Lajme
Fondi Humanitar “Trieshi” festoi 10-vjetorin e themelimit
Ditë më parë në në New York, u kremtua 10 vjetori i themelimit të Fondit Humanitar “Trieshi” , organizatë kjo humanitare që përfshinë poashtu edhe qytete të tjera në SHBA, si Detroitin, e mjedisa të tjera ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët e Malësisë së Madhe, nga trojet e tyre etnike nën Malin e Zi :
Gjon Gjokaj
banner
Bashkëkombas e aktivistë të shquar të komunitetit shqiptar të Miciganit,
I përndershmi Dom Fred Kalaj
Vëllezër të dashur trieshianë
Zonja dhe Zotërinj,
Më lejoni që t’ju përshendes me respekt të thellë në emër Fondit Humanitar TRIESHI, dhe në emrin tim personal!
Është kënaqësi dhe privilegj për mua, që sonte t’i drejtohem këtij komuniteti malësor, i cili i ka shërbyer me besnikëri kauzës kombëtare për më shumë se gjysmë shekulli.
Nxjerrja në pah e vlerave tuaja do të kërkonte kohë të gjatë, por mbi të gjitha, njohuri të thella. Por, duke e respektuar dhe vlerësuar thellësisht kontributin tuaj, më lejoni t’ia kushtoj këtë mbrëmje vendlindjes sime Trieshit, një vend që është padyshim i lidhur ngushtë me origjinën dhe gjakun tuaj.
Meqenëse jemi mbledhur për të festuar këtë përvjetor jubilar të “Fondit Humanitar Trieshi”, nuk mund të mos u kushtoj vëmendje rrënjëve të këtij fisi të lashtë arbnor, përkatësisht të prek disa ngjarje historike që kanë ruajtur pastërtinë e trashëgimisëgjenetike dhe identitetin shqiptar, gjë që na bën krenarë për atë që jemi sot.
Trieshi është një Bajrak i jashtëzakonshëm, i njohur për trimëri dhe tradita zakonore, që karakterizohet nga besa, burrnia e mikpritja shqiptare.
Ky Bajrak ishte nismëtar i vendimeve të rëndësishme kombëtare, siç ishte Kuvendi Kombëtar në Greçë të Trieshit, ku u hodhën themelet e para të autonomisë shqiptare, i njohur si “Memorandumi i Greçës”, e që ishte pararëndës i kuvendit të madh të Vlorës në vitin 1912, të shpalljes së pavarësisë së shtetit shqiptar.
Trieshi gjithmonë e ka provuar veten përmes nyjeve historike, ku dolën fitimtarë pothuajse në çdo betejë të njohur në histori, që nga Lufta e Koritës në fillim të shekullit të 17-të, ku Milica e Markut i preu kryet Pashait turk, deri te Lufta e Lemajës e vitit 1907, ku luftëtarët trieshanë mundën forcat e Tërgut Pashës dhe i përzunë përgjithmonë nga Lugina e Cemit. Kjo luftë i parapriu Kryengritjes së Malësisë, në të cilën shumë trieshanë dhanë jetën e tyre kundër osmanëve dhe ishin ndër martirët e parë të lirisë.
Studiuesit e huaj kanë shkruar shpesh për qëndrueshmërinë dhe trimërinë e pashoqe të trieshianëve në mbrojtjen e vendit të tyre.Një ndër ta ishte diplomati dhe albanologu francez në Shkodër, Hyacinthe Hecquard, ndërmjetës i këtyre konflikeve, i cili për Luftën e Nikmarashit më 1856, kur pas masakrës së madhe të krahinës së Kuçit dhe Kojës, ushtria e madhe malazeze e komanduar nga Senatori dhe Vojvoda i Cetinës, Petar Filip Vujoviq, sulmoi Trieshin, shkroi për fitoren e trieshianëve: “Një tjetër betejë u zhvillua në Triepsh, në të cilën humbën jetën pesëdhjetë malazezë. Njëzet e dy kokat e prera të malazezëve, nga malësorët e Triepshit, u sollën me urdhër të Mustafë Pashës, dhe u ngulën mbi “Bedenat e Kalasë” së Shkodrës.
