Lajme
Inaugurimi i presidentit të ri duhet të bëhet më së voni më 12 maj, kur i skadon mandati Pendarovskit
Pas zyrtarizmit të rezultateve zgjedhore, më së voni më 12 maj duhet të mbahet seanca parlamentare për inaugurimin e presidentes së sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova. Ajo duhet të japë një deklaratë solemne para deputetëve të përbërjes së vjetër, pas së cilës fillon mandati i saj. Më 12 maj i skadon mandati presidentit aktual, i cili ishte edhe kandidat për president, Stevo Pendarovski.
Seancën për inaugurimin e presidentit të ri duhet ta thërrasë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitreski.
Në takimin me gazetarët në fund të marsit, Mitreski njoftoi se ky do të jetë një nga aktivitetet e fundit të përbërjes së vjetër të Kuvendit, para konstituimit të përbërjes së re parlamentare.
Nëse inaugurimi i presidentes së re bëhet më 12 maj, ajo duhet t’i jep mandatin partisë që fiton zgjedhjet për formimin e qeverisë.
Në bazë të Kushtetutës, Presidenti i Republikës është Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura. Presidenti ushtron të drejtat dhe detyrat e tij në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve dhe zgjidhet në zgjedhje të përgjithshme dhe të menjëhershme, me votim të fshehtë, me mandat pesë vjeçar.
Lajme
Kandidatja për deputete e PDK, Ariana Musliu Shoshi viziton kompaninë Walone në Kosovë: Shembull i suksesit dhe inovacionit vendor
Kandidatja për deputete e PDK Ariana Musliu Shoshi realizoi një vizitë pune në kompaninë Walone në Kosovë, e cila po vlerësohet si një shembull i shkëlqyer i inovacionit, profesionalizmit dhe vizionit sipërmarrës.
Gjatë vizitës, Musliu Shoshi theksoi se kompani si Walone janë dëshmi e qartë se Kosova ka potencial, dije dhe energji për të konkurruar me sukses në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar njëkohësisht vende të reja pune dhe duke kontribuar në forcimin e ekonomisë së vendit.
Ajo nënvizoi se mbështetja e bizneseve vendore dhe e sipërmarrjes është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e Kosovës, duke përforcuar zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë sociale.
Vizita u cilësua si frymëzuese dhe motivuese, veçanërisht për të rinjtë dhe sipërmarrësit që synojnë të ndërtojnë biznese të suksesshme në vend.
https://www.facebook.com/share/p/17Z8XszeJi/
Lajme
Alsat konfirmon/ Objekti ku funksionon biznesi “Muslim Shop” në rrugën e Plastikave, ndërtim pa leje!
Prokuroria Publike ka konfirmuar informacionet që ka publikuar Alsat, se objekti i ndërtuar në bulevarin “Nikolla Karev” apo e njohur si rruga e Plastikave, e ku me qira është vendosur kompania “Muslim Shop” është ndërtim pa leje! Siç njoftuan nga Prokuroria, parcela është pjesërisht në pronë shtetërore, e një pjesë në pronë të një personi fizik, shtetas i Gjermanisë, por për momentin qëndron në Zvicër.
“Prokuroria Publike Shkup, përmes kanaleve për ndihmë ndërkombëtare juridike të qendrës hetimore të Prokurorisë, ka dërguar kërkesë për kontrolle të nevojshme sa i përket këtij personi. Lidhur me këtë objekt, Prokuroria gojarisht është njoftuar se komuna ka filluar procedurë për njoftim se objekti ilegal do të largohet”, thonë nga Prokuroria Publike.
Në bazë të të dhënave nga Agjencia e Kadastrës, objekti ndodhet në parcelën me numër 4291. Nëse e hapim për të parë të dhënat e parcelës, shohim se sipërfaqja e përgjithshme e tokës është 516 m2 ndërsa në të janë të regjistruara dy objekte me nga 109 dhe 7 metra katror, gjë që nuk përkon aspak me gjendjen reale të objektit momental.
