Connect with us

Sport

Erjona Jonuzi, kapitene dhe MVP që në javën e parë në Sllovaki!

Volejbollistja tetovare Erjona Jonuzi është rikthyer në Sllovaki për sezonin e saj të dytë me skuadrën VK Nove Mesto nad Vahom, që garon në “Extra Liga”, elita e volejbollit për femra në vend.

Falë nivelit të saj të lartë dhe përvojës së pasur në rolin e pasueses, Erjona ka fituar menjëherë besimin e stafit dhe shoqeve të ekipit, duke u emëruar kapitene që në fillim të sezonit. Në javën e parë, ajo u shpall MVP (lojtarja më e mirë e ndeshjes) në fitoren e pastër 0-3 në transfertë ndaj Elba Preshov, me paraqitje mbresëlënëse në organizimin e lojës.

Vlen të përmendet se sezonin e kaluar Erjona pësoi një dëmtim të rëndë, këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL) në gjurin e majtë, që e detyroi të ndërpriste garat, me parashikime mjekësore për rikuperim prej 10 deri në 12 muajsh.

Megjithatë, me shumë përkushtim, punë të palodhur dhe besim në vetvete, ajo u rikthye në fushë pas vetëm gjashtë muajsh, fillimisht me përfaqësuesen e Maqedonisë, pasi kampionati sllovak kishte përfunduar.

Sot, Erjona është plotësisht e rikuperuar dhe po shkëlqen sërish në parketet sllovake, duke treguar se vullneti dhe dashuria për sportin mund të mposhtin çdo pengesë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Takim i rëndësishëm në Tetovë, Destani, Duka e Omeragic diskutojnë për stadiumin

Qyteti i Tetovës ka mbledhur emra të mëdhenj si Lazim Destani, Armand Duka, Masar Omeragiq dhe Bilall Kasami, në një takim vendimtar për të ardhmen e stadiumit të Tetovës, projekt që tashmë po merr formë.

Pronari i Shkëndijës dhe dy krerët e federatave të Maqedonisë dhe Shqipërisë janë shprehur jashtëzakonisht optimistë, duke theksuar se Tetova është shumë pranë realizimit të një impianti modern, të standardeve të UEFA-s, ku Shkëndija pritet t’i zhvillojë ndeshjet europiane para publikut vendas.

Stadiumi i ri premton edhe më shumë, përmasa dhe infrastruktura e tij mund ta bëjnë Tetovën pritëse të ndeshjeve të përfaqësueses, duke hapur rrugën që në të ardhmen Maqedonia të luajë sfida të elimintoreve ndërkombëtare./Sportmania/

Continue Reading

Sport

Intervistë ekskluzive/ Flet Adis Emruli, futbollisti shqiptar që po bën namin në Slloveni

Në futbollin e sotëm, gjithnjë e më shumë lojtarë të rinj po kërkojnë rrugën e tyre jashtë vendit. Një prej tyre është edhe Adis Emruli, futbollist me përvojë në kampionatin slloven, i cili është paraqitur me fanellat e NŠ Mura, NK Čarda Martjanci dhe Beltinci. Me një karrierë që po ndërtohet hap pas hapi, Emruli flet për përvojën e tij, sfidat dhe objektivat e së ardhmes.

Adis, si ka nisur rrugëtimi yt në futboll dhe si përfundove në kampionatin slloven?

Futbolli ka qenë gjithmonë pjesë e imja. Kam kaluar shumë kohë duke punuar mbi veten dhe duke kërkuar hapin e radhës. Mundësia për të shkuar në Slloveni erdhi pas kontakteve profesionale dhe u bë një moment kyç për karrierën time. Vendosa ta pranoj sfidën dhe sot mund të them se ishte vendimi i duhur.

Cila ka qenë përvoja jote me klubet sllovene ku je paraqitur?

Në Slloveni kam qenë pjesë e disa klubeve, ndër to edhe Čarda Martjanci dhe Beltinci. Çdo klub ka pasur stilin e vet, filozofinë e vet të punës dhe çdo stinor më ka ndihmuar të rritem si lojtar. Futbolli slloven është i organizuar mirë dhe të detyron të punosh në detaje.