Bashkëvendas të dashur
Trieshi është sprovuar shumë herë gjatë historisë, duke sakrifikuar veten për besë e burrni, por edhe në raste hakmarrje, trieshianët do të jepnin sprova se dinin të marrin hak për të mos korit fisin e tyre, por do të dëshmonin se ishin edhe humanë dhe dinin të falnin gjakun kur është e arsyeshme, por në disa raste edhe për të mos farue shtëpinë egjaksorit. Ky lloj fenomeni i Kanunit Lekë Dukagjinit, haset rrallë në trevat shqiptare, e që At Gjergj Fishta do ta quante – “Premje e Drejtë”, një vendim burrëror i lidhur me traditën, bujarinë dhe ‘Besën e Zotit”.
Duke u mbështetur në këtë virtyt dhe dhuratë hyjnore që zotëronin malësorët e këtyre aneve, në vitet ’60, të shekullit të kaluar, trieshianët themeluan shoqatën e parë kulturo-artistike në Malësi, të quajtur BESA, ose “Besa e Trieshit”, e cila, falë interpretimeve të aktorëve të njohur trieshianë, shkaktoi sensacion dhe performoi me sukses në skenat ballkanike.
Inteligjenca Trieshiane
Në periudhën e më vonëshme të historisë, të rrugëtimit tonë aspak të lehtë, e gati biblik për ruajtjen e qenies tonë kombëtare, për liri, rilindje dhe ringritje, për arsim dhe emancipim, trieshianët dhanë kontributin e tyre, që janë dëshmi të faktuara në analet e historisë tonë kombëtare, si: reformatorë të arsimit kombëtar, juristë, publicistë, diplomatë, deputetë, teofilozofë,patriotë dhe mësues të parë te arsimit shqip në Malësi, që ndikuan dhe në zhdukjen e analfabetizmit në Malësinë e Madhe.
Më pas, në periudhën komuniste, doli një grup tjetër ideologësh të paepur, të cilët e mbajtën gjallë arsimin shqip në Triesh dhe, pavarësisht reprezaljeve sistematike ndaj shqiptarëve, pedagogët e Trieshit nuk u thyen dhe arritën ta emërtojnë shkollën fillore në Triesh me emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut.
Të nderuar të pranishëm,
Trieshianët në Amerikë ishin dhe mbetën ndër kontribuesit më të fortë të kauzës së shtrenjtë kombëtare, veprimtarë të dalluar që iu kundërvunë suksesshëm shovinizmit sllav, ata ishin personalitete që ndikuan në miratimin e rezolutave dhe sensibilizimin e çështjes se Kosovës në Kongresin Amerikan deri te takimet më të larta të drejtpërdrejta me presidentët amerikanë.
Personalitetet trieshiane ishin ata që:
– U ftuan në inaugurimin presidencial; – U ftuan personalisht në Shtëpinë e Bardhë; – U dekoruan nga presidentët amerikanë; – Gazetarë në Zërin e Amerikës; – Publicistë dhe botues; – Zëdhënës të UÇK-së në Shtetet e Bashkuara; – Kryetar të Fondit “VendlindjaThërret” për Miçigan- Nacionalistë të njohur; – Kryetar të qendrave fetare; – Kryetar të shoqatave të ndryshme; – Humanistë të medhenj; – Biznesmenë me reputacion; -Edukatorë të dalluar; – Avokatë të shquar; – Mjekë të shkëlqyer; – Inovatorë të sofistikuar, etj.
