Connect with us

Lajme

Qyteti i Shkupit liroi trotuaret te “26 Korriku” afër Bit Pazarit

Me dhjetëra inspektorë të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar nga pjesëtarë të policisë, që në orët e para të mëngjesit kanë nisur aksionin për largimin e tezgave të improvizuara përskaj Bulevardit afër qendrës tregtare “26 Korriku”, në afërsi të Bit Pazarit. Që nga ora shtatë e mëngjesit, hapësira ku për vite me radhë tregtarët kanë shitur pemë, perime, veshmbathje dhe produkte të tjera është pastruar nga tezgat, ndërsa shitësit janë larguar nga trotuaret, shkruan gazeta KOHA.

nga Inspektorati i Qytetit të Shkupit thonë se aksioni është zhvilluar me urdhër të Qytetit të Shkupit dhe se bëhet fjalë për tregti të paregjistruar në hapësirë publike.

Në aksion kanë marrë pjesë edhe një numër i madh i pjesëtarëve të policisë. Gazeta KOHA bisedoi me një pjesëtar të policisë për rrjedhën e aksionit, ndërsa ai tha se ndërhyrja ka kaluar pa incidente dhe pa përplasje me tregtarët.

Ndërkohë, nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari thonë se gjatë largimit të tezgave në rrugë, u sekuestrua ushqim në një sasi prej gati 500 kilogramë, prej të cilave shumica ishin produkte bujqësore.

” “

“Mbikëqyrja inspektuese u krye sot në orët e hershme të mëngjesit përgjatë bulevardit ‘Krste Petkov Misirkov’, në segmentin nga qendra tregtare ‘Mavrovasja’ deri në Bit Pazar. Janë larguar të gjitha tezgat e paligjshme, kryesisht me fruta dhe perime. Është sekuestruar ushqim në sasi prej gati 500 kilogramësh (kryesisht produkte bujqësore) dhe është larguar e gjithë pajisja e shitjes, e cila ishte vendosur ilegalisht në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Në koordinim me inspektorët komunalë të Qytetit të Shkupit, autorëve të veprave penale do t’u shqiptohen masa përkatëse kundërvajtëse”, informon AUV.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjorgjievski: Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve, Shkupi do të marrë 100 autobosë të rinj

Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve të rinj dhe është nënshkruar marrëveshja, ndërsa aktualisht është në rrjedhë afati për dorëzimin e tyre – deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, duke theksuar se kryeqyteti do të ketë përparësi në shpërndarjen e automjeteve.

“Shkupi prej atyre 150 autobusëve ka përparësi, gjegjësisht derisa të plotësohet kuota prej 100 autobusësh për qytetin, nuk do t’u dorëzohen autobusë komunave të tjera. Këtë e ka thënë edhe ministri, zoti Nikollovski, dhe këtë e ka thënë edhe kryetari i Qeverisë, kështu që ja, po e përsëris edhe një herë”, tha kryetari i Shkupit.

Ai informoi se paralelisht po punohet në përgatitjen e infrastrukturës për autobusët e rinj, në koordinim me EVN-në dhe NQP-në.

“Një bashkëpunëtor i imi i afërt është përgjegjës si përfaqësues i Qytetit të Shkupit, ndërsa përgjegjës është edhe drejtori i NQP-së. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me EVN-në dhe tashmë të gjitha ekipet dhe skuadrat kanë dalë në terren për të punuar, në mënyrë që kur të mbërrijë seria e parë e autobusëve, ne të jemi të përgatitur me infrastrukturën. Diku bëhet fjalë për një rrjet të vjetër, i cili nuk mund ta përballojë kapacitetin, prandaj po hyjmë në rinovimin e rrjetit, ndërsa diku do të duhet të vendosen nënstacione elektrike për funksionalitet. Po punojmë në tri pika: njëra është stacioni i ri hekurudhor, tjetra është Autokomanda dhe e treta është Gjorçe Petrovi, kështu që do të jemi të përgatitur për procesin”, theksoi kryetari i Shkupit.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me ndërtimin e bulevardit Cvetan Dimov në Çair, Gjorgjievski tha se është duke u përgatitur projekti bazë dhe dokumentacioni i projektit, ku Komuna e Çairit është përgjegjëse për dokumentacionin, ndërsa Qyteti i Shkupit për sigurimin e mjeteve financiare dhe shpronësimin.

