Connect with us

Lajme

Sela: Krekosja e këtij pushteti nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela, ka reaguar pas ndaljes së veturës së tij mbrëmjen e së mërkurës nga forcat speciale policore me maska.

Përmes një postimi në facebook Sela, pasi falënderon qytetarët për shqetësimet e shprehuara, shkruan se krekosja e këtij pushtet me njësi speciale nuk mund ti frikësojë struganët e as shqiptarët kudo që janë.

Postimi i plotë i Ziadin Selës:

Faleminderit të gjithë miqve për interesimin, shqetësimin dhe solidarizimin. Krekosja e këtij pushteti me njësi speciale, me maska e pa maska, nuk mund të na frikësojë as neve, as struganët, e as shqiptarët kudo që janë. Tentime të kota e qyqare që vetëm kanë shqetësuar dashamirët. Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për solidarizimin dhe mbështetjen. Vazhdojmë përpara, të palëkundshëm dhe stoikë në misionin tonë. Keqardhje për ata që shpresojnë se me metoda të tilla mund të kthejnë diçka.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Gjatë 24 orëve të fundit, tre denoncime për dhunë familjare

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria tre persona, ndërsa me katër të tjerë janë zhvilluar biseda zyrtare për dhunë familjare.

“Më 17.04.2026 në orën 06:35 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup e kanë privuar nga liria M.Zh. (22) nga Shkupi, duke vepruar sipas kallëzimit paraprak se rreth orës 05:30 para një ndërtese banimi në zonën e Kisella Vodës, si dhe gjatë disa ditëve të kaluara, i kishte bërë kërcënime babait të tij 64-vjeçar, duke përdorur edhe thikë. Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur thika, si dhe thërrmuese me mbetje marihuane”, njoftuan nga MPB.

Continue Reading

Lajme

VLEN: Në çfarë gjuhe djali Talat Xhaferit e kaloi provimin e jurisprudencës?!

Me votën dhe nënshkrimin e tyre, Talat Xhaferi dhe BDI e lanë gjuhën shqipe jashtë provimit të jurisprudencës. Pra, jo vetëm që nuk e mbrojtën shqipen, por me vetëdije e përjashtuan atë, në dëm të shumë studentëve shqiptarë, reagon VLEN.

“Dokumenti i datës 27 gusht 2019, i nënshkruar nga Talat Xhaferi, e nxjerr të vërtetën në shesh. Problemi me provimin e jurisprudencës dhe përjashtimin e gjuhës shqipe mban vulë të pastër politike”, thuhet në reagim.

Sipas VLEN, në kohën kur Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte tashmë në fuqi, Talat Xhaferi, si kryeparlamentar, jo vetëm që nuk kërkoi harmonizimin e ligjit për provimin e jurisprudencës me dispozitat që buronin nga ai ligj, por përkundrazi i dha dritë jeshile një teksti ligjor që e linte gjuhën shqipe jashtë.

“Pyesim publikisht, kur djali i Talat Xhaferit e ka kaluar provimin e jurisprudencës, në çfarë gjuhe është përgjigjur?
Kjo është fytyra e vërtetë e BDI-së. Në opinion e luajnë rolin e patriotit, ndërsa në institucione firmosin kundër interesit shqiptar. Për 20 vjet kanë pasur gjithçka në dorë, pushtet, ministra, poste, shumicë dhe ndikim. Nuk u ka munguar as forca, as mundësia. U ka munguar vetëm ndershmëria dhe vullneti. Sepse për BDI-në, shqiptari ka vlejtur vetëm si votë, si numër dhe si mjet për ta mbajtur klikën e tyre në pushtet”, vlerëson VLEN.

VLEN poashtu zotohet se do ta korrigjojë edhe këtë padrejtësi. Një nga një, do t’i zgjidhim të gjitha dëmet që kjo parti ua ka lënë shqiptarëve si trashëgimi të turpshme.

Continue Reading

Lajme

Denoncimet për bomba në “East Gate” dhe “Diamond”, MPB jep detaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kërcënimet për vendosje të mjeteve shpërthyese në qendrat tregtare në Shkup kanë rezultuar të rreme.

Sipas MPB-së, sot (19.04.2026) në adresën elektronike të institucionit është pranuar një mesazh me kërcënim se në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond” janë vendosur mjete shpërthyese.
Menjëherë pas pranimit të denoncimit, forcat policore kanë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse brenda dhe përreth objekteve. Pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme për bomba.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme21 hours ago

Gjatë 24 orëve të fundit, tre denoncime për dhunë familjare

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informoi se gjatë 24 orëve të fundit janë privuar nga liria tre persona,...

Lajme21 hours ago

VLEN: Në çfarë gjuhe djali Talat Xhaferit e kaloi provimin e jurisprudencës?!

Me votën dhe nënshkrimin e tyre, Talat Xhaferi dhe BDI e lanë gjuhën shqipe jashtë provimit të jurisprudencës. Pra, jo...

Lajme21 hours ago

Denoncimet për bomba në “East Gate” dhe “Diamond”, MPB jep detaje

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se kërcënimet për vendosje të mjeteve shpërthyese në qendrat tregtare në Shkup kanë rezultuar...

Lajme21 hours ago

Lazim Destani nga Düsseldorf: Investimet janë kyçe për zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë së Veriut

Lazim Destani, Kryetar i Këshillit Koordinues të Diasporës, mori pjesë në një panel diskutimi me temë “Mundësitë e investimeve të...

Lajme1 day ago

Çfarë posedon Gruevski dhe sa fitime realizon ai në Hungari?

Kompania hungareze e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski edhe nën sanksionet e SHBA-ve arrin të fitojë dhjetëra mijëra euro në...

Lajme1 day ago

NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi u ofron qytetarëve pagesë në këste pa kamatë

Shkup po zbaton aksion për shlyerje të borxheve pa llogatije të normës së interesit për pagesë të vonuar. Aksioni, siç...

Lajme1 day ago

Qeveria vazhdon masën për uljen e akcizës së naftës deri më 4 maj

Duke shqyrtuar gjendjen aktuale ekonomike dhe ndikimin e çmimeve globale në tregun vendor, Qeveria në seancën e sotme solli vendim...

Lajme1 day ago

Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes

Ansambli Muzikor i Tetovës po përballet me rrezikun e mbylljes, si pasojë e mungesës së theksuar të stafit të punësuar....

Lifestyle2 days ago

“Ndarja” ndez skenën: Blerta Veseli me projekt të ri spektakolar

Pas një viti pauzë, këngëtarja rikthehet fuqishëm me projektin e saj më të ri “Ndarja”, një këngë që vjen e...

Lajme3 days ago

Çfarë dihet për kartelin ballkanik të drogës, anëtarë të të cilit u arrestuan në Mal të Zi?

Dymbëdhjetë arrestime, operacione në disa shtete, veprimtari në pesë kontinente dhe sekuestrim i 4.2 tonëve drogë. Ky është epilogu i...

Trending