Connect with us

Sport

Argjentina përmbys Egjiptin dhe kalon në çerekfinale

Kombëtarja e Argjentinës në mënyrë të jashtëzakonshme ka kaluar në çerekfinalen e Botërorit 2026.

Argjentina e mposhti Egjiptin 3-2, edhe pse ishte duke humbur 2-0 deri në minutën e 79-të të ndeshjes.

Egjipti shënoi fillimisht në minutën e 15-të të ndeshjes, përmes Yasser Ibrahim, derisa epërsinë e dyfishoi në minutën e 67-të me anë të Mostafa Zikos.

Argjentina e nisi rikthimin e madh në minutën e 79-të, kur Christian Romero shënoi pas asistimit nga Lionel Messi.

Messi u përkujdes për të shënuar golin e barazimit, në minutën e 83-të të ndeshjes.

Kur dukej se gjithçka po shkonte në vazhdime, në skenë doli Enzo Fernandezi, i cili shënoi për 3-2.

Enzo shënoi në minutën e 92-të.

Me këtë fitore, Argjentina kalon në çerekfinale të Botërorit 2026, ku do të përballet me fituesin e ndeshjes Zvicër – Kolumbi.

Kjo ndeshje do të luhet sonte, me fillim nga ora 22:00.

Sport

E “zyrtarizon” vetë ai, trajneri i ri nis punën te Partizani

Florin Bratu është trajneri i ri i Partizanit, kjo është mës e e konfirmuar dhe pritet vetëm prezantimi para gazetarëve. Klubi i kuq ia ka besuar pankinën trajnerit rumun pas shkarkimit të Oltijon Kërnajës vetëm pak ndeshje nga mbyllja e sezonit të shkuar.

Prej javësh qarkullonin lajmet për marrëveshjen me Bratu, teksa së fundmi ai ka zgjedhur ta “zyrtarizojë” vetë trajneri, duke publikuar një foto të uniformës së tij te Partizani, bashkë me inicialet.

Kroati nis në këtë mënyrë një projekt të ri te Partizani, pas dështimit në sezonin e shkuar, kur nuk arritën të kualifikoheshin në Kupat e Europës. Organika e skuadrës pritet të pësojë ndryshime të shumta, nisur edhe nga largimet e deritanishme.

Karriera si trajner: Florin Bratu është një trajner rumun, i lindur më 2 janar 1980 në Bukuresht. Pas përfundimit të karrierës si futbollist, ai nisi rrugëtimin si trajner në vitin 2014 te Dinamo Bukuresht, fillimisht si drejtor i skautizmit.

Më pas drejtoi ekipin e dytë të Dinamos, ndërsa në vitin 2015 mori drejtimin e CS Tunari. Në sezonin 2016/17 u rikthye te Dinamo, ku udhëhoqi skuadrën U19, përpara se të emërohej trajner i kombëtares rumune U18.

Në shkurt të vitit 2018 mori drejtimin e ekipit të parë të Dinamo Bukureshtit, ku regjistroi mesatarisht 1.83 pikë për ndeshje në 24 takime, periudha më e suksesshme statistikisht në karrierën e tij si trajner.

Pas largimit nga Dinamo, Bratu drejtoi Aerostar Bacău, AFC Turris dhe Concordia Chiajna, ndërsa në vitin 2021 u emërua trajner i Rumanisë U21, post që e mbajti për një sezon.

Në mars të vitit 2023 mori drejtimin e skuadrës qipriote Karmiotissa, duke regjistruar një mesatare prej 1.19 pikësh për ndeshje. Në gusht 2024 u rikthye në futbollin rumun si trajner i CS Dinamo București, ku qëndroi deri në mars 2026.

Që prej 3 marsit 2026, Florin Bratu është trajner i Metaloglobus București, klub me të cilin vazhdon karrierën. Ai preferon skemën taktike 4-2-3-1 dhe, gjatë karrierës si trajner, ka pasur një mesatare prej rreth 0.71 vitesh në çdo klub që ka drejtuar.

Continue Reading

Sport

Florent Ramadani rikthehet te Shkëndija, thotë se nuk ka më mirë se në shtëpi

KF Shkëndija me kënaqësi njofton rikthimin e mesfushorit Florent Ramadani, i cili ka firmosur kontratë dyvjeçare me klubin kuqezi.

Futbollisti 25-vjeçar, i cili është rritur në shkollën e futbollit të Shkëndijës, kthehet në klub pas vetëm 6 muajve. Në janar të këtij viti, Ramadani u transferua te Drita e Gjilanit në Kosovë, skuadër me të cilën arriti të shpallet kampion.

