në një apartament në Bogdanci ku ata jetonin me qira. Pas vrasjes, Stankovski është paraqitur vetë në stacionin policor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Publike në Gjevgjeli, mes nënës dhe djalit ka nisur një debat lidhur me trajtimin mjekësor të të akuzuarit, pas së cilës ai ka marrë një thikë nga kuzhina dhe i ka shkaktuar disa plagë.

Pasi thika është thyer, sipas aktakuzës, ai ka përdorur edhe mjete të tjera të mprehta, pas së cilës gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Për herë të parë Maqedonia dërgon helikopter në Kosovë për shuarjen e zjarreve

Për herë të parë në historikun e saj, Maqedonia e Veriut ka realizuar një ndërhyrje ajrore jashtë kufijve të saj shtetërorë për të ndihmuar në përballimin e një emergjence natyrore.

Operacioni erdhi pas kërkesës zyrtare të pranishme nga autoritetet e Republikës së Kosovës për mbështetje në shuarjen e zjarreve masive.

Sipas deklaratës së Drejtorit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), menjëharë pas pranimit të kërkesës është bërë koordinimi i drejtpërdrejtë ndërmjet institucioneve kompetente për aktivizimin e kapaciteteve emergjente.

Continue Reading

Lajme

Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Maqedonia e Veriut po përballet me ‘eksod’ të vazhdueshëm të largimit të rinisë, i cili nxitet kryesisht nga pagat e ulëta, mundësitë e kufizuara për punësim dhe mungesa e perspektivës. Largimi i tyre po kthehet në sfidë serioze demografike dhe po prek edhe planifikimin e politikave shtetërore. Sipas Strategjisë së re të rishikuar për Zhvillim Rajonal e RMV-së për periudhën 2021–2031, çdo vit, vendi mund të humbasë deri në 22.000 banorë. Anëtarësimi i afërt në Bashkimin Evropian do të mund të ndihmonte në ngadalësimin e rënies së popullsisë, si dhe do të përmirësonte pozicionin e vendit në procesin e integrimit evropian, shkruan Portalb.mk.

Rrezarta Iseni thotë se kushtet ekonomike dhe vështirësitë për të gjetur punë e bëjnë të mendojë për largimin. Megjithatë, ajo beson se edhe në Maqedoninë e Veriut ka mundësi për të ndërtuar një të ardhme.

“Mundësia për të hapur një biznes dhe nëse një i ri do mundet të arrijë edhe këtu. Rrjetet sociale si Tiktok dhe Instagram, po ndikojnë që të rinjtë të ndjekin luksin dhe vendosin të largohen nga shteti”, tha ajo.

Rrezarta thotë se të ardhmen e saj e sheh më shumë në vendin e saj dhe u bën thirrje të rinjve të jenë më këmbëngulës.

“Çdo kush e ka zgjedhjen e tij se ku dëshiron të jetojë dhe punojë, por sigurisht që më mirë kishte qenë këtu. Pasi të suksesshëm mund të jemi edhe këtu, vetëm kërkon angazhim. Të rinjve u kisha kërkuar të jenë këmbëngulës në kërkim të fatit të tyre”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, sipas studentes Amra Osmani shkaqet që dërgojnë deri te emigrimi i të rinjve janë mungesa e cilësisë së arsimimit, mungesa e vendeve të punës, humbja e shpresës dhe mos dëgjimi i zërit të tyre.

Ajo për Portalb.mk, tha se shumë të rinj e shohin vetën e tyre të aftë dhe të talentuar për të zhvilluar idetë e tyre në vendin e tyre, por nuk kanë mbështetje të duhur nga institucionet e vendit dhe atyre ju humb shpresa. Amra foli edhe për ndikimin e rrjeteve sociale dhe paraqitja e luksit në rrjete socilae është një faktor tjetër i cili ndikon në emigrimin e të rinjve.

“Rrjetet sociale gjithashtu kanë një rol të rëndësishme në emigrimin e të rinjve, shpesh ne shohim video në rrjetet sociale, nga udhëtime luksoze dhe makina të shtrenjta dhe udhëtime të ndryshme. Kjo i dërgon të rinjtë të beosjnë se kjo e ardhmja i pret nëse edhe ata largohen jashtë vendit. Në rrjetet sociale na shfaqet vetëm një pjesë e vogël e realitetit. Të rinjtë nuk shohin perspektiv në vendin e tyre dhe kur humbin shpresën i nxitë të largohen nga vendi i tyre”, deklaroi ajo.

