Lajme
Erdogan gjatë takimit me Ramën: Lufta jonë kundër FETO-s do të vazhdojë
Türkiye dhe Shqipëria janë dy anëtarë të aleancës së NATO-s që luajnë rol në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit, tha sot presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu.
“Türkiye dhe Shqipëria janë dy aleatë të NATO-s që kontribuojnë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, tha Erdoğan në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, i cili erdhi në kryeqytetin turk për një vizitë zyrtare njëditore.
Erdoğan tha se Shqipëria ishte në “anën e duhur të historisë” në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhjetorin e kaluar në favor të një armëpushimi të menjëhershëm humanitar në Rripin e Gazës, duke theksuar rëndësinë thelbësore të solidaritetit të saj me “popullin e shtypur palestinez” në këtë periudhë, katër muaj pas fillimit të sulmeve izraelite në Gaza, në të cilat janë vrarë gati 30.000 njerëz.
Lidhur me organizatën terroriste FETO, Erdoğan tha: “Ne nuk do t’i japim mundësi rrjetit të ligë që përpiqet në çdo mënyrë të helmojë marrëdhëniet tona; ne do ta vazhdojmë luftën tonë”.
Erdoğan shtoi se Türkiye e ka ngritur vëllimin e saj të tregtisë me Shqipërinë në nivelin 1 miliard dollarëve dhe tani dy vendet synojnë ta dyfishojnë atë në 2 miliardë dollarë.
Pas takimit të tyre në Kompleksin Presidencial në Ankara, Erdoğan dhe Rama bashkëkryesuan “Takimin e Parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Türkiye-Shqipëri”.
Dy vendet po ashtu nënshkruan gjashtë marrëveshje në fusha të ndryshme.
“Ne e dimë ndjeshmërinë e Kryeministrit në lidhje me luftën kundër FETO-s, kështu edhe e vlerësojmë. Ne nuk do të lejojmë që ky rrjet i mbrapshtë, i cili përpiqet që me çdo mënyrë dhe metodë të helmojë marrëdhëniet tona, të arrijë qëllimin e tij. Shohim që edhe autoritetet shqiptare janë në dijeni për këtë organizatë. Ne do të vazhdojmë luftën tonë, kundër kësaj organizate, gjithmonë duke pasur parasysh mirëkuptim të ndërsjellë mes dy shteteve. I jemi mirënjohës Kryeministrit shqiptar, për kontributin e tij, në lidhje me aktivitetet e Fondacionit Turk Maarif, i cili aktualisht ofron shërbime arsimore për 2 mijë studentë. Besojmë se kjo mbështetje do të vazhdojë të rritet edhe në periudhën e ardhshme”, deklaroi presidenti Erdoğan.
Lajme
NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi
NPK Tetovë në aksion për pastrimin e lumit Shkumbin, në terren edhe kryetari Kasami dhe drejtori Bislimi
NPK Tetovë ka zhvilluar aksion për pastrimin e mbeturinave në lumin Shkumbin, kositjen e kullosës dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth lumit.
Në terren ishte edhe drejtori i NPK Tetovë, dr. Samet Bislimi, ndërsa ekipit iu bashkua edhe Kryetari i Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami.
Aksioni është pjesë e punës së vazhdueshme të NPK-së për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe një mjedis më të pastër në qytet.
Bashkë për një Tetovë më të pastër dhe më të mirë! 🌿
https://www.facebook.com/share/r/1EWC6nXwCL/?mibextid=wwXIfr
Lajme
‘Fluturoi’ 119 km/h në zonën 50 km/h, arrestohet 23-vjeçari në Tetovë
Një 23-vjeçar nga fshati Gjermë është arrestuar në Tetovë pasi është kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 119 km/h, në një pjesë të bulevardit „Vidoje Smilevski Bato“ ku kufizimi është 50 km/h.
Policia e ka ndaluar E.A. më 18 shtator në ora 06:14.
Me udhëzim të prokurorit publik, ai është privuar nga liria nën dyshimin për veprën penale „ngasje e pakujdesshme e mjetit motorik“, sipas nenit 297-a të Kodit Penal.
Pas dokumentimit të rastit, ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.
Lajme
“Interex” mori dritën jeshile për të blerë “Tinex”, përfshirë “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka dhënë dritën jeshile për përqendrimin përmes të cilit kompania kosovare “Proeks Internacional” synon të marrë kontrollin mbi “Tinex Market” SHPK Shkup, thuhet në vendimin e miratuar nga anëtarët e Komisionit.
Nga vendimi bëhet e ditur edhe struktura e transaksionit të planifikuar. Më 2 korrik të këtij viti është nënshkruar një letër qëllimi ndërmjet “Tinex-MT”, si shitës, dhe “Proeks Internacional”, si blerës, përmes së cilës palët janë dakorduar për kushtet kryesore komerciale për marrjen e biznesit të shitjes me pakicë të supermarketeve të “Tinex” në Maqedoni.
Në dokument specifikohet se transaksioni përfshin biznesin që operon, ndër të tjera, me emrat “Tinex”, “SuperTinex”, “Tinex Delikates”, “Konto” dhe “Spot”.
Pas nënshkrimit të letrës së qëllimit, më 14 korrik 2026, “Tinex-MT” ka regjistruar shoqërinë e re “Tinex Market” SHPK Shkup, e cila, sipas vendimit, është krijuar për të shërbyer si mjet për marrjen në kontroll dhe vazhdimin e operimit të këtij biznesi.
Biznesi i shitjes me pakicë, ose pjesët përkatëse të tij, pritet t’i vihen në dispozicion shoqërisë së re në përputhje me kushtet e dakorduara dhe dokumentacionin përfundimtar të transaksionit.
“Proeks Internacional” është kompani me seli në Prishtinë, aktiviteti kryesor i së cilës është tregtia me pakicë në dyqane të paspecializuara, kryesisht me ushqime, pije dhe produkte të duhanit.
Kompania është pjesë e “Proeks Group”, një grup biznesi kosovar i diversifikuar, aktiv në tregti, distribucion, shitje me pakicë, logjistikë dhe sektorin e energjisë. Grupi merret gjithashtu me importin dhe distribuimin e mallrave të konsumit të gjerë, menaxhimin e rrjeteve të supermarketeve, si dhe tregtinë, magazinimin dhe distribuimin e derivateve të naftës.
Një tjetër detaj interesant është se “Proeks Internacional” dhe grupi të cilit i përket deri më tani nuk kanë pasur subjekte të lidhura të regjistruara në Maqedoni, ndërsa gjatë vitit 2025 nuk kanë realizuar të ardhura në tregun maqedonas.
Njoftimi për përqendrimin i është dorëzuar Komisionit më 10 gusht dhe është plotësuar një ditë më vonë. Komisioni më pas e ka shqyrtuar transaksionin dhe ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për miratimin e tij.
Me këtë vendim, praktikisht është hequr pengesa nga aspekti i mbrojtjes së konkurrencës për realizimin e blerjes së planifikuar të biznesit të shitjes me pakicë të “Tinex” nga kompania kosovare “Proeks Internacional”.
-
Lajme10 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme10 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme3 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