Dëshira e përbashkët e klubit dhe lojtarit për të bashkëpunuar sërish ka bërë që marrëveshja të arrihet shumë lehtë. Florent Ramadani do të paraqitet që pasditen e sotme në stërvitje për herë të parë nën urdhrat e trajnerit Artim Pollozhani.

Florent Ramadani: “Normal që është një ndjenjë shumë e mirë. Rikthehem në shtëpinë time, tek ngjyrat kuqezi dhe jam gati që të bëj më të mirën.”

…përvoja 6-mujore jashtë Shkëndijës…

Florent Ramadani: “Normal që ishte një përvojë e mirë për mua që luajta në Kosovë, te klubi i paraparë ku u shpallëm kampion. Dhe i falënderoj jashtë mase për të gjithë ata që më, që mi kanë dhënë, për ambientin siç ka, si ka qenë atje. Po sacipërisht për mirëkuptimin e dëshirës time për t’u kthyer në Shkëndijë dhe për këtë do të jem gjithmonë mirënjohës.”

…njohja me klubin dhe ambiciet…

Florent Ramadani: “Normal që e di. Kam kaluar gjithë jetën këtu e di se çfarë më pret e çfarë klubi kërkon dhe cilat janë ambiciet e klubit. Dhe në unë shpresoj që të jap më të mirën dhe ne t’i realizojmë ato, të gjithë së bashku.”

…fjala e fundit nga zemra…

Florent Ramadani: “S’ka më mirë se në shtëpi.

Continue Reading

Sport

Salah: Jam krenar që përfaqësoj miliona myslimanë në mbarë botën

Kapiteni i kombëtares së Egjiptit në futboll, Mohamed Salah, deklaroi se për të ka shumë rëndësi fakti që përfaqëson myslimanët për të cilët është shembull frymëzimi:

“Do të thotë shumë për mua që përfaqësoj miliona myslimanë, që më ndjekin, më shohin si shembull dhe duan të bëhen si unë kur të rriten”, ka thë ë Salah.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme19 minutes ago

Deputetja Mimoza Musa në EUVP: BE-ja duhet të ruajë kredibilitetin e procesit të zgjerimit

Deputetja e VLEN, Mimoza Musa, në kuadër të European Union Visitors Programme (EUVP), që po zhvillohet në Bruksel dhe Strasburg,...

Lajme37 seconds ago

Intervistë me kryetarin e Shkupit, Orce Gjorgjievski: Bashkë me Izet Mexhitin po mbajmë fjalën e dhënë për banorët e Çairit, në Saraj po ndërtojmë Mega Parkun

Në këtë intervstë, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski flet për gjendjen e rëndë që ka hasur në fillim...

Lajme47 minutes ago

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem ngrohjeje më ekonomik, më efikas dhe më të pastër

Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale vazhdon me masat që u ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarëve të investojnë në një sistem...

Lajme56 minutes ago

Drejtori i QMK Muhamed Ali: Së shpejti qytetarët do ta kenë në dispozicion aplikacionin “Where Are You”

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Muhamed Ali sot merr pjesë në Konferencën rajonale kushtuar sistemeve 112 dhe...

Sport57 minutes ago

Argjentina përmbys Egjiptin dhe kalon në çerekfinale

Kombëtarja e Argjentinës në mënyrë të jashtëzakonshme ka kaluar në çerekfinalen e Botërorit 2026. Argjentina e mposhti Egjiptin 3-2, edhe...

Lajme3 hours ago

E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit

Anastasia Berezovskaya, e dyshuara kryesore për tentativën e vrasjes së biznesmenit ukrainas Vadim Yermolaev në Monako dhe e kërkuar nga...

Lajme3 hours ago

Takim lamtumirës mes Camajt dhe ambasadorit të Egjiptit, theksohet partneriteti dypalësh

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Egjiptin, Nikollë Camaj, priti në...

Lajme6 hours ago

Vdekja e Agan Asanit, shoferi i makinës rezulton pozitiv në lëndë narkotike

Televizioni Alsat mëson ekskluzivisht se 25 vjeçari Fidan Salihi i cili më 28 maj e goditi për vdekje 13 vjeçarin...

Lajme7 hours ago

Procedohen vajzat që dhunuan dhe filmuan shoqen, njëra kishte dhunuar edhe nënën

Dy ditë më parë, JOQ publikoi një video ku shiheshin dy vajza që dhunonin shoqen, teksa filmohej nga një vajzë...

Lajme10 hours ago

Kapen rreth 30 mijë euro në Han të Elezit, sekuestrohet automjeti me targa të Maqedonisë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar mall komercial dhe 29.900 euro të padeklaruara gjatë një kontrolli në Pikën Kufitare...

Trending