Connect with us

Lajme

Aksion i madh policor në Shkup: Tre persona përfundojnë në pranga

Tre persona janë privuar nga liria gjatë dy aksioneve policore të realizuara më 18 korrik 2026 në Shkup, ku janë sekuestruar lëndë e dyshuar narkotike, armë dhe municion.

Në zonën e Bit Pazarit, nëpunës policorë nga Njësia e Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup kanë arrestuar S.B. (21) dhe E.A. (33), të dy nga Shkupi.

Gjatë bastisjeve të kryera në shtëpitë e tyre, me urdhër gjykate, policia ka gjetur dhe sekuestruar 58 qese me lëndë pluhurore të bardhë, si dhe një peshore digjitale.

Në një aksion tjetër, të realizuar në fshatin Saraj, policia ka privuar nga liria M.A. (40) nga fshati Radushë.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, gjithashtu me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë “Glock” e kalibrit 9×19 milimetra, një karikator dhe 13 fishekë.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të arrestuar do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.

752484824 1433029065252849 3912868095834235051 n

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku u konfirmua bashkëpunimi i fortë dhe i vazhdueshëm ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe SHBA-së si partner strategjik në zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë.

Në takim u diskutua për prioritetet kyçe të Ministrisë së Drejtësisë, me theks të veçantë te reformat në drejtësi, sundimi i ligjit, digjitalizimi i sistemit gjyqësor, agjenda legjislative dhe lufta kundër korrupsionit. Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, kërkoi që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës ekspertësh nga SHBA-ja në fushën e legjislacionit penal.

Ministri Shasivari shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ofron Ministrisë së Drejtësisë dhe proceseve reformuese në vend, duke theksuar se ajo luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve institucionale, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, si dhe në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe reforma e legjislacionit penal, e cila mbetet një nga prioritetet strategjike të Ministrisë së Drejtësisë. Në këtë drejtim, u theksua se ka filluar zbatimi i projektit “Mbështetje për zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Drogat në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, i financuar nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL) pranë Departamentit Amerikan të Shtetit.

Në takim u konfirmua angazhimi i përbashkët për thellimin e mëtejshëm të partneritetit përmes projekteve të reja të përbashkëta, mbështetjes së ekspertëve dhe shkëmbimit të përvojave në fushat me interes të përbashkët.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar fuqishëm në zbatimin e reformave, forcimin e sundimit të ligjit dhe përmbushjen e standardeve evropiane, në interes të qytetarëve dhe të integrimit evropian të shtetit.

Continue Reading

Lajme

“I ka pa tre të vdekur” – Qytetari tregon momentin ku tre kosovarët u gjeten të vdekur nga aksidenti në Maqedoni

Një qytetar ka treguar se si u gjetën trupat e tre kosovarëve në Maqedoni.

Ai tha se policia iu kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e tyre, teksa gjatë aksionit një polic i ka gjetur dhe ka lajmëruar ekipet tjera dhe ambulancën.

“Na ka ardh keq shumë”, u shpreh ai.

Continue Reading

Lajme

Mickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërteton përgjegjësinë ligjore

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që kreu i Gostivarit dhe gjithë zinxhiri përgjegjës të mbajnë përgjegjësi morale për helmimin e qytetarëve të Gostivarit. Sipas tij, Instituti i Shëndetit Publik e ka bërë punën e vet, ndërsa tani në hap është Prokuroria Publike e cila duhet të dalë me kualifikimin e veprës penale. Për shkak se ujësjellësi në Gostivar është projekt i financuar nga jashtë dhe me mbështetjen e Qeverisë, Mickoski tha se përgjegjësi do të ketë edhe për mbikëqyrësin e punimeve i cili ka nënshkruar raportin kur ka mbaruar projekti.

“Nga i pari deri tek i fundit duhet të mbajnë përgjegjësi morale, pavarësisht asaj që nga ana tjetër Prokuroria do të merret me përgjegjësinë e nivelit tjetër. Por unë pres që nga kryetari i komunës e gjithë të tjerët me rend të mbajnë përgjegjësi morale si fillim. Sigurisht që ka mbikëqyrës që ka nënshkruar raportin. Sipas ligjit për ndërtim, patjetër të keni mbikëqyrës dhe kompani që i kontrollon punimet dhe të gjithë një për një do të shqyrtohen”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme5 hours ago

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me SHBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, sot zhvilloi takim me Nicole Varns, ushtruese e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën...

Lajme5 hours ago

“I ka pa tre të vdekur” – Qytetari tregon momentin ku tre kosovarët u gjeten të vdekur nga aksidenti në Maqedoni

Një qytetar ka treguar se si u gjetën trupat e tre kosovarëve në Maqedoni. Ai tha se policia iu kishte...

Sport5 hours ago

Nën drejtimin e trajnerit Naim Samiu, Muhammed Dauti fiton ndeshjen e parë në Kickboxing & MMA

Sportisti i ri nga Tetova, Muhammed Dauti, ka nisur me fitore rrugëtimin e tij në Kickboxing & MMA, duke triumfuar...

Lifestyle6 hours ago

“Mala”, një dashni e verës sapo ka ardhur nga David Dreshaj dhe Korab Shaqiri

Dashni dhe plot freski në këto ditë tē nxehta teksa dëgjoni projektit më të ri muzikor që sapo ka ardhu...

Lajme8 hours ago

Mickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërteton përgjegjësinë ligjore

Kryeministri Hristijan Mickoski kërkon që kreu i Gostivarit dhe gjithë zinxhiri përgjegjës të mbajnë përgjegjësi morale për helmimin e qytetarëve...

Lajme8 hours ago

LSDM: Epidemia në Gostivar ndodhi para syve të institucioneve, ata e dinin por reaguan me vonesë

“Epidemia e gastroenteritit në Gostivar nuk shpërtheu brenda natës. Ajo u zhvillua për ditë të tëra para syve të institucioneve...

Lajme9 hours ago

Punonjësi i Universitetit të Tetovës dyshohet se përvetësoi mbi 3.3 milionë denarë nga pagesat e studentëve

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ndaj një punonjësi të Universitetit të...

Lajme9 hours ago

13-vjeçari humb jetën gjatë festimeve të titullit botëror të Spanjës

Një djalë 13-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas shembjes së një shatërvani...

Lajme9 hours ago

Prej të mërkurës moti freskohet!

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë...

Lajme9 hours ago

Aksidenti në Shkup, Ambasada e Kosovës angazhohet për kthimin e trupave të tre vushtriasve

Ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja, ka njoftuar se ambasada është angazhuar për kthimin në Kosovë të...

Trending