Lajme
BDI: Të shtunën nis rezistenca qytetare për mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit
BDI ka bërë sot thirrje zyrtare për pjesëmarrje në marshin e dytë protestues, i cili do të mbahet të shtunën në Tetovë, si reagim ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e vendimit për emërtimin e rrugëve dhe rikthimin e emrave të vjetër.
Në një konferencë për media, partia theksoi se protesta do të jetë paqësore dhe qytetare, me qëllim mbrojtjen e Marrëveshjes së Ohrit, rendit kushtetues dhe sigurisë juridike.
Sipas BDI-së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për emërtimet e rrugëve në Tetovë është shkaku i drejtpërdrejtë i mobilizimit qytetar, por shqetësimet, siç thuhet në reagim, janë më të gjera dhe lidhen me atë që partia e konsideron dobësim të mekanizmave që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit.
BDI rikujton se Këshilli i Komunës së Tetovës e kishte miratuar vendimin për emërtimin e rrugëve në përputhje me ligjin dhe me shumicë të dyfishtë, ndërsa Qeveria, sipas tyre, nuk kishte reaguar brenda afatit ligjor, gjë që, sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nënkupton miratim të aktit. Partia thekson se i njëjti vendim ishte miratuar edhe një herë për të shmangur dilemat procedurale dhe se edhe atëherë Qeveria nuk kishte ndërmarrë veprime.
Sipas BDI-së, akti kishte qenë pjesë e rendit juridik për rreth 20 vjet, ndërsa vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese krijon një precedent që ngre pikëpyetje për sigurinë juridike dhe mënyrën e trajtimit të çështjeve që lidhen me Marrëveshjen e Ohrit.
Partia ka kritikuar edhe Komunën e Tetovës, duke theksuar se gjatë procedurës para Gjykatës Kushtetuese nuk iu përgjigj kërkesës për sqarime dhe dokumentacion, duke mos e mbrojtur juridikisht vendimin e saj.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se vendimet e ardhshme të Gjykatës Kushtetuese, përfshirë atë që pritet për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve, duhet të bazohen në Kushtetutë, Marrëveshjen e Ohrit dhe parimin e sigurisë juridike.
BDI u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit të së shtunës në mënyrë paqësore dhe dinjitoze, duke e cilësuar protestën si një akt në mbrojtje të rendit kushtetues, bashkëjetesës ndëretnike dhe orientimit euroatlantik të vendit.
Lajme
Rragon Adnan Azizi: Nuk na ka trembur asnjë pushtet, Shqipëria është e shqiptarëve
Deputeti i VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar publikisht pas lajmit se ishte ndaluar nga autoritetet shqiptare në pikën kufitare të Qafë Thanës, raporton Zyrtare.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Azizi falënderoi të gjithë ata që i kanë dërguar mesazhe mbështetjeje, duke theksuar se gjatë angazhimit të tij politik nuk është zmbrapsur nga asnjë pushtet.
“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkroi ai.
Deputeti i VLEN-it theksoi se Shqipëria nuk është pronë e askujt dhe se u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush është në pushtet në Tiranë.
“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, përfundon reagimi i Azizit.
Reagimi vjen pasi më herët u raportua se deputeti i VLEN-it ishte ndaluar në pikën kufitare të Qafë Thanës nga autoritetet shqiptare. Ende nuk ka një sqarim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me arsyet e ndalimit.
Lajme
Qoku, Azizi dhe Murtezani përballen me ndalesë për hyrje në Shqipëri
Disa zyrtarë nga Maqedonia e Veriut janë përballur me ndalesë për hyrje në Shqipëri, raporton TV21.
Bëhet fjalë për koordinatorin e grupit parlamentar të VLEN-it, deputetin Bekim Qoku, deputetin Adnan Azizi dhe Hasim Murtezanin, zëvendëssekretar i përgjithshëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tyre, ngjarja ka ndodhur sot në pikën kufitare Qafë Thanë, ku ata tentuan të kalojnë kufirin me pasaporta diplomatike. Zyrtarët pretendojnë se janë mbajtur për rreth një orë në pritje, pa marrë sqarime.
Pas një ore, një pjesëtar i policisë kufitare u ka bërë të ditur se tre prej tyre mund të vazhdojnë udhëtimin, ndërsa personi i katërt që ishte me ta nuk lejohej të kalonte. Në shenjë revolte, ata vendosën të kthehen, ndërsa më pas, sipas deklarimeve të tyre, u është komunikuar se kanë ndalesë hyrjeje në Shqipëri.Sipas burimeve tona, kjo vjen pasi të njëjtit dyshohet se kanë qenë të përfshirë në organizimin e protestave në Tiranë, respektivisht dyshohet se ishin angazhuar në të ashtuquajturin “Revolucioni Flamingo”.
Kujtojmë se “Revolucioni Flamingo” është një lëvizja qytetare në Shqipëri, e cila nisi në fund të majit 2026 si protestë kundër ndërhyrjeve në zonën e mbrojtur të Laguna e Nartës, Zvërnec dhe projekteve të zhvillimit në Ishulli i Sazanit, por më pas u shndërrua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Lajme
Shqiptari që këshillon Erdoganin pozon krah Trumpit në Ankara
Sabri Demiri, shqiptari që është këshilltar i presidentit turk, Rexhep Tayyip Erdogan, është takuar në Ankara me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Ai ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi me liderin më të fuqishëm të botës.
Kjo fotografi është shkrepur para Pallatit Presidencial në Ankara.
Ndryshe, Trump po merr pjesë në samitin e NATO-s që po mbahet në kryeqytetin turk dhe ka pasur një takim të ngrohtë me liderin e Turqisë, Erdogan. /Klankosova.tv
-
Lajme8 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme7 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