Në çfarë pozite ndihesh më komod në fushë dhe cilat janë cilësitë e tua më të forta?

Pozita ku luaj më shpesh është ajo e mbrojtësit. Është një rol që kërkon përqendrim, vendosmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me ekipin. Mendoj se forca ime qëndron te leximi i lojës dhe qëndrueshmëria gjatë ndeshjes.

Sa sfiduese ka qenë të ndërtosh karrierën në një kampionat tjetër, larg shtëpisë?

Nuk është e lehtë të largohesh nga mjedisi yt i parë dhe të ndërtosh gjithçka nga fillimi. Por çdo sfidë e re të jep edhe forcë të re. Përshtatja ka kërkuar kohë, por me punë dhe disiplinë gjithçka bëhet më e lehtë.

Si e sheh nivelin e futbollit në Slloveni?

Futbolli këtu është i strukturuar mirë, me ritëm të shpejtë dhe me shumë theks te taktika. Edukimi sportiv është serioz dhe stafet punojnë shumë me lojtarët për t’i zhvilluar në çdo aspekt. Është vend i mirë për t’u rritur profesionalisht.

Cili ka qenë momenti që të ka lënë më shumë mbresa deri tani?

Ka pasur disa momente të bukura, por një prej tyre është debutimi im i parë në kampionatin slloven. Ishte një ndjenjë që nuk harrohet — një përzierje emocionesh, përgjegjësie dhe krenarie.

Sa e rëndësishme është për ty vazhdimësia dhe ruajtja e formës?

Shumë e rëndësishme. Futbolli është ritëm. Nëse nuk punon çdo ditë, e humb atë që ke ndërtuar. Stërvitja, ushqimi dhe rikuperimi janë pjesë e pandashme e jetës së një futbollisti.

Si është një ditë e zakonshme e jote gjatë sezonit?

Dita ime ndahet midis stërvitjes dhe kujdesit ndaj vetes. Zakonisht kam seancë fizike ose taktike me ekipin, pastaj rikuperim, analizë të ndeshjeve dhe punë individuale. Pjesën tjetër të kohës e përdor për të pushuar dhe për të qenë gati për sfidat e radhës.

Kush të ka mbështetur më shumë në rrugëtimin tënd?

Familja ka qenë gjithmonë pranë meje. Edhe kur jam larg, mbështetja e tyre më jep forcë. Po ashtu trajnerët dhe bashkëlojtarët kanë pasur rol të madh në rritjen time.

Çfarë objektivash ke për të ardhmen?

Dua të vazhdoj të rritem në nivel profesional dhe të arrij në një kategori më të lartë të futbollit evropian. Ambicia është një nga elementët që më shtyn përpara dhe më motivon çdo ditë.

Cili është mesazhi yt për të rinjtë që ëndërrojnë futbollin profesionist?

Të mos ndalen kurrë. Futbolli kërkon durim, disiplinë dhe shumë punë. Mundësitë vijnë kur je gati, prandaj çdo ditë duhet të jetë një hap drejt përmirësimit. Ëndrrat realizohen vetëm kur beson dhe punon fort për to.

Continue Reading

Sport

Një mesfushor taktik/ Kasami, shqiptari që premton në futboll

Lavdrim Kasami, pak para se kombëtarja shqiptare U19 të zhvillojë tre ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Evropianin, po stërvitet me një nga akademitë më të mira të futbollit në veri – U19 e Lyngby Boldklub.

Talenti i ri shqiptar Lavdrim Kasami po kalon një periudhë të rëndësishme në karrierën e tij. Mesfushori i Shkëndijës është aktualisht në Danimarkë, ku po stërvitet me ekipin U19 të Lyngby Boldklub, një nga akademitë më të respektuara në rajon për zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Ky bashkëpunim vjen në një moment vendimtar për Lavdrimin, pasi përfaqësuesja shqiptare U19 po përgatitet për tre ndeshjet e ardhshme të kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe forma e tij aktuale është një sinjal pozitiv për stafin teknik të kombëtares.

