Connect with us

Lajme

I burgosuri palestinez vdes pas 25 vitesh në burgim izraelit

Një i palestinez ka ndërruar jetë të dielën në burgun izraelit pas 25 vitesh burgim, njoftuan grupet për mbrojtjen e të burgosurve, transmeton Anadulu.

Imad Rajih Sarhan, 47 vjeç, ndërroi jetë në burgun Gilboa në veri të Izraelit, ndërsa autoritetet izraelite ia atribuuan vdekjen e tij një sulmi në zemër, thanë në një deklaratë të përbashkët Komisioni Palestinez për Çështjet e të Burgosurve dhe Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Megjithatë, autoritetet izraelite nuk dhanë detaje të mëtejshme mbi rrethanat e vdekjes apo gjendjen e tij shëndetësore para vdekjes.

Sarhan, nga qyteti Haifa në veri të Izraelit, po vuante dënim me burgim të përjetshëm që nga 15 tetori 2001.

“Në vitet e para të burgimit, Sarhan iu nënshtrua marrjeve të gjata dhe të ashpra në pyetje si dhe metodave sistematike të torturës, të cilat lanë pasoja serioze dhe afatgjata në trupin e tij dhe përkeqësuan gjendjen e tij shëndetësore gjatë viteve”, thuhet në deklaratë.

Dy grupet thanë se i burgosuri gjithashtu vuante nga neglizhenca “sistematike” mjekësore, gjë që çoi në zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe arterieve.

Me vdekjen e tij, numri i të burgosurve palestinezë që kanë vdekur në burgjet izraelite arriti në 90 që nga tetori 2023 dhe në 327 që nga pushtimi izraelit i Bregut Perëndimor në vitin 1967.

Sipas raporteve palestineze dhe izraelite për të drejtat e njeriut, të paktën 9.500 të burgosur palestinezë ndodhen aktualisht në burgjet izraelite, duke u përballur me uri, torturë dhe neglizhencë mjekësore, çka ka çuar në vdekjen e dhjetëra personave.

Lajme

Vilson Sinishtaj ligjëron në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar me temën “Konformizmi apo nacionalizmi që ndërton?”

Akademia Politike e Forumit Shqiptar vazhdon ciklin e ligjëratave me personalitete të jetës publike, kombëtare dhe të diasporës shqiptare.

Në javën e dytë të programit, i ftuar do të jetë Vilson Sinishtaj, politolog, veprimtar i dalluar i diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ish-kryetar i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”.

Sinishtaj do të mbajë ligjëratën me temën:

“Konformizmi apo nacionalizmi që ndërton?”

Ligjërata do të hapë një debat të rëndësishëm mbi një dilemë që prek drejtpërdrejt të ardhmen politike të shqiptarëve në Mal të Zi: a është konformizmi shenjë maturie politike, apo në momente të caktuara bëhet dorëzim i interesave kombëtare?

Në qendër të diskutimit do të jenë disa pyetje thelbësore:

A mund të ketë barazi reale kur të gjitha komunitetet trajtohen sikur janë nisur nga e njëjta pikë?

A mjafton ideja e “shtetit qytetar” nëse në praktikë ajo shpesh nënkupton gjuhën, normat, planet dhe prioritetet e shumicës?

Kur shqiptarët kërkojnë gjuhë, simbole, përfaqësim, buxhet dhe vendimmarrje, pse kjo shpesh quhet nacionalizëm?

A ekziston një nacionalizëm modern, demokratik dhe ndërtues, që nuk përjashton askënd, por nuk pranon as shkrirjen politike të shqiptarëve?

Duke marrë si pikë reference përvojën politike të Malësisë dhe zhvillimet pas vitit 2019, Sinishtaj do të trajtojë raportin mes identitetit kombëtar, përgjegjësisë institucionale, bashkimit politik dhe së ardhmes së shqiptarëve në Mal të Zi.

Ligjërata nuk synon të japë përgjigje të lehta, por të nxisë reflektim serioz mbi atë se çfarë duhet të ruajnë, çfarë duhet të ndryshojnë dhe si duhet të organizohen shqiptarët në një kohë kur kërkohen më shumë dije, më shumë përgjegjësi dhe më shumë vizion politik.

Akademia Politike e Forumit Shqiptar vazhdon të krijojë hapësirë për debat, formim dhe përgatitje të një brezi të ri të angazhuar në jetën publike, institucionale dhe kombëtare.

Continue Reading

Lajme

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi: Po transformojmë shëtitoren e lumit Vardar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po zhvillojnë një aksion për mirëmbajtjen dhe rregullimin e hapësirave të gjelbra përgjatë Shëtitores së Vardarit.

Sipas Seferit, po realizohen aktivitete për kositjen dhe rregullimin e sipërfaqeve të gjelbra në të dyja anët e Kejit të Vardarit, në segmentin nga ura te bulevardi “8 Shtatori” deri te Ura Binjake në Novo Lisiçe.

Ai theksoi se falë angazhimit të vazhdueshëm të ekipeve në terren, shëtitorja po merr një pamje më të rregullt dhe më të mirëmbajtur, me qëllim që qytetarët të kenë hapësira publike më të pastra dhe më funksionale.

