Connect with us

Lajme

I rrëmbeu paratë sapo i mori nga bankomati, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar nga Koçani është arrestuar pasi dyshohet se me dhunë i mori paratë një 54-vjeçari menjëherë pasi ky i fundit i kishte tërhequr nga bankomati pranë stacionit të autobusëve.

Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Gjendja shëndetësore e Agim Islamit, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, ka filluar të rëndohet. Kështu thotë shoku i tij, Ramiz Dauti, i cili ishte arrestuar bashkë me të në rastin që lidhet me vrasjen e një polici të njësisë “Alfa” në vitin 2008 në Shkup. Pavarësisht premtimeve nga përfaqësues politikë dhe dëshmive të reja të paraqitura nga mbrojtja, familja ende pret një zgjidhje ligjore për rastin, shkruan Portalb.mk.

“Ka edhe probleme shëndetësore, sepse i ka bërë 18 vite në burg dhe kushtet atje janë shumë të rënda. Agimi është shumë durimtar, por gjendja e tij shëndetësore, si psikike ashtu edhe fizike, ka filluar të ndikojë shumë negativisht”, thotë për Portalb.mk Ramiz Dauti, shok i Agim Islamit.

Ai kujton se kur u arrestuan në vitin 2008 ishin të rinj, ndërsa sot, pas 18 vitesh, jeta e tyre ka marrë kahje krejt të ndryshme.

“Ne kemi qenë shumë të rinj kur na kanë burgosur në vitin 2008. Sot unë kam familje, kam punë, i kam të gjitha, ndërsa Agimit i mohohet e drejta e ekzistencës”, tha Dauti.

Continue Reading

Lajme

Qyteti i Shkupit liroi trotuaret te “26 Korriku” afër Bit Pazarit

Me dhjetëra inspektorë të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar nga pjesëtarë të policisë, që në orët e para të mëngjesit kanë nisur aksionin për largimin e tezgave të improvizuara përskaj Bulevardit afër qendrës tregtare “26 Korriku”, në afërsi të Bit Pazarit. Që nga ora shtatë e mëngjesit, hapësira ku për vite me radhë tregtarët kanë shitur pemë, perime, veshmbathje dhe produkte të tjera është pastruar nga tezgat, ndërsa shitësit janë larguar nga trotuaret, shkruan gazeta KOHA.

nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit thonë se aksioni është zhvilluar me urdhër të Qytetit të Shkupit dhe se bëhet fjalë për tregti të paregjistruar në hapësirë publike.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë. Gazeta KOHA bisedoi me një pjesëtar të policisë për rrjedhën e aksionit, ndërsa ai tha se ndërhyrja ka kaluar pa incidente dhe pa përplasje me tregtarët.

Ndërkohë, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se gjatë largimit të tezgave në rrugë, u sekuestrua ushqim në një sasi prej gati 500 kilogramë, prej të cilave shumica ishin produkte bujqësore.

” “

“Mbikëqyrja inspektuese u krye sot në orët e hershme të mëngjesit përgjatë bulevardit ‘Krste Petkov Misirkov’, në segmentin nga qendra tregtare ‘Mavrovasja’ deri në Bit Pazar. Janë larguar të gjitha tezgat e paligjshme, kryesisht me fruta dhe perime. Është sekuestruar ushqim në sasi prej gati 500 kilogramësh (kryesisht produkte bujqësore) dhe është larguar e gjithë pajisja e shitjes, e cila ishte vendosur ilegalisht në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Në koordinim me inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit, autorëve të veprave penale do t’u shqiptohen masa përkatëse kundërvajtëse”, informon AUV.

Continue Reading

Lajme

Diaspora sjell paratë, por mungon banka në RMV që do t’i kthente në investime

A duhet kanalizuar kapitali i mërgatës që arrin si remitenca në vendin tonë? Sa do të ishte e nevojshme një bankë e cila do t’i përkthente këto remitenca në investime kapitale për shqiptarët dhe jo vetëm. Në Alsat në “Weconomy” u analizuan dobitë që do të kishin qytetarët nga një bankë e tillë, përcjell Nistori.