Trieshianët në Amerikë dhanë një kontribut kolosal për popullin e Kosovës gjatë pushtimit gjenocidal serb, si në aspektin humanitar ashtu edhe financiar, përmes fondit “Vendlindja Thërret”. Por ndoshta akti i tyre më i madh i trimërisë ishte kur të rinjtë e Trieshit, së bashku me malësorë të tjerë, lanë familjen dhe luksin e tyre dhe u rreshtuan në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Disa nga kontributet e trieshianëve të Amerikës
Për të dëshmuar bujarinë e vërtetë të trieshaneve të migruar në Amerikë, do të na duheshin një mori arkivash mbi aktivitetet e tyre, por dua të theksoj se çdo ndërtim i ri në Triesh, qoftë në shtëpi apo në projekte sociale, janë kryer nga trieshianet e migruartë Amerikës, kështu që dua të përmendi disa nga ato projekte me të hershme që trieshianët e Amerikës kontribuan, si; Riparimi i kishës – Zoja e Rruzare në Triesh, Ndërtimi i -Qendrës së Rinisë në Stjepoh, Ndërtimi i kishës – Shën Shtjefni në Koritë, sponsor të manifestimit të “250 vjetorit të themelimit të Famullisë së Trieshit etj.
Por përveç këtyre, trieshianët e Amerikës kanë kontribuar në çdo projekt të madh në Malësi, si dhe në vise të tjera shqiptare. Kontributet më të mëdha ishin ato të trieshianëve në komunitetet e tyre të cilat kishin vlerën e miliona dollarëve për ndërtimin e qendrave fetare, si; Ndërtimi i kishës së re në Scarsdale NY; -Ndërtmi i Kishës së Shën Palit në Rochester Hills MI, si dhe Ndërtimi dhe riparimi i Kishës;- Zoja Pajtore në Southfield MI.
Aktivitet e Fondit Humanitar TRIESHI
Siç dihet, Fondi Humanitar Trieshi u themelua nga një grup aktivistësh të Trieshit në Nju Jork në vitin 2016. Ideja e krijimit të një organizate për të adresuar nevojat e larmishme të banorëve të Trieshit kishte lindur disa vite më parë, por u realizua gjatë projektit të rindërtimit dhe modernizimit të rruges së Trieshit, ku brenda një periudhe të shkurtër u mblodhën afro një milion dollarë. Ndërkohë, kemi mbështetur veprimtari shkencore, akademike e kulturore, kemi promovuar historinë dhe trashëgiminë tonë, si dhe kemi përkujtuar figura që kanë lënë gjurmë në jetën kombëtare shqiptare, të cilat besoj se kanë një dimension humanitar dhe kombëtar , të cilat janë financuar nga donacionet tuaja dhe të shumë aktivistëve tjerë, një kontribut që rikapitulon shifrën e 1.5 milion dollarëve.
Aktivitet kryesore të FHT gjatë këtyre 10 viteve
-Rikonstruktimi dhe asfaltimi i rrugës automobilistike të Trieshit -Rindertimi dhe Inagurimi i memorialit të Skënderbeut prane Shkollës Fillore në Stjepoh
-Zgjerimi dhe modernizimi i oborrit të shkollës fillore GJKS. – Donacione për të mbështetur formimin e Komunës së Malësisë;
-Donacione për Komunën e Malësisë gjatë pandemisë COVID-19;
– Blerja e dy autobusëve për transportin e nxënësve të shkollës GJKS;
– Donacione për asfaltimin e rrugës së Muzheçkut -Triesh
-Donacione për asfaltimin e rrugës Gerçar- Cem i Trieshit
-Ndërtimi dhe rinovimi i shtëpive e trieshianëve në nevojë;
-Ndihma për riparime të ndryshme për nevojat e veçanta të popullsisë vendase;
-Donacione për evente vjetore – EXPO Trieshi, per promovimin e produkteve trieshiane;
-Shpërndarja e dhuratave, -tashmë tradicionale çdo vit në prag të Vitit të Ri, për çdo nxënës të Shkollës Fillore GJKS në Triesh.
-Donacione të herëpashershme për nxënësit dhe studiuesit trieshian, që kanë nevojë dhe për ata me rezultate të shkëlqyera akademike.
-Donacione për aktivitete të ndryshme kulturore në Malësi, Ulqin dhe Plavi Guci etj.
