Lajme
Kthehen çmimet e vjetra për polisat e sigurimit në Maqedoni
Janë kthyer çmimet e vjetra të polisave të sigurimit gjatë regjistrimit të automjeteve.
Komisioni për përgjegjësi të automjeteve dha rekomandim, ndërsa Qeveria miratoi vendimin për kthimin e çmimeve, pasi më 25 prill u shtrenjtuan për 15,4 për qind.
Kompanitë se sigurimeve prej ditës së djeshme kanë filluar zbatimin e vendimit, që tashmë është publikuar edhe në Gazetën Zyrtare.
Lajme
Kongresi i BDI-së, Ahmeti në fjalimin e tij do të paraqesë katër rezoluta strategjike
Bashkimi Demokratik për Integrim sot në Shkup do të mbajë kongresin e pestë. Përveç ndryshimeve kadrovike dhe riorganizimin e strukturave partiake, nga ky kongres do të burojnë edhe katër rezoluta strategjike.
Në lidhje me: BDI sot mban Kongres në Shkup
Rezolutat do t’i paraqesë në fjalimin e tij kryetar i partisë Ali Ahmeti.
Burime për TV21 thonë se Ahmeti do të përcaktojë drejtimet politike të Bashkimit Demokratik për Integrim për periudhën e ardhshme katërvjeçare, si dhe vizionin për zhvillimin demokratik, institucional dhe shoqëror të shtetit.
“Ky fjalim do të shërbejë si orientim politik jo vetëm për veprimtarinë e BDI-së, por edhe për rrugën e zhvillimit të vendit në vitet që vijnë. Nga ky fjalim do të dalin katër rezoluta, të cilat përfaqësojnë boshtin themelor të angazhimit politik të BDI-së dhe do të shërbejnë si “via” që partia do ta ndjekë në mandatin e ardhshëm katërvjeçar të veprimtarisë së saj politike” – thotë burimi brenda BDI-së.
Rezolutat që do të shqyrtohen dhe miratohen nga delegatët e Kongresit të Pestë janë:
Rezoluta I – Për përforcimin e karakterit unitar të shtetit dhe konsolidimin e barazisë funksionale
Rezoluta II – Për shtetin e së drejtës, drejtësinë e pavarur dhe rikthimin e besimit në institucione
Rezoluta III – Për marrëveshjen kombëtare për përparim dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit
Rezoluta IV – Për integrimin evropian
Nga partia thonë se, këto katër rezoluta përfaqësojnë platformë dhe vizionin strategjik të Bashkimit Demokratik për Integrim për katër vitet e ardhshme dhe konfirmojnë rolin e saj si faktor kyç në drejtimin e proceseve demokratike dhe integruese të shtetit.
Lajme
Bashkim Mani varroset sot te varrezat e veteranëve në Haraçinë
Ka ndërruar jetë Bashkim Mani, 45-vjeç, ish-ushtarë i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Shkupi. I riu dje ka pësuar sulm në zemër, ndërsa nuk është ankuar më parë për shetësime shëbdetësore.
Ngushëllime kanë ardhur gjithandej Maqedonisë, ndërsa ka shkruar edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
“Ngushëllime familjarëve, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Bashkim Manit! Ky lajm i kobshëm na kapi të gjithë në befasi. Ai ishte jo vetëm bashkëluftëtari im, por edhe një nga themeluesit e parë të BDI-së. Kujtimi i tij, guximi dhe kontributi i tij do të mbeten gjithmonë ndër ne”, ka shkruar Ahmeti.
Bashkim Mani, babai i tre fëmijëve, do të varroset sot, në ora 15:00, te varrezat e veteranëve të UÇK-së në Haraçinë.
Lajme
Mjegulla shkaktoi vonesa dhe anulim të fluturimit në Aeroportin e Shkupit
Kushtet motit sot shkaktuan probleme në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, përcjell TV21. Për shkak të mjegullës së dendur në luginë, disa fluturime po vonohen, ndërsa një fluturim është anuluar plotësisht.
Kushtet e motit ndikojnë në uljet dhe ngritjet e avionëve, duke krijuar sfida shtesë për udhëtarët dhe kompanitë ajrore.
Vonesa më e madhe te fluturimet e ardhjes është regjistruar te fluturimi i “Pegasus” nga Stambolli (Sabiha Gökçen). Fluturimi i “Wizz Air” nga Dortmund do të arrijë me vonesë prej 30 minutash, ndërsa fluturimi i “Adjet” nga Stambolli është anuluar. Fluturimet nga Nurnbergu, Friedrichshafen dhe Vijena deri tani po realizohen sipas orarit të rregullt.
Vonesa po regjistrohet edhe te fluturimet nga Shkupi. Fluturimi i “Wizz Air” për Paris është shtyrë për 35 minuta dhe do të niset në orën 13:00, ndërsa fluturimi i “Turkish Airlines” për Stamboll do të niset me vonesë prej një ore e 20 minutash, domethënë në orën 14:20.
Udhëtarët këshillohen të ndjekin informacionet më të fundit nga aeroporti dhe kompanitë ajrore para udhëtimit të tyre.
-
Lajme4 weeks agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme3 weeks agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