“Po e përgatisin projektin bazë. E dini se që nga fillimi kështu e kemi paralajmëruar, detyrimet e Komunës së Çairit janë që ta përgatisë të gjithë dokumentacionin e projektit, ndërsa detyrimi i Qytetit të Shkupit do të jetë të sigurojë mjetet financiare dhe të hyjë në realizim. Edhe shpronësimin do ta bëjmë ne si Qytet i Shkupit. Nga ajo që e përmbledhëm së fundmi në takim, është se deri në fund të vitit, siç e përmenda, besoj se do të shpallet procedura e tenderimit”, tha Gjorgjievski.

Sipas tij, bëhet fjalë për një projekt që është paralajmëruar për më shumë se 30 vjet, por deri më tani nuk kishte arritur as në fazën e përgatitjes së dokumentacionit të projektit.

Lidhur me vendosjen e sinjalistikës në vendkalimin për këmbësorë te Bit-Pazari, Gjorgjievski theksoi se projekti po përgatitet nga Sektori për komunikacion të Qytetit të Shkupit, në bashkëpunim me SPB Shkup, dhe njoftoi se së shpejti do të vijojë realizimi në terren.

Continue Reading

Lajme

Detaje nga incidenti me Aeroplanin për Tel Aviv, njëri nga pilotët tentoi të rrëzojë

Një avion pasagjerësh i linjës flydubai që fluturonte nga Dubai për në Tel Aviv devijoi drejtim dhe u ul në Arabinë Saudite të mërkurën në mëngjes, pas asaj që zyrtarët izraelitë e quajtën një përpjekje rrëmbimi nga njëri prej pilotëve, gjë që çoi në një grindje në ajër.

Një zyrtar izraelit i tha gazetës “The Jerusalem Post” se një katastrofë e madhe u shmang për pak mes frikës në rritje se njëri nga pilotët u përpoq të rrëmbente aeroplanin me qëllim për ta rrëzuar atë në tokë. Ekuipazhi shtesë i fluturimit, i ndihmuar nga izraelitët në bord, arriti ta nënshtronte pilotin dhe ta vinte nën kontroll, tha zyrtari.

Gjatë përplasjes, avioni u ul afërsisht 4,000 metra në lartësi, vuri në dukje zyrtari. Aeroplani, që operonte si fluturimi FZ1073 dhe mbante mbi 100 pasagjerë izraelitë, fillimisht transmetoi kodin 7700 të sinjalizimit, duke treguar një emergjencë të përgjithshme, përpara se të kalonte në 7500, i cili sinjalizon ndërhyrje të paligjshme, dhe më vonë të rikthehej në kodin fillestar.

Ndërsa incidenti zhvillohej, Forcat Ajrore të Izraelit (IAF) ngritën në ajër avionët luftarakë në përgatitje për një emergjencë të mundshme dhe rritën nivelin e gatishmërisë, raportoi Walla. Kryeministri Benjamin Netanyahu kishte thirrur një takim sigurie me zyrtarët e mbrojtjes, mësoi  gazeta Post.

“Incidenti është nën kontroll dhe po merren të gjitha masat për t’i kthyer pasagjerët izraelitë në Izrael në mënyrë të sigurt”, tha Zyra e Kryeministrit pas konsultimeve.

Hapësira ajrore izraelite u mbyll gjithashtu përkohësisht dhe më vonë u rihap pasi avioni u ul në Arabinë Saudite. Ai u ul në Aeroportin e Princit Sultan bin Abdulaziz, i njohur edhe si Aeroporti i Tabuk, konfirmoi linja ajrore.

Linja ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe do të dërgojë një avion tjetër në Arabinë Saudite për të dërguar pasagjerët përsëri në Tel Aviv.

Continue Reading

Lajme

Bulevardi “Cvetan Dimov” drejt tenderimit, vendkalimi në “Bit Pazar” në procedurë

Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair pritet të hyjë në procedurë tenderimi deri në fund të këtij viti, bëri të ditur kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, i cili tha se aktualisht po punohet për përfundimin e dokumentacionit të projektit, i cili më pas do t’u prezantohet edhe qytetarëve.

