Sport
Sot luhet gjysmëfinalja e parë Spanjë-Francë, histori dhe statistika
Sot në ora 21:00 Spanja do të përballet me Francën në gjysmëfinalen e parë të këtij Europiani. Për këto skuadra do të jetë dueli 34-t në historinë e tyre. 16 fitore iberike, ndërkohë që ato transalpine janë 13. Vetëm pesë barazime në një sfidë ku shënohen mesatarisht 3 gola çdo 90 minuta.
Edhe në golat shënuar, historia u buzëqesh “Furive të kuqe”, që i kanë shënuar 63 herë rivalëve të radhës, të cilët nga ana tyre kanë replikuar me 38 gola. Ndeshja e fundit mes Francës dhe Spanjës daton tri vite më parë kur triumfonin “Gjelat” 2-1 në Ligën e Kombeve, ndërkohe që për një Kampionat Europian kjo do të jetë përballja e pestë (2 suksese franceze dhe 1 spanjoll).
Ajo në Ligën e Kombeve, ishte vetëm fitorja e dytë e Francës në tetë ndeshjet e fundit kundër Spanjës (B1 B5). Tjetra ishte një fitore miqësore 1-0 në “Stade de France” më 4 shtator 2014. Spanja fitoi 2-0 në të njëjtin stadium më 28 mars 2017, miqësorja e fundit midis dy skuadrave.
“Furitë e kuqe” i dhanë fund ecurisë së “Gjelave” në çerekfinalet e EURO 2012 duke fituar 2-0 me një dygolësh nga Ksabi Alonso.
Para fitores në Ligën e Kombeve, suksesi i fundit zyrtar i Francës (3-1) kundër Spanjës kishte ardhur në Hanover në raundin e 1/8- avetë të Kupës së Botës 2006 David Vila shënoi për iberikët përpara se tranapalinët të replikonin me Riberi, Vieira dhe Zidan.
Zidan kishte shënuar gjithashtu në çerekfinalen e EURO 2000 midis dy kombeve në Bryzh, megjithëse goli i tij në minutën e 32-të u prish gjashtë minuta më vonë nga një penallti e Gaizka Mendieta. Juri Djorkaef shënoi atë që rezultoi të ishte goli i fitores një minutë para mbylljes pjesës së parë, ndërsa Raul u ndal në traversë pas një penalltie.
Franca arriti suksesin e parë të madh në kurriz të Spanjës duke fituar 2-0 në “Parc des Princes” në Paris në finalen e Kampionatit Evropian 1984. Vendësit zhbllokuan rezultatin me një goditje dënimi të Platini dhe dyfishuan shifrat në minutën e fundit me Belonen.
“Furitë e kuqe”, përballen me një Francë solide, e cila deri më tani ka mbajtur katër herë portën e paprekur në pesë ndeshjet e luajtura, teksa goli i vetëm erdhi me penallti nga Polonia.
Sot “Gjelat” synojnë finalen e tyre të katërt të turneut të madh në tetë vitet e fundit (duke arritur në finalen e EURO 2016 dhe në finalet e Kupës së Botës 2018 dhe 2022) – një rekord i jashtëzakonshëm që është dëshmi e përvojës në ndeshje vendimtare.
Franca nuk arriti të fitojë grupin e saj për herë të parë që nga EURO 2012 pas një fitoreje të vështirë ndaj Austrisë dhe barazimeve kundër Holandës dhe Polonisë.
“Gjelat” dhe Spanja vijnë në këtë pikë të turneut pa asnjë humbje, teksa Mbape e ka thyer mallkimin me një penallti në ndeshjen e fundit të Grupit D. Shkathtësia e lojtarëve nga pika e bardhë i lejoi “Gjelat” të kalonin në çerekfinale, duke kthyer pesë penallti dhe duke u hakmarrë për humbjen e tyre në finalen e EURO 2016 kundër Portugalisë.
Spanja është e vetmja kombëtare që ka fituar tre tituj radhazi të Evropës dhe të Kupës së Botës: EURO 2008, Kupën e Botës 2010 dhe EURO 2012, ndërkohë që Antuan Grizman mban rekordin për paraqitje të njëpasnjëshme në historinë e futbollit në nivel kombëtar, 84 ndeshje midis gushtit 2017 dhe nëntorit 2023.
Lajme
Kush është Valdrin Uka, drejtori i ri ekzekutiv i Shkëndijës
Më shumë se shtatë vite pjesë e klubit, Uka është një nga kuadrot e rritura dhe të përgatitura brenda strukturave të Shkëndijës, ndërsa ndryshimet e fundit pasqyrojnë planin e klubit për të ndërtuar një menaxhment të qëndrueshëm me njerëz nga brenda.