“Mbajtja e hapësirave publike të pastra dhe funksionale për qytetarët mbetet një nga prioritetet tona kryesore, ndërsa aktivitetet në terren vazhdojnë në të gjitha pjesët e qytetit”, ka deklaruar Seferi.

Nga Ndërmarrja për Parqe dhe Gjelbërim bëjnë të ditur se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në lokacione të tjera të kryeqytetit, në kuadër të aktiviteteve të rregullta për mirëmbajtjen e gjelbërimit urban.

Continue Reading

Lajme

Messi shkruan histori me het-trik, Argjentina nis mbrojtjen e titullit me fitore të thellë

Argjentina e ka nisur me fitore fushatën në Kupën e Botës, duke mposhtur Algjeria me rezultat 3-0 në ndeshjen e Grupit J të zhvilluar në Kansas City.

Heroi i takimit ishte kapiteni Lionel Messi, i cili realizoi të tre golat në minutat 17, 60 dhe 76, duke udhëhequr kampionët në fuqi drejt një fillimi perfekt në turne.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, me dy gola të anuluar brenda tetë minutave të para. Fillimisht Messi shënoi në minutën e 4-t, por goli u anulua për pozicion jashtë loje, ndërsa pak më vonë Fares Chaïbi shënoi për Algjerinë, por goli i tij u anulua gjithashtu.

Në minutën e 17-të, Argjentina kaloi në avantazh. Rodrigo De Paul asistoi për Messin, i cili u fut në zonë dhe realizoi me një goditje të saktë nga rreth 17 metra.

Me këtë gol, të 14-tin e tij në historinë e Kupave të Botës, Messi iu bashkua emrave si Kylian Mbappé dhe Gerd Müller në listën e golashënuesve më të mirë historikë të turneut.

Në pjesën e dytë, Argjentina e vulosi fitoren. Në minutën e 60-të, pas një tentative të Alexis Mac Allister që u devijua nga portieri Luca Zidane, Messi ishte i pari në top dhe e dërgoi në rrjetë për 2-0.

Ky ishte goli i tij i 15-të në Kupën e Botës, duke e barazuar me Cristiano Ronaldon në listën historike të realizuesve.

Het-triku u kompletua në minutën e 76-të, pas një kombinimi me Nicolás González, kur Messi realizoi bukur nga kufiri i zonës për 3-0 final.

Në minutën e 79-të, trajneri Lionel Scaloni e zëvendësoi Messin, ndërsa i gjithë stadiumi e përcolli me duartrokitje.

Përveç fitores, Messi vendosi edhe rekorde historike: arriti 200 paraqitje me kombëtaren dhe u bë lojtari i parë që luan në gjashtë Kupa Bote të ndryshme.

Argjentina e nis kështu me dominim të plotë mbrojtjen e titullit botëror.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Vilson Sinishtaj ligjëron në Akademinë Politike të Forumit Shqiptar me temën “Konformizmi apo nacionalizmi që ndërton?”

Akademia Politike e Forumit Shqiptar vazhdon ciklin e ligjëratave me personalitete të jetës publike, kombëtare dhe të diasporës shqiptare. Në...

Lajme2 hours ago

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi: Po transformojmë shëtitoren e lumit Vardar

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Parqe dhe Gjelbërim, Muamer Seferi, ka njoftuar se ekipet në terren po zhvillojnë një aksion...

Lajme4 hours ago

Messi shkruan histori me het-trik, Argjentina nis mbrojtjen e titullit me fitore të thellë

Argjentina e ka nisur me fitore fushatën në Kupën e Botës, duke mposhtur Algjeria me rezultat 3-0 në ndeshjen e...

Lajme4 hours ago

Tetë vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës

Në fshatin e vogël grek Nivici (Psaredes) në brigjet e Liqenit të Prespës në territorin e Greqisë, para tetë viteve,...

Lajme4 hours ago

Ahmeti mbledh Kryesinë e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, në fokus zhvillimet politike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kryesuar mbledhjen e katërt të Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të...

Lajme4 hours ago

A i është hequr vërtet “non grata” Sali Berishës?

Nga Altin Ketro Nëse do të masësh fuqinë politike të një lideri që ka udhëhequr një vend, ajo vlerësohet më...

Lajme4 hours ago

Kamioni i shkatërruar: Aksident i rëndë trafiku mëngjesin e sotëm në unazën e Shkupit

Aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 05:30 në unazën e Shkupit, pranë Mirkovcit, përcjellë...

Lajme4 hours ago

Tensione në kufi! Paralajmërohen bllokada në pikat kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Të dielën pritet të ketë bllokime të përkohshme në disa pika kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pasi organizata...

Lajme4 hours ago

Diaspora vulos epërsinë e Kurtit, del kandidati më i votuar në përfaqësitë diplomatike

Janë numëruar të gjitha votat në përfaqësitë diplomatike të Kosovës, ndërsa këta janë 10 kandidatët më të votuar të Lëvizjes...

Lajme15 hours ago

Vetëm 10 ditë i punësuar në administratë, Muka: Rama i maste punët e ministrave me pëlqime në Facebook

Studiuesi Taulant Muka është ndër të paktit persona që ka punuar më pak në administratën shtetërore. Ai ka qenë vetëm...

Trending