“Që të kemi një farë lloj kontrolli të këtyre të financave kryesisht në vendin tonë. jo për çështje, do të themi kështu, kombëtare, patriotike e tjerë, por për një realitet shumë të të hidhur, të cilën edhe e përmendë në hyrje. Është ajo e cila neve na nevojitet një institucion financiar në të cilën duhet të mund të na investon të holla ku ne pastaj të mund të krijojmë një ekonomi të zhvilluar. Ne asesi këto para që na vijnë prej diasporës dhe mundësia dhe potenciali  që e kemi për investim nuk arritëm  të guxojmë që të kemi një investim të të tillë  si të krijojmë një bankë e cila duhet t’i dijë këto gjëra”. – Abil Baush, ekonomist.

Sipas Visar Ademit, do të ishte ndihmë shumë e madhe për shqiptarët dhe gjithë shtetin krijimi i Bankës Shqiptare, e cila ishte premtuar nga pushtetit aktual. Ademi vlerëson se potenciali i diasporës është shumë i madh sa që mund të ndikon dukshëm në përmirësimin e cilësisë së jetesës në vendin tonë.

“Banka shqiptare nuk i ndihmon vetëm shqiptarëve, i ndihmon krejt Maqedonisë. Më  besoni  këtë edhe vetëm një send pse është e duhura sepse në qoftë se ka njohuri, në qoftë se ka transer hous vetëm shqiptarët e kanë. Pse e kanë? Sepse ne kemi diku afër 500.000 njerëz të cilët jetojnë Gjermaninë në Zvicër. Ato nuk kanë marrë vetëm para atje, kanë marrë dije, kanë marrë shkathtësi, kanë marrë kompetenca, kanë marrë kualifikim.” – Visar Ademi, Ekonomist.

Krijimin e Bankës Shqiptare e kishte premtuar VLEN në programin zgjedhor. Por edhe dy vjet e gjysmë pas ardhjes në pushteti, subjekti nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme6 hours ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Gjendja shëndetësore e Agim Islamit, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, ka filluar të rëndohet. Kështu thotë...

Lajme6 hours ago

Qyteti i Shkupit liroi trotuaret te “26 Korriku” afër Bit Pazarit

Me dhjetëra inspektorë të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar nga pjesëtarë të policisë, që në orët e para të mëngjesit...

Lajme6 hours ago

I rrëmbeu paratë sapo i mori nga bankomati, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar nga Koçani është arrestuar pasi dyshohet se me dhunë i mori paratë një 54-vjeçari menjëherë pasi ky i...

Lajme6 hours ago

Diaspora sjell paratë, por mungon banka në RMV që do t’i kthente në investime

A duhet kanalizuar kapitali i mërgatës që arrin si remitenca në vendin tonë? Sa do të ishte e nevojshme një...

Lajme7 hours ago

Likovë: Goditën veturën e policisë me kamion dhe sulmojnë policët, tre persona në kërkim

Tri persona kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë sot në mëngjes në fshatin Likovë, pasi paraprakisht nuk i janë bindur...

Lajme7 hours ago

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimet mjekësore, mjeku familjar vetëm 5 ditë pa specialist

Nga 1 dhjetori hyn në fuqi rregullorja e re për pushimet mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Mjekët amë do të...

Lajme7 hours ago

Kasami: Drejt përfundimit punimet për rrugën e re në Reçicë të Vogël

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës së re në...

Lajme7 hours ago

Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ndryshime të reja kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të pushtetit, të cilat...

Lajme7 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Në Sllupçan është paralajmëruar një marsh protestues për të premten, më 2 tetor, në orën 18:00, në sheshin “Dëshmori i...

Lajme1 day ago

Ndërron jetë edhe një pacient me ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej dhjetë viktima

Një pacient nga Shkupi (70 vjeç) është viktima e dhjetë me virusin e Nilit Perëndimor në Maqedoni. Ai vdiq këtë...

Trending