Connect with us

Lajme

ASH: Komuna e Çairit po merr kredi prej 2 milionë eurosh, kjo tregon krizën financiare

Aleanca për Shqiptarët, përmes një konference për media të mbajtur para Komunës së Çairit, ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin e Këshillit Komunal për të nisur procedurën për marrjen e një kredie afatgjatë në vlerë prej 120 milionë denarësh, ose rreth 2 milionë euro.

Sipas përfaqësuesve të partisë, dokumentet e prezantuara tregojnë se mjetet nuk janë të destinuara për realizimin e projekteve të reja, ndërtimin e parqeve apo zhvillimin e infrastrukturës, por për mbulimin e detyrimeve ekzistuese financiare.

“Ajo që qytetarëve të Çairit iu premtua para gjashtë muajsh si zhvillim, sot po zëvendësohet me një borxh të ri për të shlyer borxhet e vjetra. Ky është një tregues i qartë i keqmenaxhimit të Komunës së Çairit dhe një pranim publik se komuna ndodhet në krizë financiare”, deklaruan nga Aleanca për Shqiptarët.

Partia vlerëson se marrja e kësaj kredie ngre pikëpyetje serioze mbi menaxhimin financiar të komunës dhe kërkon transparencë të plotë për mënyrën se si do të përdoren fondet dhe për gjendjen reale të financave komunale.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Click Plus” në TV21, ka bërë një bilanc të dy viteve të qeverisjes së koalicionit, duke theksuar se shqiptarët po marrin pjesën që u takon në investime dhe përfaqësim institucional.

Sipas tij, ndryshimet tashmë po ndihen në komunat dhe vendbanimet shqiptare, ndërsa fokusi i VLEN-it ka qenë që përfitimet të mos mbeten vetëm në çështje simbolike, por të reflektohen në ekonomi dhe zhvillim.

“Shqiptarët duhet ta marrin hisen e tyre në buxhet. Ekonomia e determinon politikën, jo të mbetemi vetëm në çështjet folklorike. Përkushtimi ynë ka qenë të marrim hisen që na takon. Janë 3 miliardë euro të fokusuara në vendbanimet shqiptare”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se përmes procesit të decentralizimit janë realizuar 360 projekte në komunat shqiptare, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e financimit vjen nga kredia hungareze.

“Nga 300 milionë euro të kredisë hungareze, 100 milionë janë dedikuar për komunat shqiptare. Po ashtu kemi avancuar çështje si ligji për përfaqësim të drejtë, provimi i jurisprudencës, ligji për lojërat e fatit, Korridori 8, sheshi Skënderbeu dhe ligji për Medresenë”, tha ai.

Duke folur për rikonstruimin e Qeverisë, Mexhiti deklaroi se VLEN do të dalë më i fuqishëm, duke udhëhequr me gjashtë ministri.

“Nga 18 resorë në Qeveri, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri. Do të dalim shumë më të fuqishëm. Kemi një ekip me djem dhe vajza të përgatitur, profesionistë, që do ta zbatojnë programin e VLEN-it dhe do ta rrisin dinamikën e ekzekutivit”, u shpreh ai.

Sipas Mexhitit, VLEN do të marrë në drejtim Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, si dhe Ministrinë e Kulturës, me synimin për të përmbyllur çështje që, sipas tij, kanë mbetur të pazgjidhura prej vitesh.

“Ne i kemi kërkuar këto dikastere sepse duam të mbyllim disa çështje që, edhe pse janë drejtuar gjashtë herë nga të tjerë, nuk janë zgjidhur, si provimi i jurisprudencës dhe rreth 30 licenca apo provime të tjera”, tha ai.

I pyetur për ministrinë që drejtonte Fatmir Limani, Mexhiti theksoi se Limani nuk është më pjesë e VLEN-it dhe se koalicioni negocion vetëm për kuadrot e veta.

“Fatmir Limani nuk është më pjesë e VLEN-it. Këtë e kemi deklaruar publikisht unë, Bilall Kasami, por edhe vetë Limani ka bërë të ditur se nuk është më pjesë e VLEN-it”, përfundoi Mexhiti.

Mexhiti, ka komentuar spekulimet rreth emrave të Agon Feratit dhe Jeton Shasivarit si ministra të mundshëm në përbërjen e re të Qeverisë.

Ai tha se të dy janë pjesë e një gjenerate të re që meriton të ketë mundësinë të kontribuojë në institucione, por theksoi se ende nuk është marrë asnjë vendim përfundimtar.

\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”Sikur Agon Ferati, ashtu edhe Jeton Shasivari janë gjeneratë e re dhe mendoj se e meritojnë shansin. Megjithatë, ende nuk ka asgjë definitive, pasi bisedimet nuk kanë përfunduar\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se negociatat për përbërjen e re qeveritare janë ende në zhvillim dhe se emrat zyrtarë do të bëhen të ditur pasi të përmbyllen konsultimet.

Continue Reading

Lajme

Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur për 20 vite

Zëdhënësja e qeverisë, Venera Latifi Azizi në emisionin “PodGo” në “Telegrafi” duke folur për emrat e rrugëve në Tetovë, ka akuzuar BDI-në se me vite të tëra ka qenë në qeveri dhe zgjidhjet rreth problematikave çdoherë kanë qenë gjysmake.

Ajo thotë se tani opozita shqiptare pa të drejtë del e proteston.