“Është një mundësi fantastike dhe ky klub ka një histori të madhe në zhvillimin e lojtarëve të rinj që më pas bëhen emra të mëdhenj,” – tregon Lavdrim Kasami.“Kam filluar stërvitjet që nga e hëna dhe jam pritur shumë mirë. Po mundohem të tregoj anën time më të mirë dhe të ndihmoj skuadrën aty ku ka nevojë. Këtu në Lyngby, ka lojtarë shumë cilësorë dhe jam i lumtur që mund të mësoj nga ta.”

Në fushë, Lavdrim po dallohet për qetësinë me topin, inteligjencën taktike dhe përkushtimin në çdo seancë stërvitore. Trajnerët vlerësojnë aftësinë e tij për të lexuar lojën dhe për të mbajtur ekuilibrin në mesfushë – cilësi që janë të rralla për një lojtar të kësaj moshe.

“Gjithmonë hyj në fushë me mentalitetin që t’ia bëj të vështirë trajnerit, qoftë të klubit apo të kombëtares, kur vjen puna për të zgjedhur formacionin,” – shton ai, me buzëqeshje.

Nëse vazhdon me këtë ritëm dhe qasje profesionale, Lavdrim Kasami mund të bëhet një emër që do të dëgjohet shpesh, si në futbollin danez ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.

Për momentin, fokusi i tij mbetet i qartë: të japë maksimumin çdo ditë dhe të ndihmojë aty ku ekipi ka më shumë nevojë — një qasje që e bën tërheqës si për Lyngby BK, ashtu edhe për kombëtaren shqiptare U19.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme13 hours ago

4 gra të vrara nga partnerët gjatë këtij viti!

Këtë vit, 4 gra janë vrarë nga ish-ose partnerët e tyre aktualë. Në periudhën nga 2014 deri në 2024, gjithsej...

Lajme13 hours ago

Zjarri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit vihet nën kontroll

Zjarri që shpërtheu sonte në një shtëpi të vjetër pranë kishës “Shën Spasi” në hyrje të Çarshisë së Vjetër të...

Lajme13 hours ago

Kasami: Gostivari gati për ndryshimin e madh

Kryetari i Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka qëndruar në Tetovë bashkë me liderët e tjerë të...

Lajme1 day ago

Rrënohet një objekt në Vizbeg të Shkupit, Kostovski: Ishte ndërtuar pa leje dhe në tokë shtetërore!

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski njofton se mëngjesin e sotëm kanë rrënuar një objekt, siç thotë ai, pa...

Lajme1 day ago

231 km/h, “Safe City” tregon çfarë “talente” kemi ne vozitje

Kamerat e sistemit “Safe City” e regjistruan “rekorderin” në ngasje me shpejtësi, 231 km/h, në unazën e Shkupit më 1...

Lajme1 day ago

2 milionë euro janë ndarë për rrugën Tetovë-Prizren

Zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli në Click Plus në TV21, bëri të ditur se për rrugën Tetovë – Prizren janë...

Lajme1 day ago

Imami i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly arrin në Maqedoni, pritet nga kreu i BFI-së

Imami i mirënjohur i Qabes, Maher Al-Mu’aiqly ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të...

Lajme2 days ago

24-vjeçarja nga Novo Sella në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident, arrestohet nga policia

Më 02.12.2025, rreth orës 10:30, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor për Siguri në Trafikun Rrugor – Tetovë e privuan nga...

Lajme2 days ago

ASH: ‘Safe City’ pa gjuhën shqipe, VLEN-i si dekor në Qeveri sërish hesht

Pas lëshimit në përdorim të projektit “Safe City” në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë kanë nisur edhe SMS porositë e para...

Lajme2 days ago

VLEN: Besar Durmishi po e vendos vendin në radarin e investitorëve

Vendi ynë po fiton çdo ditë e më shumë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit. Pjesëmarrja e ministrit...

Trending