A e shohin të ardhmen e tyre këtu dhe çfarë do t’i bindte të qëndronin?
Por, Delvina Sejdiu e sheh ndryshe këtë fenomen, ajo thotë se për shumë të rinj pyetja nuk është më nëse do të largohen, por kur.

Sipas saj, mungesa e mundësive dhe perspektivës ua humb të rinjve shpresën dhe krijon ndjesinë se puna e tyre nuk vlerësohet.

“Këta faktorë, thekson ajo, ua humbin të rinjve shpresën dhe krijojnë ndjesinë se nuk vlerësohen dhe nuk shpërblehen për atë që janë dhe për atë që bëjnë”, u shpreh Delvina.

Çfarë po bën shteti?
Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë thotë se emigrimi i të rinjve është përfshirë në politikat dhe dokumentet strategjike të Qeverisë. Megjithatë, nuk ka përcaktuar objektiv konkret se për sa përqind synohet të ulet emigrimi dhe deri në cilin vit.

Përmes Planit të Veprimit 2026–2027 për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Rininë 2023–2027, ministria parashikon masa për punësim, lidhje më të mirë mes arsimit dhe tregut të punës, sipërmarrje, stabilitet financiar dhe pjesëmarrje më të madhe të të rinjve.

Një prej masave është “Garancia për të rinjtë”, përmes së cilës të rinjtë deri në 29 vjeç që nuk punojnë, nuk arsimohen dhe nuk trajnohen duhet të marrin brenda katër muajve ofertë për punë, arsimim, trajnim ose përfshirje në një masë aktive.

Ministria përmend edhe vetëpunësimin, trajnimet dhe praktikat profesionale.

“Në kuadër të këtyre politikave përfshihen edhe masa si vetëpunësimi, trajnimet, praktikat profesionale dhe forma të tjera të mbështetjes për hyrjen ose riintegrimin e të rinjve në tregun e punës”, thonë në nga Ministria e Politikës Sociale, e Demografisë dhe e të Rinjve.

Megjithatë, ministria nuk disponon të dhëna të pavarura për numrin e të rinjve që janë larguar nga vendi dhe për këto të dhëna i referohet Entit Shtetëror të Statistikave.

Në fund, ministria thotë se po punon edhe për mekanizma sistematikë për mbështetjen e personave që kthehen nga diaspora, me fokus te të rinjtë.

Emigrimi i pakthyeshëm i popullsisë së re dhe në moshë pune do ta ndryshojë tërësisht “hartën” demografike të shtetit, i cili po përballet gjithnjë e më shumë me kërcënimin e “plakjes” së popullsisë.

Problemin e thellë demografik me të cilin përballet shteti e konfirmoi edhe Enti i Statistikës, të dhënat e përmbledhura për vitin 2025 treguan se në madje 66 komuna ka shtim natyror negativ, përkatësisht më shumë të vdekur sesa të lindur të gjallë, që është kryesisht pasojë e emigrimit të popullsisë së re, në moshë riprodhuese, jashtë vendit. Numri i fëmijëve të lindur të gjallë është ulur për 4,1% në nivel vjetor.

“Projeksionet demografike për vendin tonë janë negative, përkatësisht pjesëmarrja e personave mbi 65 vjeç do të rritet në mbi 34% deri në vitin 2055, numri i personave mbi 80 vjeç do të rritet më shumë se gjashtëfish krahasuar me gjendjen në vitin 2024, ndërsa popullsia në moshë pune do të zvogëlohet me gati gjysmë milioni persona, gjë që do t’i shtojë edhe më tej presionet mbi financat publike”, kanë theksuar edhe revizorët në analizën “Plakja e popullsisë”.

Ndryshe, sipas raportit të vitit 2025 të OECD, në vitin 2024 rreth 535 mijë shtetas të Maqedonisë së Veriut jetonin jashtë vendit, krahasuar me rreth 437 mijë në vitin 2015. Norma e emigrimit ka arritur në 24.2%. OECD paralajmëroi edhe për humbje të kapitalit njerëzor dhe “brain drain”, ndërsa 58% e bizneseve të anketuara e shohin largimin e fuqisë së kualifikuar si pengesë të moderuar ose të madhe.

