Lajme
Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh
Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar ndryshime të reja kadrovike në eshalonin e dytë dhe të tretë të pushtetit, të cilat pritet të realizohen brenda një deri në dy javët e ardhshme, transmeton 4news.mk.
Bëhet fjalë për pozita të zëvendësministrave dhe drejtorëve, ndërsa vendimet përfundimtare do të harmonizohen me partnerët e koalicionit.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve se kur mund të priten ndryshimet, Mickoski tha se tashmë e ka të qartë se ku do të ketë ndërhyrje.
“Përafërsisht e di çfarë, ku dhe si. Duhet ta konfirmojmë në nivel koalicioni dhe kjo do të ndodhë gjatë javës ose dy javëve të ardhshme”, deklaroi Mickoski.
Ndryshimet vijnë pas rindërtimit të Qeverisë në korrik, kur u bënë ndryshime në disa poste ministrore. Mickoski kishte paralajmëruar që atëherë se çështja e zëvendësministrave do të hapej gjatë vjeshtës.
Për momentin nuk bëhet e ditur cilët zëvendësministra dhe drejtorë do të shkarkohen, as emrat që po shqyrtohen si pasardhës të tyre.
Lajme
Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”
Gjendja shëndetësore e Agim Islamit, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, ka filluar të rëndohet. Kështu thotë shoku i tij, Ramiz Dauti, i cili ishte arrestuar bashkë me të në rastin që lidhet me vrasjen e një polici të njësisë “Alfa” në vitin 2008 në Shkup. Pavarësisht premtimeve nga përfaqësues politikë dhe dëshmive të reja të paraqitura nga mbrojtja, familja ende pret një zgjidhje ligjore për rastin, shkruan Portalb.mk.
“Ka edhe probleme shëndetësore, sepse i ka bërë 18 vite në burg dhe kushtet atje janë shumë të rënda. Agimi është shumë durimtar, por gjendja e tij shëndetësore, si psikike ashtu edhe fizike, ka filluar të ndikojë shumë negativisht”, thotë për Portalb.mk Ramiz Dauti, shok i Agim Islamit.
Ai kujton se kur u arrestuan në vitin 2008 ishin të rinj, ndërsa sot, pas 18 vitesh, jeta e tyre ka marrë kahje krejt të ndryshme.
“Ne kemi qenë shumë të rinj kur na kanë burgosur në vitin 2008. Sot unë kam familje, kam punë, i kam të gjitha, ndërsa Agimit i mohohet e drejta e ekzistencës”, tha Dauti.
Lajme
Qyteti i Shkupit liroi trotuaret te “26 Korriku” afër Bit Pazarit
Me dhjetëra inspektorë të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar nga pjesëtarë të policisë, që në orët e para të mëngjesit kanë nisur aksionin për largimin e tezgave të improvizuara përskaj Bulevardit afër qendrës tregtare “26 Korriku”, në afërsi të Bit Pazarit. Që nga ora shtatë e mëngjesit, hapësira ku për vite me radhë tregtarët kanë shitur pemë, perime, veshmbathje dhe produkte të tjera është pastruar nga tezgat, ndërsa shitësit janë larguar nga trotuaret, shkruan gazeta KOHA.
nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit thonë se aksioni është zhvilluar me urdhër të Qytetit të Shkupit dhe se bëhet fjalë për tregti të paregjistruar në hapësirë publike.
Në aksion kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë. Gazeta KOHA bisedoi me një pjesëtar të policisë për rrjedhën e aksionit, ndërsa ai tha se ndërhyrja ka kaluar pa incidente dhe pa përplasje me tregtarët.
Ndërkohë, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se gjatë largimit të tezgave në rrugë, u sekuestrua ushqim në një sasi prej gati 500 kilogramë, prej të cilave shumica ishin produkte bujqësore.
“Mbikëqyrja inspektuese u krye sot në orët e hershme të mëngjesit përgjatë bulevardit ‘Krste Petkov Misirkov’, në segmentin nga qendra tregtare ‘Mavrovasja’ deri në Bit Pazar. Janë larguar të gjitha tezgat e paligjshme, kryesisht me fruta dhe perime. Është sekuestruar ushqim në sasi prej gati 500 kilogramësh (kryesisht produkte bujqësore) dhe është larguar e gjithë pajisja e shitjes, e cila ishte vendosur ilegalisht në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Në koordinim me inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit, autorëve të veprave penale do t’u shqiptohen masa përkatëse kundërvajtëse”, informon AUV.
Lajme
I rrëmbeu paratë sapo i mori nga bankomati, arrestohet 60-vjeçari
Një 60-vjeçar nga Koçani është arrestuar pasi dyshohet se me dhunë i mori paratë një 54-vjeçari menjëherë pasi ky i fundit i kishte tërhequr nga bankomati pranë stacionit të autobusëve.
Pas dokumentimit të rastit do të ngrihet kallëzim penal.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