Ndryshimet e fundit në strukturën e KF Shkëndija nuk janë të rastësishme. Përtej emërimeve të reja në pozita drejtuese, ato pasqyrojnë një filozofi të qartë të klubit për të përgatitur kuadro nga brenda dhe për t’u besuar atyre përgjegjësi gjithnjë e më të mëdha.
Në qendër të këtij riorganizimi është Valdrin Uka, i cili është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Shkëndijës. Uka është pjesë e klubit prej më shumë se shtatë vitesh dhe gjatë kësaj periudhe ka qenë pranë strukturave drejtuese, duke ndjekur nga afër funksionimin dhe zhvillimin e klubit. Vitet e kaluara në menaxhmentin e Shkëndijës e kanë shërbyer si një proces i gjatë përgatitjeje dhe kalitjeje për përgjegjësinë e re.
Në të njëjtën linjë janë edhe ndryshimet në Departamentin Sportiv. Erhan Selimi, deri tani Drejtor i Shkollës së Futbollit, avancon në pozitën e Drejtorit Sportiv, ndërsa Festim Ademi, pas rolit të Team Menaxherit, emërohet Drejtor Teknik i Departamentit Sportiv.
Të tre emërimet kanë një të përbashkët: bëhet fjalë për njerëz që tashmë njohin nga afër klubin, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të tij. Kjo tregon se Shkëndija prej kohësh ka punuar në krijimin dhe përgatitjen e kuadrove të veta për pozita udhëheqëse.
Me vizionin dhe mbështetjen e drejtuesve dhe sponsorit të klubit, ndryshimet janë pjesë e një plani për një organizim më të balancuar dhe më profesional, duke ndjekur modelin e klubeve moderne ku investimi nuk bëhet vetëm te skuadra, por edhe te njerëzit që e drejtojnë dhe e zhvillojnë organizatën.
Në këtë drejtim, Shkëndija po tregon se kuadrot nuk kërkohen vetëm jashtë klubit, por ndërtohen, zhvillohen dhe përgatiten edhe brenda tij.
Lajme
Ardian Cuculi e mbyll kapitullin si drejtor sportiv i Shkëndijës
Pas tre viteve në pozitën e Drejtorit Sportiv, Ardian Cuculi përfundon angazhimin e tij te Shkëndija, njofton klubi kuqezi.
Pas përfundimit të angazhimit të Ardian Cuculit në pozitën e Drejtorit Sportiv, mbyllet një tjetër kapitull në rrugëtimin e tij të gjatë me klubin kuqezi.
Ish-kapiteni dhe një prej emrave që ka dhënë kontribut të madh për Shkëndijën në periudha të ndryshme, Cuculi përfundoi karrierën e tij si futbollist pikërisht me ngjyrat kuqezi, për të vazhduar më pas për tre vite në pozitën e Drejtorit Sportiv, duke qenë pjesë e sukseseve historike.
Klubi tetovar e falënderon Ardian Cuculin për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë gjithë viteve në Shkëndijë, duke i uruar shëndet, suksese dhe çdo të mirë në të ardhmen.
Sport
Indrit Çullhaj shpallet Kampion i Ballkanit, ngre sërish flamurin kuqezi në majën e podiumit
Xhudisti shqiptar Indrit Çullhaj ka shkruar një tjetër kapitull të artë në sportin shqiptar, duke u shpallur Kampion i Ballkanit pas një paraqitjeje mbresëlënëse në Kampionatin Ballkanik.
Çullhaj dominoi garën nga fillimi deri në fund, duke mposhtur radhazi kundërshtarët nga Kosova, Rumania dhe Greqia, ndërsa në finalen e madhe triumfoi ndaj përfaqësuesit të Malit të Zi, duke fituar me meritë medaljen e artë në kategorinë e tij.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, kampioni shqiptar shprehu mirënjohjen për familjen e tij, Federatën Shqiptare të Xhudos, trajnerët dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit drejt këtij triumfi.
Kjo medalje e artë shënon një tjetër arritje historike për Çullhajn, i cili bëri që flamuri kuqezi të ngrihej për herë të katërt falë medaljeve të fituara prej tij në Kampionatet Ballkanike, duke konfirmuar edhe një herë se është një nga xhudistët më të suksesshëm që ka përfaqësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.
Triumfi i Indrit Çullhajt përfaqëson jo vetëm një sukses personal, por edhe një krenari të madhe për sportin shqiptar, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe sakrifica shpërblehen me rezultate në skenën ndërkombëtare.




-
Lajme9 months agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme2 years agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme9 months agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme3 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