Continue Reading

Lajme

Nikollovski: Rruga Shkup-Bllacë nuk do të kalon në tokat e funksionarëve të BDI-së, do të kushtojë 40 milionë euro më pak

Zëvendëskryeministri dhe ministri për transport, Aleksandar Nikollovski si mysafir në Kanal5 ka folur sërish për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë duke theksuar se rretj 80 për qind e kësaj rruge do të jetë me objekte, ose “siç thotë pipulli” në beton.

Ai ka numëruar edhe objektet e shumta që do të ndërtohen në këtë autldtrdë për shkak të konfiguracionit të papërshtatshëm të terenit, si tunele galeri, e kështu me radhë.

I pyetur për akuzat nga zyrtarë të BDI se traseja e vjetër e rrugës nuk ka ndryshuar, Nikollovski ka hedhur poshtë këto pretendime. Sipas Nikollovskit, traseja e re nuk do të kalon nëpër tokat e funksionarëve të BDI-së, transmeton portali Lideri.mk.

“Kjo është ajo që u dhemb funksionarëve të BDI-së”, ka theksuar Nikollovski.

Ai ka shtuar se sipas projektit të ri autostrada do të kushton 40 milionë euro më pak, që paraqet rreth 20 për qind, nga çmimi i planifikuar fillestar.

“Këtë nuk e themi ne, por e thotë kompani e njohur franceze”, ka shtuar Nikollovski, duke u zotuar se punimet në këtë korridor do të kryhen më shpejtë se sa është paraparë./Lideri

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme24 hours ago

Për herë të parë Maqedonia dërgon helikopter në Kosovë për shuarjen e zjarreve

Për herë të parë në historikun e saj, Maqedonia e Veriut ka realizuar një ndërhyrje ajrore jashtë kufijve të saj...

Lajme24 hours ago

Eksodi i të rinjve po e zbraz Maqedoninë e Veriut: Mbi 22 mijë banorë më pak çdo vit

Maqedonia e Veriut po përballet me ‘eksod’ të vazhdueshëm të largimit të rinisë, i cili nxitet kryesisht nga pagat e...

Lajme24 hours ago

Nikollovski: Rruga Shkup-Bllacë nuk do të kalon në tokat e funksionarëve të BDI-së, do të kushtojë 40 milionë euro më pak

Zëvendëskryeministri dhe ministri për transport, Aleksandar Nikollovski si mysafir në Kanal5 ka folur sërish për ndërtimin e rrugës Shkup-Bllacë duke...

Lajme24 hours ago

Te gjyqtari Gjoko Ristov dhe prindërit e tij u gjetën mbi 1.5 milionë euro

Në seancën e djeshme gjyqësore në rastin kundër gjyqtarit Gjoko Ristov, në sallën e gjyqit u prezantuan të dhëna për...

Lajme24 hours ago

Puna në Shkup po bëhet luks: deri në 18 mijë denarë në muaj vetëm për autobus për një familje

Shtrenjtimi i transportit ndërurban po bëhet një barrë e re për familjet që varen nga autobusi për punë, studime apo...

Lajme24 hours ago

Pavarësia festohet pa shqiptarët: Asnjë shqiptar në mesin e mbi 30 artistëve në koncertin e sontëm në Shkup

Ashtu si edhe në qytetet tjera, edhe sonte në Shkup nuk do të ketë asnjë artist shqiptar në koncertin për...

Lajme2 days ago

Shtatë vdekje nga ethet e Nilit Perëndimor në vend

Vdekja e shtatë nga ethet e Nilit Perëndimor në vend është regjistruar ditët e fundit, njoftoi në konferencën e sotme...

Lajme2 days ago

Kurti: Marrëveshja politike ka marrë ‘goditje të rëndë’, por nuk është zhvlerësuar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës ka...

Lajme2 days ago

Nju Jorku i thotë “STOP” AI-së: Një vit pa inteligjencë artificiale në shkolla

Zyrtarët e Qytetit të Nju Jorkut njoftuan një moratorium njëvjeçar për nxënësit që përdorin inteligjencën artificiale në shkollat ​​publike fillore...

Lajme2 days ago

Andonovski: Nga tetori karta e identitetit dhe patenta e shoferit do të jenë në mënyrë elektronike

Ministri i Transformimit Dixhital, Stefan Andonovski njoftoi zyrtarisht se aplikacioni i ri celular m.Uslugi do të promovohet në tetor. “Mund...

Trending