Lajme
Nesër vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin – sonte “Nata e pritjes” në Hagë
Vetëm edhe një ditë ka mbetur deri në momentin kur Gjykata Speciale në Hagë pritet të bëjë publik vendimin për ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Procesi gjyqësor ndaj tyre ka zgjatur për afro gjashtë vjet. Të katër ish-krerët e UÇK-së përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa gjatë gjithë procesit kanë deklaruar se nuk janë fajtorë për akuzat e ngritura ndaj tyre.
Ndërkohë, në prag të shpalljes së aktgjykimit, platforma “Liria ka Emër” ka bërë të ditur se sonte në Hagë do të mbahet një tubim paqësor i quajtur “Nata e pritjes”.
Tubimi do të zhvillohet para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale.
Lajme
221 milionë euro borxhe ndaj shtetit: Në listën e DAP-it kompani me një punëtor dhe emra të lidhur me politikën
Administrata e të Ardhurave Publike (DAP) publikoi listën e shtatorit me 5.240 debitorë, të cilët së bashku kanë mbi 13,64 miliardë denarë, ose rreth 221,8 milionë euro detyrime të papaguara.
Në krye të listës janë kompanitë shkupjane „Hant Osoj Trejd“, „Okitna Trejd“ dhe „Lisav“, ku detyrimet lidhen kryesisht me TVSH-në e papaguar.
Veçanërisht bie në sy „Hant Osoj Trejd“, e cila ka borxh rreth 14,87 milionë euro, ndërsa ka vetëm një të punësuar. Për kompaninë, në të kaluarën VMRO-DPMNE kishte ngritur akuza për rimbursime të dyshimta të TVSH-së, pretendime që DAP-i i kishte mohuar.
Në listë figuron edhe „Dianita“ nga Strumica, me mbi 6 milionë euro borxh. Kompania është përmendur nga Prokuroria në lidhje me rrjetin e kompanive të biznesmenit Risto Kërmzov, ndaj të cilit po zhvillohet procedurë për dyshime lidhur me rimbursime të paligjshme të TVSH-së.
Nga Kumanova, „Abira Plus“ ka detyrime prej afro 3 milionë eurosh. Kompania deri në vitin 2018 ishte në pronësi të Trajçe Zaevit, kushëririt të ish-kryeministrit Zoran Zaev.
Në total, në listë janë 2.008 persona juridikë dhe 3.232 persona fizikë. Krahasuar me muajin paraprak, numri i debitorëve dhe borxhi i përgjithshëm janë rritur.
Lista përfshin detyrime për TVSH, tatim mbi fitimin, tatim personal, kontribute, akciza dhe dogana.
Lajme
LSDM: Mickoski ka miliona euro për spektakle dhe luks, ndërsa nuk ka për qytetarët
“Çmimet po rriten, pagat nuk po përballojnë rritjen e çmimeve dhe familjet po jetojnë gjithnjë e më vështirë çdo muaj. Mickoski ka miliona euro për spektakle, tendera dhe luks, por ofron thërrima për qytetarët”, thonë nga partia opozitare maqedonase LSDM.
“Në kushte kur çmimet e karburanteve kanë tejkaluar 100 denarë për litër, dhe çmimet e ushqimeve po rriten çdo ditë, qeveria e mashtruesit Mickoski ka miratuar masa të vonuara, gjysmë të gatshme pa asnjë efekt në buxhetet familjare”.
LSDM ofron masa specifike për, siç thonë ata, një ulje reale të çmimeve.
“Heqje e plotë e akcizës për karburantet. Ulje e TVSH-së nga 18 në 5 përqind. Me masat e LSDM-së, një qytetar me një pagë mesatare do të jetë në gjendje të blejë deri në 205 litra benzinë më shumë sesa me masat e propozuara nga Qeveria. Kjo është ndihmë konkrete që do të ndihet menjëherë në çdo familje”, thonë nga LSDM.
Partia vlerëson se ulja e ndjeshme e çmimeve të karburanteve do të ulë edhe kostot e transportit dhe do të krijojë kushte për uljen e çmimeve të ushqimit dhe produkteve të tjera bazë.
Lajme
“Të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës” – Sela në Click Plus: Përgatitemi të dalim vetë në zgjedhje
Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, në emisionin Click Plus në TV21 tha se partia e tij po përgatitet të garojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme.
Sela tha se përvoja me koalicionet e deritanishme ka qenë zhgënjyese, duke theksuar se “të gjitha koalicionet na kanë lënë në mes të rrugës”.
Ai shtoi se LSH-ja po punon për të dalë e vetme para elektoratit dhe do të kërkojë mbështetjen e qytetarëve pa u varur nga koalicionet.
Mes tjerash theksoi se si parti politike synojnë që të dalin forca e parë politike në kampin shqiptar.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