“Aty besoj se do të kemi një intensitet të fuqishëm, siç kemi në rrugën Brigada kosovaro-maqedonase, e cila është rrugë paralele me Cvetan Dimovin. Atje, nëse keni mundësi ju mediat, këto ditë zyrtarisht do të dalim në terren me kolegun Mexhiti. Atje kemi një lëvizje serioze, zgjerimi i trasesë ka filluar, ka filluar një ndërtim serioz i atij projekti kapital. Dhe nëse nuk e kam premtuar në programin tim parazgjedhor, kështu që pres të kthehem te “Cvetan Dimovi”, ta përfundojmë dokumentacionin e projektit, do ta prezantojmë këtë në publik, që të shihet”, tha Orce Gjorgjievski, kryetar i Qytetit të Shkupit

I pyetur edhe për kalimin për këmbësorët në afërsi të Bit Pazarit, Gjorgjievski deklaroi se Qyteti i Shkupit është duke përgatitur një projekt në bashkëpunim me SPB Shkup dhe se së shpejti priten masa konkrete.

“Projekti nga sektori i komunikacionit i Qytetit të Shkupit po përgatitet dhe, në bashkëpunim me SPB Shkup, dhe së shpejti do të ketë veprime”, theksoi Gjorgjievski.

Përndryshe, është e mbyllur ura që përdorej për të kaluar qytetarët, ndërsa vendkalimi tjetër është rreth 300 metra më tej.

Sa i përket bulevardit “Cvetan Dimov”, projekti parashihet të realizohet në segmentin nga kryqëzimi me “Nikolla Karevin” deri te kryqëzimi me “Xhon Kenedi”, me vlerë 150 milionë denarë dhe afat realizimi 2026-2028. Gjatë kësaj periudhe duhet të zgjidhen disa çështje: të përpunohet projekti, të kryhet shpronësimi i objekteve, të ruhen drunjtë, si dhe të planifikohet gjelbërimi qendror.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme9 hours ago

Gjorgjievski: Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve, Shkupi do të marrë 100 autobosë të rinj

Ka përfunduar procedura për blerjen e autobusëve të rinj dhe është nënshkruar marrëveshja, ndërsa aktualisht është në rrjedhë afati për...

Lajme9 hours ago

Detaje nga incidenti me Aeroplanin për Tel Aviv, njëri nga pilotët tentoi të rrëzojë

Një avion pasagjerësh i linjës flydubai që fluturonte nga Dubai për në Tel Aviv devijoi drejtim dhe u ul në...

Lajme9 hours ago

Bulevardi “Cvetan Dimov” drejt tenderimit, vendkalimi në “Bit Pazar” në procedurë

Bulevardi “Cvetan Dimov” në Çair pritet të hyjë në procedurë tenderimi deri në fund të këtij viti, bëri të ditur...

Lajme9 hours ago

Dy vjet e gjysmë burg për të punësuarën në MPB që falsifikonte patentë shoferët! Një vit e tre muaj për dy nga shoferët

Tre të akuzuar në rastin për falsifikimin e patentë shoferëve e kanë pranuar fajin dhe janë dënuar me burgim në...

Lajme9 hours ago

Digjen makineritë në stadiumin e Shkëndijës, reagon Daut Beqiri: Nuk na ndal askush!

Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka reaguar pas djegies së makinerive që po punonin në ndërtimin e stadiumit...

Lajme9 hours ago

Dauti: Dogana kap 12 migrantë nga Egjipti dhe Sudani në Tetovë dhe Shkup

Brenda një dite, në dy pika të ndryshme doganore, janë zbuluar 12 migrantë të paligjshëm nga Egjipti dhe Sudani, të...

Lajme9 hours ago

Don Xhoni e qon peshë Maqedoninë, jep dorëheqje drejtori i “Makedoniumit”

Drejtori i Institucionit Kombëtar Muzeu Historik – Krushevë, Miha Oxhaklieski, sot ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga detyra, duke theksuar...

Lajme1 day ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Gjendja shëndetësore e Agim Islamit, i dënuar me burgim të përjetshëm në rastin “Alfa”, ka filluar të rëndohet. Kështu thotë...

Lajme1 day ago

Qyteti i Shkupit liroi trotuaret te “26 Korriku” afër Bit Pazarit

Me dhjetëra inspektorë të Qytetit të Shkupit, të shoqëruar nga pjesëtarë të policisë, që në orët e para të mëngjesit...

Lajme1 day ago

I rrëmbeu paratë sapo i mori nga bankomati, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar nga Koçani është arrestuar pasi dyshohet se me dhunë i mori paratë një 54-vjeçari menjëherë pasi ky i...

Trending