Connect with us

Lajme

Kontejnerë nëntokësorë, Çairi, e vetmja komunë që përfitoi nga Programi për Zhvillim Urban

Komuna e Çairit ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të Programit për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm urban për vitin 2026. Në komunikatën e Komunës thekohet se Çairi bëhet e vetmja komunë nga komunat urbane të Qytetit të Shkupit që ka përfituar mbështetje në kuadër të kësaj thirrjeje.

Mjetet e miratuara do të shfrytëzohen për vendosjen e kontejnerëve nëntokësorë për mbeturina komunale në rrugën “Metodija Mitevski”, projekt që synon avancimin e higjienës publike dhe përmirësimin e infrastrukturës komunale sipas standardeve bashkëkohore ekologjike.

“Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemit të menaxhimit të mbeturinave dhe krijimit të një ambienti më të pastër dhe më funksional për qytetarët”, thekohet në njoftim. /SHENJA/

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Qeveria nis betejën kundër kredive të shpejta, i merret licenca një shoqërie financiare

Ministria e Financave ka njoftuar se i është hequr licenca për punë një prej shoqërive më të mëdha financiare në treg, pas një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme të realizuar pas ankesës së një qytetari.

Sipas autoriteteve, gjatë kontrollit janë konstatuar shkelje serioze të dispozitave ligjore dhe veprime në kundërshtim me rregullat për mbrojtjen e konsumatorëve.

Nga Ministria thonë se praktikat e përdorura nga shoqëria financiare kanë vënë në rrezik qytetarët që kanë shfrytëzuar shërbimet e saj. Për shkak të parregullsive të evidentuara, në muajin maj është marrë vendim për heqjen e licencës së punës së kësaj kompanie.

Ministria e Financave bëri të ditur se edhe gjatë vitit 2026 do të vazhdojnë kontrollet e përforcuara ndaj shoqërive financiare në vend. Që nga fillimi i vitit janë shqiptuar 22 gjoba për 16 shoqëri financiare, si dhe 23 urdhra për mënjanimin e parregullsive.

Paralelisht me kontrollet, autoritetet po përgatisin edhe ndryshime ligjore për të rritur mbrojtjen e qytetarëve dhe transparencën në sektorin financiar.

Continue Reading

Lajme

Partia Demokratike Shqiptare mban Kongresin IX në Tetovë: “Për ide, jo për personale”

Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar mbajtjen e Kongresit IX të partisë, i cili do të zhvillohet këtë të diel në Tetovë informon Tetovasot.

Nën moton “Për ide, jo për personale”, kongresi pritet të mbledhë strukturat dhe përfaqësuesit e partisë për të diskutuar zhvillimet politike dhe drejtimet e ardhshme të subjektit politik.

 

 

Sipas njoftimit, Kongresi IX do të mbahet më 24 maj 2026, me fillim nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës.

Ky organizim vjen në një periudhë dinamike politike në vend, ndërsa pritet që nga kongresi të dalin mesazhe dhe qëndrime lidhur me sfidat politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.TS

Continue Reading

Lajme

Takimi Hoxha – Ortiz: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me Spanjën në fushën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, dje zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës, Rafaelo Soriano Ortiz, ku u diskutua për progresin dhe zbatimin e projekteve kyçe aktuale për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në takim u theksua mbështetja e Mbretërisë së Spanjës për procesin e eurointegrimeve, veçanërisht në harmonizimin e legjislacionit kombëtar me standardet e BE-së dhe forcimin e kapaciteteve institucionale në sektorin e mjedisit jetësor. Bashkëpunimi i mirë bilateral ndërmjet dy vendeve reflektohet edhe përmes realizimit të disa projekteve të mbështetura nga programi IPA, në të cilat marrin pjesë institucione dhe kompani spanjolle.

Bashkëbiseduesit theksuan përkushtimin e përbashkët për avancimin e mëtejmë të partneritetit dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si një kontribut i rëndësishëm në zbatimin e reformave dhe harmonizimin me standardet evropiane në fushën e mjedisit jetësor.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme9 hours ago

Kontejnerë nëntokësorë, Çairi, e vetmja komunë që përfitoi nga Programi për Zhvillim Urban

Komuna e Çairit ka siguruar mbështetje financiare në vlerë prej 1.372.571 denarësh nga Byroja për Zhvillim Rajonal, në kuadër të...

Lajme9 hours ago

Qeveria nis betejën kundër kredive të shpejta, i merret licenca një shoqërie financiare

Ministria e Financave ka njoftuar se i është hequr licenca për punë një prej shoqërive më të mëdha financiare në...

Lajme9 hours ago

Partia Demokratike Shqiptare mban Kongresin IX në Tetovë: “Për ide, jo për personale”

Partia Demokratike Shqiptare ka njoftuar mbajtjen e Kongresit IX të partisë, i cili do të zhvillohet këtë të diel në...

Lajme11 hours ago

Takimi Hoxha – Ortiz: Vazhdon bashkëpunimi i suksesshëm me Spanjën në fushën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, dje zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Mbretërisë së Spanjës,...

Lajme1 day ago

Arrestohet 20 vjeçari nga Gostivari, ja për çfarë kërkohej

Më 21.05.2026 në orën 15:00, në rrugën “Beliçica” në Gostivar, nëpunës policorë nga SPB Gostivar e privuan nga liria S.M....

Lajme1 day ago

A është e madhe pasuria e Menduh Thaçit?

Në njërën nga pyetjet në mega-intervistën për emisionin “Dialog te LAJM’i”, kreu i PDSh-së zoti Menduh Thaçi ka folur edhe...

Lajme1 day ago

Njihuni me milionerin kërçovar në Zvicër (VIDEO)

Kërçovari Ngadhnjim Sadiku ka ndërtuar një nga historitë më të suksesshme të biznesit në diasporë, duke u bërë pronar i...

Lajme1 day ago

Ministria e Transportit anulon tenderin për autobusë elektrikë dhe karikues

Ministria e Transportit informon se Komisioni Shtetëror për Ankesa në Prokurime Publike ka marrë vendim, sipas detyrës zyrtare, për anulimin...

Lajme1 day ago

Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, katër persona humbën jetën pasi kamioni kaloi në korsinë e ndaluar

“Këtu është vendi i kobshëm ku mbrëmë afër mesnatës humbën jetën 4 persona, pasi një kamion të cilin e drejtonte...

Lajme1 day ago

MPB zbuloi identitetin e viktimës së katërt të aksidentit të mbrëmshëm

Viktima e katërt në aksidentin e rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në unazën e Shkupit është 20-vjeçari nga Shkupi, M.Gj.....

Trending