Lajme
Osmani: Po, jam takuar me Artan Grubin, procesi gjyqësor është cirk dhe hakmarrje politike
Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka konfirmuar se është takuar me Artan Grubin, ndërsa procesin gjyqësor ndaj tij e ka cilësuar si hakmarrje politike.
Duke folur sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, Osmani pretendoi se procesi ndaj Grubit nuk ka bazë dhe se, sipas vlerësimeve të ekspertëve, bëhet fjalë për një proces me prapavijë politike.
“Po, e kam takuar. Shih, realisht procesi gjyqësor që është këtu, e thonë ekspertët, jo ne, e thonë maqedonasit, të cilët deri dje e kanë sharë BDI-në. Thonë është cirk, është shou politik. S’ka bazë për asgjë. Është pjesë e kësaj lufte politike dhe hakmarrje politike që bëhet. Në këtë drejtim nuk kemi pse gjykojmë, por natyrisht janë institucionet ato që përfundimisht do ta marrin vendimin”,deklaroi Osmani.
Lajme
Abdul El-Sayed bëhet senatori i parë mysliman në SHBA
Partia Demokratike ka fituar shumicën në të dyja dhomat e Kongresit amerikan, Senat dhe Dhomën e Përfaqësuesve, duke i shkaktuar një goditje të rëndë politike presidentit Donald Trump dhe republikanëve, sipas rezultateve të raportuara nga mediat amerikane. Demokratët dhe senatorët e pavarur të lidhur me ta kanë siguruar të paktën 53 vende në Senat, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve kanë kaluar pragun prej 218 mandatesh, të nevojshëm për shumicën.
Një nga surprizat më të mëdha të zgjedhjeve ishte fitorja e demokratit James Talarico në Teksas, ku demokratët nuk kishin fituar një vend në Senat që nga viti 1988. Demokrati Abdul El-Sayed ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan në shtetin e Michiganit, duke mposhtur kandidatin republikan Mike Rogers. Me këtë rezultat, ai pritet të bëhet senatori i parë mysliman në historinë e Shteteve të Bashkuara. Fitore të rëndësishme ata shënuan edhe në Kansas, Ioëa, Ohio dhe disa shtete të tjera.
Presidenti Trump deklaroi se do t’i pranojë rezultatet, por refuzoi ta konsiderojë humbjen e republikanëve si disfatë personale. Tramp paralajmëroi se do të përdorë veton presidenciale ndaj nismave ligjore me të cilat nuk pajtohet, ndërsa si faktorë që ndikuan te votuesit përmendi çmimet e larta të karburanteve dhe luftën me Iranin.
SINKRON: DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA-SË
„Nuk e konsideroj këtë humbje për mua. Unë nuk isha kandidat në fletëvotim. Njerëzit pajtohen me atë që po bëj për Iranin, por ata me të vërtetë ndoshta nuk ishin të gatshëm të bënin pasojat afatshkurtëra të pagesës… më shumë për karburant”.
Kontrolli demokratik mbi të dyja dhomat e Kongresit do t’ia vështirësojë Trumpit realizimin e agjendës politike gjatë dy viteve të fundit të mandatit. Demokratët do të kenë mundësi të përcaktojnë prioritetet legjislative, të organizojnë hetime parlamentare dhe të ushtrojnë mbikëqyrje më të fortë ndaj administratës presidenciale. Megjithatë, Trump ruan të drejtën e vetos presidenciale, ndërsa demokratëve u nevojitet shumicë prej dy të tretash në të dyja dhomat për ta rrëzuar atë. Anëtarët e rinj të Kongresit pritet të marrin detyrën më 3 janar 2027.
Lajme
Tragjedi në RMV: Gjenden të vdekur një vajzë 17-vjeçare dhe i dashuri i saj 21-vjeçar
Një tragjedi e rëndë ka tronditur Bogdancin, ku trupi i djegur i një vajze 17-vjeçare është gjetur brenda një automjeti të përfshirë nga flakët, ndërsa në afërsi është zbuluar edhe trupi i pajetë i të dashurit të saj 21-vjeçar.
Sipas informacioneve jozyrtare të televizionit Sitel, hetuesit dyshojnë se i riu mund ta ketë vrarë të miturën dhe më pas t’i ketë dhënë fund jetës duke u varur. Megjithatë, rrethanat dhe shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Rastin e bën edhe më shqetësues fakti se 17-vjeçarja dyshohet se kishte qenë viktimë e dhunës së vazhdueshme nga partneri i saj. Më 1 tetor, policia kishte arrestuar 21-vjeçarin pasi ai dyshohej se e kishte sulmuar fizikisht vajzën në shtëpinë e tij. Ende nuk dihet se çfarë masash ishin ndërmarrë më pas nga institucionet kompetente.
Tragjedia u zbulua rreth orës 18:40, në lokalitetin „Içeva Çeshma“, pasi një banor kishte denoncuar një automjet të djegur dhe një trup të pajetë pranë tij.
Policia identifikoi të riun me inicialet V.G. (21), ndërsa pas shuarjes së zjarrit, brenda automjetit u gjet edhe një trup i karbonizuar.
Me urdhër të Prokurorisë së Gjevgjelisë, trupat janë dërguar për autopsi, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Rasti ngre pikëpyetje serioze për trajtimin institucional të denoncimeve të mëparshme për dhunë ndaj të miturës, ndërkohë që përgjegjësitë eventuale mbeten për t’u sqaruar nga hetimet.
Lajme
Toshkovski: Vozitësit mësuan ku janë kamerat e “Safe City” – po sjellim një mënyrë të re inçizimi
Sistemi “Safe City” do të zgjerohet edhe me kamera mobile të vendosura në automjetet e policisë, përfshirë edhe ato civile. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, njoftoi se një numër i madh i automjeteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme do të pajisen me pajisje që do të regjistrojnë automatikisht shkeljet e trafikut, kryesisht tejkalimin e shpejtësisë së lejuar.
Sipas Toshkovskit, qëllimi është të ndalet praktika e vozitësve që respektojnë rregullat vetëm në vendet ku dinë se ka kamera, ndërsa në pjesët e tjera të rrugëve vozitin me shpejtësi të papërshtatshme.
“Tani i kemi mësuar ku janë kamerat dhe dimë se ku ka kamerë vozitim ashtu si duhet, ndërsa ku nuk ka kamerë përsëri kemi një lloj tjetër të drejtimit të automjetit. Në të ardhmen, një numër i madh i automjeteve të policisë, përfshirë edhe ato civile, do të pajisen me pajisje me të cilat mund të konstatojmë disa shkelje”, njoftoi Toshkovski.
Ai sqaroi se shkeljet e regjistruara nga automjetet e policisë do të futën drejtpërdrejt në sistemin elektronik.
“Vozitësit nuk do të mund të hamendësojnë më se ku do të jenë automjetet e policisë, ndërsa ato do të mund të konstatojnë shkelje që do të futën drejtpërdrejt në sistemin digjital”, tha ministri.
Toshkovski për momentin nuk zbuloi sa automjete policore do të pajisen me pajisjet e reja, as kur do të fillojë aplikimi i tyre, por njoftoi se kontrolli mobil duhet të kontribuojë për disiplinë dhe siguri më të madhe në trafik dhe në rrugët ku nuk ka kamera fikse.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme11 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 weeks agoÇmimi i naftës shënon rënie