Aktivitete Kulturore të “Fondit Humanitar Trieshi” kushtuar figurave trieshiane
-Ribotim i veprës së prof. Lucë Lucaj “Trieshi midis Krahinës së Kuçit dhe Malësisë”;
-Orë përkujtimore kushtuar “martirit të lirisë” Atë Andre Gjekaj;
-Orë përkujtimore kushtuar 40 vjetorit të vdekjes së Mr. Agron Lucaj;
-Orë përkujtimore kushtuar 1 vjetorit të vdekjes tragjike të riut Dr. Kolë Shtjefën Nikprelaj;
-Akademi Përkujtimore kushtuar teofilozofit Dr. Athanas Gegaj.
Projektet e ardhshme të planifikuara për trevën dhe banorët e Trieshit:
-Makinë/mini ambulance me pajisje të nevojshme mjekësore në shërbim të Trieshit;
-Restaurimi i ndërtesës – “shkolla e vjetër shqipe” (ish Zyra e Vendit), me qëllim shndërrimin e saj në një muze historik dhe arsimor të Trieshit;
-Restaurimi i kishës -Zoja Rruzare në Trieshi/përkatësisbt mbështetës të riparimit te saj;
-Restaurimi i kishë -Shën Shtjefnit në Koritë;
-Vazhdimi i ndihmës vjetore për familjet në nevojë për Pashkë, Zonjë të Trieshit dhe Krishtlindje;
Vazhdimi i shpërndarjes së dhuratave të Vitit të Ri për të gjithë nxënësit e Shkollës Fillore GJKS;
-Vazhdimi i projekteve dhe kërkesave të ndryshme në të ardhmen;
-Restaurimi i Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Stjepoh;-Rindërtimi i Urës së Lemajës, e cila është pjesë e historisë sonë të lavdishme.
Si përfundim
Dua t’ju falënderoj të gjithëve ju që merrni pjesë sonte, që keni ardhur të na bëni krenarë për vendlindjen tonë dhe për këtë festim jubilar të FHT. Ju falenderojmë për kontributin tuaj bujar dhe gjithmonë në shërbim të kauzës kombëtare. Falënderojmë sinqerisht të gjithë ata që kanë kontribuar për FHT, dhe të gjithë ata që nuk janë prezent sonte, nga vende të ndryshme të Amerikës, Evropës dhe Malësisë.
Nuk mund të gjej fjalët për të falënderuar Grupin Punues apo Këshillin e Fondit Humanitar Trieshi, i cili ka qenë gjithmonë i gatshëm në çdo kohë për t’iu përgjigjur çdo nevoje për Trieshin, dhe të cilët, që nga fillimi kanë mohuar veten dhe ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme, si morale ashtu edhe financiare për vendlindjen e vet, pa të cilat aspiratat në përmbushjen e nevojave të shumta të Vendlindjes -Trieshi, nuk do të ishin realizuar, të cilët janë:
Anëtarët e Kryesisë së FHT: Kolë Z. Cacaj -Sekretar dhe Ish Kryetar; Marjan Gj. Ujkaj dhe Nua N. Dedivanaj – Nënkryetarë; Pjetër N. Lucaj – Arkëtar për 10 vjet rresht. Si dhe këshilltarët Marash Lucaj (Kryetar i parë), Tomë Gjonlekaj (drejtues i bordit të parë), Shtjefën Nikprelaj (drejtues i bordit të parë), Nikë Gjuravçaj (Ish Nënkryetar), Kolë Cacaj, Dodë Curanaj, Nikollë Curanaj, Nikë Gjuravçaj, Fran Gjonaj, Nikollë Gjurashaj, Vasko Nikprelaj, Marjan Nikprelaj, Fran Cacaj, Mark Cacaj, Zef Ujkaj, Pjetër Gegaj, Meri Cacaj, Jozef Gjolaj, Nikollë Cacaj, Gjon Lucaj, etj. Si kryetar i kësaj organizate që më besuan këtë detyrë të përgjegjshme, jam krenar për këta burra trieshianë, por jam gjithashtu krenar që kam qenë pjesë e këtij grupi, me të cilin u përpoqëm së bashku të bënim më të mirën për Trieshin.
