Lajme
Mickoski: Shumë shpejt do të vijmë në një zgjidhje edhe për provimin e jurisprudencës
Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se është i gatshëm të diskutohet përdorimi i gjuhëve në provimin e jurisprudencës, duke theksuar se nuk ka pengesë që edhe komunitetet të kenë të drejtën të përparojnë dhe të përdorin gjuhën e tyre, brenda kornizës kushtetuese dhe ligjore.
Më tej Mickoski shtoi se arsimi është çelësi i zhvillimit dhe se vendimet në këtë drejtim duhet të tejkalojnë interesat politike dhe të shmangin “grackat nacionaliste”, duke paralajmëruar se së shpejti mund të arrihet një zgjidhje që të jetë e pranueshme për të gjithë.
“Sado që të na tërheqin temat ditore, është e rëndësishme që të përkushtohemi në disa prej tyre. Sado që të ketë politike dhe interesa në prapavijë në imponimin e temës për përdorimin e gjuhëve në dhënien e provimit të jurisprudencës, unë jam i gatshëm dhe në mënyrë të caktuar më vjen mirë që përfundimisht mund të flasim për arsim, por bisedat patjetër duhen vendosur në prizmin e duhur. Unë jam i gatshëm të ndihmoj në çdo proces që do të nënkuptonte arsim më të mirë dhe më të fortë. Konsideroj se dera e mundësive dhe dalje e shpëtimi i çdokujt, siç përmenda, është pikërisht arsimi i fortë. Kjo na bën më të fortë. Kjo mund ta ndërtojë të ardhmen tonë. Shansi i vetëm për sukses është mësimi, përkushtimi dhe hapja e perspektivave të reja. Nuk kam asnjë pengesë të flitet për temat që sot janë aktuale dhe çdo komunitet ta ketë të drejtën të përparojë dhe përdorë gjuhën e tij, kuptohet derisa kjo është në kornizë të Kushtetutës, ligjeve, dhe derisa respektohet vula jonë identitare – gjuha maqedonase. Andaj shumë shpejt do të vijmë në një zgjidhje që të gjithë duhet ta mbështesim dhe që do t’i kapërcejë mbi interesat dhe tendencat individuale partiake dhe ndoshta politike që të ngecim në edhe në një grackë nacionaliste, e historia na mëson se të tilla gracka janë metoda më e mirë e atyre që kanë interesa personale kriminale ose të tjera dhe që rregullisht fshihen prapa temave të këtilla, që janë mbulesë e qëllimeve të vërteta që të keqpërdoret bashkëjetesa dhe të krijohen pengesa” u shpreh Mickoski.
Lajme
Ali Ahmeti në mbështetje të Arkin Jahijit: Bërvenica meriton më shumë
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, së bashku me përfaqësues të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), ka zhvilluar një takim me qytetarët në Gurguricë, ku është prezantuar programi i kandidatit të tyre për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji.
Ahmeti theksoi se Bërvenica meriton përfaqësim të përgjegjshëm dhe zhvillim, ndërsa shprehu bindjen se Jahiji përfaqëson alternativën që do t’u mundësojë qytetarëve të vendosin vetë për të ardhmen e komunës.
“Sonte, së bashku me përfaqësuesit e Aleancës Kombëtare për Integrim, në Gurguricë, takuam qytetarët për të bashkëbiseduar mbi vizionin tonë për Bërvenicën dhe për të prezantuar programin e kandidatit tonë për kryetar komune, z. Arkin Jahiji.
Bërvenica meriton përfaqësim dinjitoz, të denjë dhe të përgjegjshëm. Gurgurica dhe çdo vendbanim i komunës meritojnë një kryetar që i përfaqëson interesat e qytetarëve, që nuk luan me fatin e tyre, që nuk e dorëzon Bërvenicën te të tjerët dhe që nuk e tjetërson vullnetin e qytetarëve, ashtu siç ndodhi para një viti.
Jam i bindur se qytetarët e Bërvenicës e dinë se ku qëndron alternativa e dinjitetshme dhe premtuese. Ajo është te Arkin Jahiji, te vizioni i tij dhe te përkushtimi për një Bërvenicë që vendos vetë për të ardhmen e saj.
Bërvenica meriton dinjitet, përfaqësim dhe zhvillim!
Arkin Jahiji, kryetar i Bërvenicës!”, ka shkruar Ahmeti.
Lajme
Kasami dhe Mexhiti vizitojnë shtabin e Jakup Huseinit në Çellopek: Edhe 7 ditë deri te ndryshimi
Dy bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë vizituar sonte shtabin e kandidatit për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, në Çellopek. Pas vizitës në shtab, ata kanë vijuar me kafe dhe bashkëbisedim me banorët e fshatit.
Huseini ka ndarë pamje nga takimi, duke theksuar mbështetjen që po merr në prag të zgjedhjeve lokale të 18 tetorit, nga të cilat e ndajnë edhe vetëm një javë.
“Bashkë për Bërvenicën, me numrin 4! Edhe 7 ditë deri te NDRYSHIMI!”, ka shkruar Huseini në statusin e tij.
Lajme
Tragjedi në Gjilan: Babai e vret djalin!
Një vrasje e rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Pogragjë të Komunës së Gjilanit, këtë e ka konfirmuar edhe Policia.
Siç mëson Gazeta Nacionale nga burime të sigurta, babai e ka vrarë djalin e tij.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, ka njoftuar se rreth orës 19:30 janë pranuar informacione për të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, një person i lindur në vitin 1997 ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
-
Lajme11 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
