Connect with us

Lajme

Ali Ahmeti: Përballë kemi VMRO-në e jo Opozitën Shqiptare

Me plis të bardhë në Hasanbeg, në tubime në Likovë e Haraçinë, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, sërish u bëri thirrje shqiptarëve që të reshtohen me Frontin Evropian, pasi sipas tij, përmes këtij fronti vendi do të hapërojë drejt integrimit evropian.

Ahmeti I bëri ftesë edhe opozitës shqiptare që të bashkohet në këtë Front.

“Askujt nuk i pëlqen uniteti i shqiptarëve. Ne përballë kemi VMRO-në, të vegjël janë këto tanët. Le të vijnë me ne. Ne I kemi vëllezër të gjithë. Vërtetë keni për cka të votoni për drejtues të mirëfilltë, do ja shohim hajrin të gjithë”, u shpreh Ahmeti.

Ali Ahmeti kishte edhe një mesazh për bashkëqytetarët maqedonas. Ai tha se Traktati I Miqësisë me Bullgarinë dhe Ndryshimi i Kushtetutës nuk rrezikon popullin maqedonas.

“Nuk ka të bëjë me asgjësim e tjetërsim të bashkëqytetarëve taë maqedonas, Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë dhe Ndryshimi I Kushtetutës. Asgjë nuk e rrezikoi Marrëveshja paqësore e Ohrit, as identitetin e bashkëqytetarëve tanë maqedonas as integritetin e shtetit”, tha Ahmeti.

Ndryshe, Fronti Evropian, sonte në ora 20.00 mban tubimin përmbyllës për zgjedhjet e 8 majit.

Tubimi do të mbahet në sheshin e Tetovës, ku pritet të jenë pjesëmarrës të gjithë partitë pjesë e këtij fronti.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota.

Ai ka deklaruar se Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarët nuk është e njëjtë.

“Qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe Qeveri pa shqiptarët është një koncept i njëjtë. Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”, deklaroi Osmani,.

Nënkryetari i BDI-së, ka theksuar se gjatë formimit të Qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve të preferuar”.

“Ne kishim një garë të rëndë me VLEN-in dhe kemi fituar. Pse shumica e shqiptarëve vendosën mes Frontit Evropian dhe VLEN-it, nëse vota e tyre nuk vlen? Ky debat është serioz. Marrëveshja e Ohrit ka sjellë mekanizma për mbrojtje të bashkësive joshumicë. Dhe kjo nuk është e BDI-së. Kjo do t’i hidhërojë të gjithë shqiptarët, për shkak se ata do të vendosin të ndjenjë se vota e tyre është e pavlefshme, dhe do të hap shumë tema dhe tema të tilla nuk janë të nevojshmë”, ka thënë Bujar Osmani për Kanal5 , ka shtuar ai.

Continue Reading

Lajme

E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “lëndim i rëndë trupor”.

– Më 01.04.2024, në një shkollë fillore në Tetovë, të pandehurit kanë hedhur në lartësi një të mitur tjetër, i cili gjatë rënies ka pësuar lëndime të rënda trupore, njofton policia.

Continue Reading

Lajme

Krerët e Frontit Evropian bëhen bashkë: Bashkë për fitoret e radhës!

Në rrjetin social facebook, krerët e Frontit Evropian kanë publikuar një fotografi së bashku.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në mbishkrimin ka shkruar: Bashkë për fitoret e rradhës para nesh!
Në fotografi përveç Ahmetit shihet edhe Menduh Thaçi, Ziadin Sela, Arjanit Hoxha, Bejxhan Iljas, Fatma Osmanovska, Skender Rexhepi-Zejd, Munir Kolashinac.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme1 day ago

Osmani: Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarë është e njejtë, këtë e bënte Millosheviqi

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni...

Lajme1 day ago

E tmerrshme! Bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga një lartësi në Tetovë

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër tre të miturve nga Tetova, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit...

Lajme2 days ago

Krerët e Frontit Evropian bëhen bashkë: Bashkë për fitoret e radhës!

Në rrjetin social facebook, krerët e Frontit Evropian kanë publikuar një fotografi së bashku. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në...

Lajme2 days ago

Në Haxh këtë vit do të shkojnë 2.020 haxhi nga Maqedonia

Këtë vit në Haxh dhe për vizitë në vendet e shenjta myslimane, nga vendi do të shkojnë mbi dy mijë...

Lajme2 days ago

Janë sekuestruar stoli ari në vlerë prej mbi 325 mijë eurove

Nëpunësit doganorë kanë sekuestruar 4,8 kilogramë flori me vlerë prej 20,4 milionë denarë, pas kontrollit të një autobusi në vendkalimin...

Lajme2 days ago

Kurti: I bëj thirrje Serbisë që t’ia dorëzojë Kosovës Millan Radoiçiqin dhe grupin e tij paramilitar

Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Bashkimit Evropian (BE), ku po diskutohet për Planin e Rritjes për...

Lajme2 days ago

Bytyqi mohon se do kalojë tek VLEN-i: Do qëndrojë fortë në LSDM

Pas disa spekulimeve në media, se zv/kryeministri Fatmir Bytyçi do të kalojë në radhët e partisë opozitare VLEN, ka reaguar...

Lifestyle3 days ago

Trashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit

Sot pasdite iu njoftuam që ka festë në familjen e këngëtares Adelina Tahiri. Ajo fejon vëllain e vetëm, Edmondin i...

Sport3 days ago

Voska kërkon mbështetje për finalen e Kupës, klubi organizon falas udhëtimin dhe biletat për tifozët

Voska Sport me 22 maj do të luaj në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë së Veriut kundër Tikveshit....

Lajme3 days ago

Elita e Maqedonisë së Veriut me prona në Dubai

Jordan Kamçev, Dushko Qifliganec, Risto Sekullovski, Boban Zaev janë disa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë pronë në...

Trending