Njëkohësisht, dëshirojmë të falënderojmë Grupin Punues të FHT, të Miçiganit, të cilët me kontributin, angazhimin dhe punën e tyre të shkëlqyshme e bëne të mundur këtë natë jubilare madhështore, me të cilët kemi forcuar frymën e bashkëpunimit dhe veprimit brenda NJË KËSHILLI të përbashkët të quajtur “Fondi Humanitar Trieshi”- SHBA, të cilët janë:
Nua Nikollaj(kryetar i grupit), Kolë Dedivanaj, Kolë Gjurashaj, Luigj Cacaj, Marash Lucaj, Gjokë Gjolaj, Luigj Gjokaj, Marash Micakaj, Agron Dedivanaj, Prekë Gjekaj, Rrok Lucaj, Lekë Dukaj, Nikollë Lucaj, Kolë Gashaj, Robert Nikprelaj, Dedë Lucaj, Dodë Nikprelaj, Fran Lucaj, Gjeto Dedivanaj, Palokë Nikollaj, Prelë Cacaj etj. Falenderojmë këngëtarët që kanë ardhur sonte falas, posaçërisht për këtë natë, për të festuar me ne dhe për të na argëtuar, me të cilët gjithmonë kemi qenë krenarë si më të mirët e kombit, si; Nikollë Nikprelaj, Kolë dhe Hanë Nikprelaj, Fran Lucaj, Marie Lajçaj dhe Marjan Micakaj.
Zoti ju bekoftë dhe faleminderit për vëmendjen tuaj!
Lajme
Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare
Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Click Plus” në TV21, ka bërë një bilanc të dy viteve të qeverisjes së koalicionit, duke theksuar se shqiptarët po marrin pjesën që u takon në investime dhe përfaqësim institucional.
Sipas tij, ndryshimet tashmë po ndihen në komunat dhe vendbanimet shqiptare, ndërsa fokusi i VLEN-it ka qenë që përfitimet të mos mbeten vetëm në çështje simbolike, por të reflektohen në ekonomi dhe zhvillim.
“Shqiptarët duhet ta marrin hisen e tyre në buxhet. Ekonomia e determinon politikën, jo të mbetemi vetëm në çështjet folklorike. Përkushtimi ynë ka qenë të marrim hisen që na takon. Janë 3 miliardë euro të fokusuara në vendbanimet shqiptare”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se përmes procesit të decentralizimit janë realizuar 360 projekte në komunat shqiptare, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e financimit vjen nga kredia hungareze.
“Nga 300 milionë euro të kredisë hungareze, 100 milionë janë dedikuar për komunat shqiptare. Po ashtu kemi avancuar çështje si ligji për përfaqësim të drejtë, provimi i jurisprudencës, ligji për lojërat e fatit, Korridori 8, sheshi Skënderbeu dhe ligji për Medresenë”, tha ai.
Duke folur për rikonstruimin e Qeverisë, Mexhiti deklaroi se VLEN do të dalë më i fuqishëm, duke udhëhequr me gjashtë ministri.
“Nga 18 resorë në Qeveri, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri. Do të dalim shumë më të fuqishëm. Kemi një ekip me djem dhe vajza të përgatitur, profesionistë, që do ta zbatojnë programin e VLEN-it dhe do ta rrisin dinamikën e ekzekutivit”, u shpreh ai.
Sipas Mexhitit, VLEN do të marrë në drejtim Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, si dhe Ministrinë e Kulturës, me synimin për të përmbyllur çështje që, sipas tij, kanë mbetur të pazgjidhura prej vitesh.
“Ne i kemi kërkuar këto dikastere sepse duam të mbyllim disa çështje që, edhe pse janë drejtuar gjashtë herë nga të tjerë, nuk janë zgjidhur, si provimi i jurisprudencës dhe rreth 30 licenca apo provime të tjera”, tha ai.
I pyetur për ministrinë që drejtonte Fatmir Limani, Mexhiti theksoi se Limani nuk është më pjesë e VLEN-it dhe se koalicioni negocion vetëm për kuadrot e veta.
