Connect with us

Lajme

77 vende munguan në fjalimin e Netanjahut në OKB, mes tyre edhe Maqedonia e Veriut

Fjalimi i kryeministrit Netanjahu në OKB tërhoqi tituj botërorë – jo për shkak të përmbajtjes së tij, por për shkak të largimit masiv nga salla para se ai të fliste.

Delegacionet largohen nga salla plenare para fjalimit të Benjamin Netanjahut

Izraeli numëroi 77 vende që munguan gjatë fjalimit të kryeministrit Benjamin Netanjahu në OKB të enjten – mes tyre Egjipti, Jordania, Arabia Saudite dhe Turqia. Disa në shenjë proteste, të tjerë për shkak të mungesës. Në listë është përmendur edhe Maqedonia, gjë që është e papritur për shkak të marrëdhënieve të ngushta të qeverisë maqedonase me atë izraelite. Në Tel Aviv kohët e fundit ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski.

Në listë, për shembull, është edhe Sllovenia, edhe pse ka video nga takimi i Netanjahut dhe kryeministrit slloven Janez Jansha para fjalimit të kryeministrit izraelit.

Në regjistrimin video shihet qartë se në sallë janë të pranishëm presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe ministri i Financave, Siniša Mali. Vuçiç kthehet prapa për të parë shkallën e largimit nga salla.

Fjalimi i kryeministrit Netanjahu në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tërhoqi tituj botërorë – jo për shkak të përmbajtjes së tij, por për shkak të largimit masiv nga salla para se ai të fliste. Netanjahu i shikoi me cinizëm largimin e tyre.

Ai mbajti një fjalim të zjarrtë. E quajti presidentin turq Recep Tayyip Erdogan “tiran”, sulmoi kryetarin e Bashkisë së Nju Jorkut Zohran Mamdani. Dhe në përgjithësi të gjithë ata që kanë mendim të ndryshëm për operacionin izraelit në Gaza dhe vrasjen e mbi 70.000 palestinezëve.

Mediat izraelite njoftuan se menjëherë pas përfundimit të fjalimit, Netanjahu u largua nga Nju Jorku. Ndoshta nga frika e arrestimit. Ose ndoshta edhe për shkak se nuk kishte asnjë takim të njoftuar me përfaqësues të administratës së Donald Trumpit.

Sipas përfaqësuesve izraelitë, 77 delegacione ose munguan plotësisht nga salla ose e lanë sallën në fillim të fjalimit të Netanjahut. Mes tyre ishin të katër fqinjët e menjëhershëm të Izraelit – Egjipti, Jordania, Libani dhe Siria – si dhe Arabia Saudite, Turqia dhe Irani.

Netanjahu i quajti ata që lanë sallën “frikacakë moralë” dhe i ftoi të tjerët që nuk donin ta dëgjonin fjalimin e tij të largoheshin.

Gjatë eksodit masiv, një diplomat izraelit u xhirua duke kaluar pranë karrigeve bosh dhe duke shënuar se cilat delegacione mungonin. Edhe para fjalimit, mediat izraelite njoftuan se do t’i kushtohej vëmendje e veçantë se cilat delegacione do të qëndronin në sallë dhe cilat do të largoheshin.

Shumë vende bosh në sallën plenare ndërsa fliste Netanjahu

Megjithatë, përfaqësuesit vunë re se jo të gjitha mungesat ishin bojkot. Në disa raste, përfaqësuesit thjesht nuk kishin marrë pjesë në seancën e mëngjesit në Nju Jork.

Për shembull, Jordania dhe Egjipti nuk i zinin vendet e tyre, por nuk iu bashkuan protestës së organizuar. Delegacioni i Pakistanit doli në shenjë proteste, por më pas u ndal mënjanë për ta dëgjuar fjalimin, thanë përfaqësuesit izraelitë.

Në të kundërt, deputetët nga Bahreini dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – të dy nënshkruese të Marrëveshjes së Abrahamit të vitit 2020 – mbetën në vendet e tyre për ta dëgjuar Netanjahun, pavarësisht tensioneve aktuale në marrëdhënie rreth luftës në Gaza dhe thirrjeve nga disa partnerë të koalicionit të tij për aneksimin e pjesëve të Bregut Perëndimor.

Mes 77 vendeve të listuara si të munguara ose që dolën nga salla janë Spanja, Brazili, Afrika e Jugut, Irlanda, Malajzia, Indonezia, Kuvajti, Katari, Omani dhe disa nga Amerika Latine, Afrika dhe Paqësori.

Përmbledhja izraelite theksoi se protesta dramatike nënvizon sfidat me të cilat përballet qeveria në skenën botërore, ndërsa thellohen pasojat diplomatike të luftës në Gaza.

Lista izraelite e vendeve që nuk ishin të pranishme në fjalimin e Netanjahut:

1) Surinami
2) Tuvalu
3) Turkmenistani
4) Jemeni
5) Egjipti
6) Panama
7) Senegali
8) Palestina
9) Sudani
10) Tunizia
11) Turqia
12) Venezuea
13) Antigua dhe Barbuda
14) Belize
15) Kongo
16) Omani
17) Katari
18) Arabia Saudite
19) Tonga
20) Uzbekistani
21) Angola
22) Barbados
23) Kolumbia
24) Komoret
25) Dominika
26) Xhibuti
27) Maqedonia e Veriut
28) San Marino
29) Afrika e Jugut
30) Somalia
31) Algjeria
32) Bangladeshi
33) Brunei Darussalam
34) Brazili
35) Kili
36) Republika Demokratike e Kongos (RDK)
37) Libani
38) Liberia
39) Eritrea
40) Çadi
41) Republika e Afrikës Qendrore
42) Libia
43) Mauritania
44) Jordania
45) Nikaragua
46) Madagaskari
47) Nigeri
48) Peru
49) Shën Luçia
50) Sllovenia
51) Afganistani
52) Bahamet
53) Bosnja dhe Hercegovina
54) Bocvana
55) Koreja e Veriut
56) Eswatini
57) Siria
58) Uganda
59) Pakistani
60) Lesoto
61) Bolivia
62) Spanja
63) Kuba
64) Guinea Ekuatoriale
65) Irani
66) Kirgistani
67) Iraku
68) Mozambiku
69) Mianmari
70) Irlanda
71) Maldive
72) Indonezia
73) Kuvajti
74) Namibia
75) Malajzia
76) Guajana
77) Kenia

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë

DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.

Prej nesër, nën ndikimin e rrymës ajrore jugore, temperaturat do të rriten gradualisht dhe përsëri do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme, ndërsa nga e mërkura erë përkohësisht e fuqishme nga drejtimi jugor (mbi 60 km/h), veçanërisht në pjesët perëndimore.

Nesër pasdite dhe në fundit të ditës do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu kudo. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë, ndërsa maksimalet ditore nga 8 deri në 16 gradë. Në Shkup do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të kohëpaskohshme me diell, me reshje shiu pasdite dhe drejt fundit të ditës. Do të fryjë edhe erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 14 gradë.

Të martën temperatura në vend do të arrijë deri 20 gradë, të mërkurën 21, ndërsa të enjten 23 gradë.

Continue Reading

Lajme

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit, ku është pritur nga Myftiu i Kroacisë, akademik dr. Aziz ef. Hasanoviq, dhe zëvendësmyftiu Mevludi ef. Arslani.

Gjatë kësaj vizite, Kasami pati mundësinë të njihet nga afër edhe me Gjimnazin Islam “Dr. Ahmed Smajloviq”, i cili funksionon brenda kompleksit të xhamisë.

Në postimin e tij, Kasami theksoi veçanërisht rolin që luan kjo xhami për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke e cilësuar atë si një vend ku shqiptarët jo vetëm kryejnë ritet fetare, por edhe takohen, bashkohen dhe ruajnë kulturën e tyre kombëtare.

Ai falënderoi nikoqirët për mikpritjen gjatë vizitës.

Continue Reading

Lajme

Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit

Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili u nda nga jeta duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim te familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët dhe gjithë ata që e njohën.

Në ceremoninë e varrimit morën pjesë qytetarë nga të gjitha anët e vendit, përfaqësues të klubit futbollistik Shkëndija, pjesëtarë të Tifo Grupit “Ballistët”, si dhe bashkëluftëtarë të të ndjerit, të cilët u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Përshhefca sot ishte e mbuluar nga zija. Në një atmosferë të rëndë emocionale, të pranishmit shprehën respektin dhe nderimin për Agron Memedin, ndërsa kurora me lule u vendosën mbi varrin e tij në shenjë kujtimi dhe respekti.
Agron Memedi u përcoll për në banesën e fundit mes dhimbjes, lotëve dhe nderimeve të shumta, duke lënë pas kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e atyre që e njohën.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme13 hours ago

Prej nesër rriten temperaturat, deri të enjten arrijnë në 23 gradë

DPHM paralajmëron se vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të...

Lajme13 hours ago

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë vizitës së tij në Kroaci ka qëndruar edhe në Xhaminë e Zagrebit,...

Lajme13 hours ago

Përshefca në zi, qytetarë të shumtë i japin lamtumirën e fundit Agron Memedit

Sot, të gjitha rrugët çonin drejt Përshefcës së Tetovës, ku u zhvillua ceremonia mortore e ish-futbollistit Agron Memedi, i cili...

Lajme16 hours ago

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

Analisti Faruk Nevzati ka publikuar një analizë historike dhe demografike për pozitën e shqiptarëve në Rajonin e Shkupit, duke vënë...

Lajme16 hours ago

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka përfunduar me dy persona të lënduar rëndë nga një mjet i...

Lajme16 hours ago

Ankohet Vuçiq: Prej vitesh nuk mund të hyjë në Kosovë, Kurti s’lejon!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke komentuar paralajmërimet për ndarjen e 5% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për mbrojtjen, ka...

Lajme16 hours ago

BDI i përgjigjet VLEN-it: Alta Banka është kopili juaj dhe kopilin tuaj nuk mund ta lini në derë të huaj!

BDI ka reaguar ndaj akuzave të partisë VLEN lidhur me shitjen e aksioneve shtetërore në “Stopanska Banka” të Manastirit, duke...

Lajme16 hours ago

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

VLEN ka publikuar dokumente që, sipas saj, dëshmojnë përfshirjen e ish-funksionarëve të BDI-së në procesin e shitjes së aksioneve shtetërore...

Sport1 day ago

Mexhit Hysenaj shkëlqen në Europianin WAKO 2026, siguron finalen dhe medaljen për Shqipërinë

Kickboksieri shqiptar Mexhit Hysenaj ka shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në karrierën e tij sportive, duke siguruar një vend...

Lajme2 days ago

Profesori universitar Festim Halili në Tiranë, ligjëron në Western Balkans University për teknologjinë që po ndryshon botën

Profesori i Universitetit të Tetovës, Festim Halili, ka qenë i ftuar në Western Balkans University në Tiranë, ku ka mbajtur...

Trending