Dy objektet janë në pronësi të personit Ahmed Dinarica, e që sipas informacioneve të Alsat, i njëjti është baxhanak me ish avokatin e shtetit tanimë në paraburgim, Fehmi Stafa. Ky i fundit dyshohet të jetë investitori kryesor i këtij objekti pa leje, i cili pak vite më parë duhej të rrënohej por u ndërpre në moment të fundit nga Inspektorati për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, gjoja për arsye ankese.
Komuna Qendër edhe më tej është gati ta rrënojë por presin ndihmën e policisë për t’i larguar punëtorët dhe mallin brenda objektit.
“Inspektori i ndërtimit të komunës Qendër ka sjellë procesverbal nga mbikëqyrja inspektuese, ka dhënë vendim për largimin e objektit të ndërtuar pa leje, si dhe konkluzion për veprim. Komuna për momentin bashkëpunon me Ministrinë për Punë të Brendshme nga e cila kërkon urgjentisht largimin e personelit dhe të mallit që gjendet në hapësirat e objektit. Ne si komunë jemi të gatshëm menjëherë të veprojmë sipas kompetencave”, thonë Komuna Qendër.
Gjatë viteve 2022-2023 kur ishte aktualizuar verifikimi juridik-pronësor i objektit dhe autoritetet kishin ndërmarrë masa për rrënimin e tij, në kundërshtim të procedurave ligjore dhe duke sabotuar procedurën kishte vepruar ish Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa duke ndërmarrë veprime që kishin bërë institucionet t’i kryqëzonin kompetencat dhe në pamundësi të rrënimit, objekti të mbetej i paprekshëm./ Alsat.mk
Lajme
Kongresi i BDI-së/ Karrigia e Ahmetit nuk lëkundet, në listën e largimit janë emra të njohur
Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin e ditës. Ajo që dihet zyrtarisht është se Ali Ahmeti pritet të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat, shkruan Alsat.
Kongresi, që sipas informimit zyrtar është i rregullt, mbahet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ku BDI pati rezultat të dobët, meqenëse humbi udhëheqjen e shumicës së komunave shqiptare.
Për këtë, në opinion, por edhe brenda BDI-së kishte thirrje për përgjegjësi lidhur me rezultatin zgjedhor, duke e drejtuar gishtin kah funksionarët që mbi dy dekada kanë dominuar skenën politike nën logon e BDI-së, duke ushtruar funksione të larta në të gjitha nivelet e pushtetit.
Duke e pasur parasysh rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale, por edhe zërat brenda partisë, jozyrtarisht Ahmeti ka hartuar një listë me emra të njohur që pritet të zëvendësohen me emra të rinj. Megjithatë një lëvizje e këtillë, nuk është e qartë nëse çon partinë drejt reformës, apo megjithatë është një lëvizje taktike duke e lënë “gardën e vjetër” të punojë në prapaskenë.
Jozyrtarisht, në listë janë anëtarët që ushtrojnë funksione të larta partiake, respektivisht sekretari organizativ Blerim Bexheti, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Musa Xhaferi, anëtari i Këshillit Kombëtar Sadulla Duraku. Më tej, listës pritet t’i shtohen edhe anëtarët e Kryesisë Fatmir Dehari, Teuta Arifi, Bekim Neziri, Xhevat Ademi, Resi Abdurramani, Ejup Alimi, Bilen Saliji, Ejup Rustemi e të tjerë.
BDI, në periudhën e kaluar u godit edhe nga vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, me të cilat fillimisht funksionarin e lartë partiak Ramiz Merko e futën në Listë të Zezë, ndërsa më pas Artan Grubin, apo krahun e djathtë të Ahmetit. Për dallim prej Merkos që endet nëpër gjykata, Grubi mbi një vit ndodhet në arrati.
-
Lajme4 weeks agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 weeks agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