“Fatmir Limani nuk është më pjesë e VLEN-it. Këtë e kemi deklaruar publikisht unë, Bilall Kasami, por edhe vetë Limani ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e VLEN-it”, përfundoi Mexhiti.
Mexhiti, ka komentuar spekulimet rreth emrave të Agon Feratit dhe Jeton Shasivarit si ministra të mundshëm në përbërjen e re të Qeverisë.
Ai tha se të dy janë pjesë e një gjenerate të re që meriton të ketë mundësinë të kontribuojë në institucione, por theksoi se ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.
\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Sikur Agon Ferati, ashtu edhe Jeton Shasivari janë gjeneratë e re dhe mendoj se e meritojnë shansin. Megjithatë, ende nuk ka asgjë definitive, pasi bisedimet nuk kanë përfunduar\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se negociatat për përbërjen e re qeveritare janë ende në zhvillim dhe se emrat zyrtarë do të bëhen të ditur pasi të përmbyllen konsultimet.
Lajme
Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur për 20 vite
Zëdhënësja e qeverisë, Venera Latifi Azizi në emisionin “PodGo” në “Telegrafi” duke folur për emrat e rrugëve në Tetovë, ka akuzuar BDI-në se me vite të tëra ka qenë në qeveri dhe zgjidhjet rreth problematikave çdoherë kanë qenë gjysmake.
Ajo thotë se tani opozita shqiptare pa të drejtë del e proteston.
“Kanë qenë në qeveri me vite të tëra dhe çohen e protestojnë. Zgjidhjet kanë qenë gjysmake, ata i dinë problemet sepse kanë qeverisur mbi 20 vite. Dhe tani kthehen e protestojnë kundër vetvetes. Nuk e kanë bërë Korridorin 8, Rrugën Shkup- Bllacë, provimin e jurisprudencës dhe tjera. Tani në Tetovë vjen edhe një investim prej 21 milionë euro ku do të ketë 500 punësime të reja”, ka thënë Azizi.
Ajo tha se emrat për të cilët ka vepruar tani Gjykata Kushtetuese, asnjëherë nuk kanë qenë as të evidentuar dhe se popullata me zemër i ka pranuar.
“Kryetari jonë Bilall Kasami është duke punuar, i ka detektuar problemet dhe është duke shkuar drejt zgjidhjes që simbolizonin një të kaluar titiste, komuniste. Ai ka formuar Komision dhe shumë mirë e dinë se ai është duke punuar që të jetë një zgjidhje me dinjitet siç e meritojnë qytetarët e Tetovës”, ka thënë zëdhënësja Azizi.
Lajme
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të TetovësProf. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës
Në Universitetin e Tetovës sot u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së rektorit, gjatë së cilës rektori në largim Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ia dorëzoi drejtimin e institucionit rektorit të ri të zgjedhur për mandatin 2026-2029, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit.
Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua në prani të kryetarit të Komisionit Universitar Zgjedhor, prorektorëve, dekanëve të njësive akademike, senatorëve të Universitetit, Sekretarit të përgjithshëm, si dhe përfaqësuesve të administratës universitare, duke reflektuar frymën institucionale dhe vazhdimësinë e qeverisjes akademike.
Me këtë rast, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i uroi suksese Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit në ushtrimin e detyrës së re, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit institucional, avancimit të cilësisë në arsimin e lartë, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit.
Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti shprehu mirënjohje për besimin e dhënë nga komuniteti akademik dhe falënderoi Prof. Dr. Jusuf Zejnelin për kontributin e tij gjatë drejtimit të Universitetit të Tetovës. Ai theksoi se do të angazhohet për ta çuar përpara misionin dhe vizionin e Universitetit, duke u fokusuar në cilësinë akademike, inovacionin, transformimin digjital dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, duke shënuar një tranzicion të rregullt institucional dhe fillimin e një kapitulli të ri në drejtimin e Universitetit të Tetovës.
-
Lajme7 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