“Kanë qenë në qeveri me vite të tëra dhe çohen e protestojnë. Zgjidhjet kanë qenë gjysmake, ata i dinë problemet sepse kanë qeverisur mbi 20 vite. Dhe tani kthehen e protestojnë kundër vetvetes. Nuk e kanë bërë Korridorin 8, Rrugën Shkup- Bllacë, provimin e jurisprudencës dhe tjera. Tani në Tetovë vjen edhe një investim prej 21 milionë euro ku do të ketë 500 punësime të reja”, ka thënë Azizi.

Ajo tha se emrat për të cilët ka vepruar tani Gjykata Kushtetuese, asnjëherë nuk kanë qenë as të evidentuar dhe se popullata me zemër i ka pranuar.

“Kryetari jonë Bilall Kasami është duke punuar, i ka detektuar problemet dhe është duke shkuar drejt zgjidhjes që simbolizonin një të kaluar titiste, komuniste. Ai ka formuar Komision dhe shumë mirë e dinë se ai është duke punuar që të jetë një zgjidhje me dinjitet siç e meritojnë qytetarët e Tetovës”, ka thënë zëdhënësja Azizi.

Continue Reading

Lajme

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të TetovësProf. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

Në Universitetin e Tetovës sot u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së rektorit, gjatë së cilës rektori në largim Prof. Dr. Jusuf Zejneli, ia dorëzoi drejtimin e institucionit rektorit të ri të zgjedhur për mandatin 2026-2029, Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit.

Ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua në prani të kryetarit të Komisionit Universitar Zgjedhor, prorektorëve, dekanëve të njësive akademike, senatorëve të Universitetit, Sekretarit të përgjithshëm, si dhe përfaqësuesve të administratës universitare, duke reflektuar frymën institucionale dhe vazhdimësinë e qeverisjes akademike.

Me këtë rast, Prof. Dr. Jusuf Zejneli i uroi suksese Prof. Dr. Kushtrim Ahmetit në ushtrimin e detyrës së re, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së zhvillimit institucional, avancimit të cilësisë në arsimin e lartë, kërkimit shkencor dhe ndërkombëtarizimit të Universitetit.

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti shprehu mirënjohje për besimin e dhënë nga komuniteti akademik dhe falënderoi Prof. Dr. Jusuf Zejnelin për kontributin e tij gjatë drejtimit të Universitetit të Tetovës. Ai theksoi se do të angazhohet për ta çuar përpara misionin dhe vizionin e Universitetit, duke u fokusuar në cilësinë akademike, inovacionin, transformimin digjital dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ceremonia u zhvillua në një atmosferë solemne, duke shënuar një tranzicion të rregullt institucional dhe fillimin e një kapitulli të ri në drejtimin e Universitetit të Tetovës.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Pas rikonstruimit, VLEN do të udhëheqë me 6 ministri – 3 miliardë euro investime në vendbanimet shqiptare

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, në emisionin “Click Plus” në TV21, ka bërë një bilanc të dy viteve të qeverisjes...

Lajme2 hours ago

Emrat e rrugëve në Tetovë”, Azizi: BDI proteston për problemet që vetë nuk i ka zgjidhur për 20 vite

Zëdhënësja e qeverisë, Venera Latifi Azizi në emisionin “PodGo” në “Telegrafi” duke folur për emrat e rrugëve në Tetovë, ka...

Lajme1 hour ago

Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të TetovësProf. Dr. Kushtrim Ahmeti e pranoi zyrtarisht detyrën e rektorit të Universitetit të Tetovës

Në Universitetin e Tetovës sot u zhvillua ceremonia zyrtare e dorëzim-pranimit të detyrës së rektorit, gjatë së cilës rektori në...

Lajme8 hours ago

Veliaj në burg, kryetari i bashkisë së Tiranës bëhet baba për herë të dytë, i jepet leja ta shohë fëmijën

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim, është bërë baba për herë të dytë. Bëhet...

Lajme10 hours ago

Vdekja e policit në kufi, arrestohet shoferi nga Shqipëria

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet mbrëmë pas mesnate, ku humbi jetën polici Rexhep Gashi, ka përfunduar në...

Lajme11 hours ago

Bllokohet hyrja drejt Aeroportit të Shkupit pas një aksidenti trafiku

Trafiku në autostradën Kumanovë-Veles është pezulluar që nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

Lajme11 hours ago

Nga akuzat për largime nga puna te afërsia me Beogradin: Mbaron mandati i Stoilkoviqit

Në prag të rikonstruktimit të Qeverisë, Ivan Stoilkoviq pritet të largohet nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet...

Lajme11 hours ago

Mexhiti: Mbi 70 rrugë në Çair mbajnë emra të historisë shqiptare

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, theksoi se mbi 70 rrugë në territorin e Komunës së Çairit mbajnë emra...

Lajme11 hours ago

Fondi Humanitar “Trieshi” festoi 10-vjetorin e themelimit

Ditë më parë në në New York, u kremtua 10 vjetori i themelimit të Fondit Humanitar “Trieshi” , organizatë kjo...

Lajme11 hours ago

ASH: Komuna e Çairit po merr kredi prej 2 milionë eurosh, kjo tregon krizën financiare

Aleanca për Shqiptarët, përmes një konference për media të mbajtur para Komunës së Çairit, ka shprehur shqetësim lidhur me vendimin...

Trending