Lajme
Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!
Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve.
„Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës. Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-i ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët e panë ndryshimin në stilin e qeverisjes, në mënyrën e komunikimit dhe në prioritetet që për herë të parë vendosën qytetarin para partisë. Prandaj, 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti, që betonojnë praninë e VLEN-it si forcë qendrore dhe të pashmangshme në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, fitorja e dytë e shqiptarëve është ndëshkimi që mori BDI-ja një parti që për vite të tëra mbajti pushtet absolut, por e keqpërdori atë. Arroganca, mungesa e vetëkritikës dhe abuzimi me besimin e qytetarëve u kthyen në bumerang. Populli shqiptar i dha një mesazh të qartë pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi.

Ky është verdikti i demokracisë VLEN u vlerësua, ndërsa BDI u dënua“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.
Ai tutje ka shtuar që AKI-në e ka dërguar drejt humbjes totale koalicioni me dy krahët e ASH-së, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.
„Në fund, Sela e Taravari si dy mjek BDI-në nga vdekja klinike e ndihmuan për ta dërguar në vdekje biologjike. Prandaj, VLEN po betonohet si opsioni i vetëm që punon para se të premtojë, vepron para se të bëhet vonë”, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.
Lajme
Padi ndaj ish-drejtorit të ndërmarrjes publike nën dyshimet se ka marrë rroga shtesë
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 57 vjeçarit nën dyshimet se kundërligjshëm ka përvetësuar 552 mijë denarë.
“Kallëzim penal kundër Z.G. (57) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” në dhjetëra raste”, njoftoi Policia.
Ai në mandatin e kaluar kundërligjshëm ka marrë pagë shtesë çdo muaj, kështu ka përfituar 552 520 denarë. Vendime të tilla ka sjellën edhe për tetë të punësuar tjerë në “Komunales” – Strumicë.
“Me veprimet e këtilla, i denoncuari ka dëmtuar buxhetin e NPVK-së “Komunalec”- Strumicë në një shumë të përgjithshme prej 864.520 denarësh”, raportoi Policia.(Portalb.mk)
Lajme
Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare
Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare.
Ibrahimi ka sfiduar Ali Ahmetin, duke theksuar se kur të dëshiroje ai shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ne jemi të gatshëm që kur të doje zoti Ahmeti shkojmë në zgjedhje parlamentare edhe njëherë. Absolutisht kur të krijohen kushtet, të merremi vesh shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe edhe njëherë zotin Ahmeti ta bindim se është humbës. Gjasa ka por nuk ka arsye. Për shkak se shumica është stabile. Për shkak se pushteti lokal është i fituar. Për shkak se ne kemi plot punë për të realizuar dhe nuk ia vlen të bëjmë një garë elektorale edhe njëherë vetëm për të dëshmuar se kush është më i fuqishëm”, deklaroi Ibrahimi.
Lajme
Goditjet në tru, rreth 5 mijë raste të reja çdo vit
Goditja në tru mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë afatgjatë në vend, ndërsa mjekët theksojnë se shumë raste mund të parandalohen me një stil jetese të shëndetshëm dhe me kontrolle të rregullta mjekësore. Me këtë rast Klinika Universitare e Neurologjisë në Shkup thotë se dita e hapur për qytetarët, ku u ofruan ekzaminime falas Doppler të arteries karotide, ka qenë e suksesshme.
Sipas të dhënave të Klinikës, çdo vit në Maqedoninë e Veriut regjistrohen rreth 5000 raste të reja të goditjeve në tru, ndërsa vendi renditet ndër shtetet me nivel mesatar të incidencës dhe prevalencës. “Kemi rreth 200 deri në 300 raste të goditjeve në tru për 100.000 banorë, ndërsa prevalenca është nga 500 deri në 600 për 100.000. Asnjë moshë nuk është e kursyer – goditja mund të ndodhë edhe në fëmijëri”, tha prof. dr. Anita Arsovska, shefe e Departamentit të Neurologjisë së Urgjencës në Klinikën Universitare të Neurologjisë. Ajo theksoi se reagimi i shpejtë është jetik, pasi çdo minutë ka rëndësi për shpëtimin e jetës dhe ruajtjen e funksioneve të trurit.
“Shenjat paralajmëruese janë të folurit e paqartë, shtrembërimi i fytyrës dhe paraliza në njërën anë të trupit – në krah ose këmbë. Pacienti duhet menjëherë të dërgohet në institucionin më të afërt shëndetësor, gjegjësisht në Klinikën e Neurologjisë”, theksoi Arsovska. Në Klinikë, tregon ajo, trajtohen madje pacientë mbi moshën 14 vjeç, ndërsa rastet e moshave të reja po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, sipas mjekëve.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, ndërkohë ka përmendur rëndësinë e parandalimit dhe edukimit shëndetësor.
“Sistemi ynë shëndetësor nuk duhet parë vetëm si mekanizëm trajtimi, por edhe si sistem parandalimi. Ditë si kjo janë shumë të rëndësishme për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi mënyrën si të njohin simptomat, stilin e jetesës që duhet ndjekur dhe dietën që ndihmon në shmangien e sëmundjeve”, thotë Aliu, ndërsa shton se është i impresionuar nga përkushtimi i stafit të Klinikës dhe përmirësimet e brendshme që janë bërë për të optimizuar shërbimet neurologjike.
“Në një kohë të shkurtër, drejtoria ka arritur të organizojë një ngjarje të tillë ndërgjegjësuese dhe të modernizojë proceset e punës”, shtoi ai, ndërsa ka apeluar që kujdesi për trurin duhet të jetë pjesë e përditshmërisë sonë, pasi parandalimi fillon me ne – me ushqimin e shëndetshëm, aktivitetin fizik, kontrollin e tensionit dhe shmangien e stresit e duhanit. /Koha/
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle1 year agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme1 year agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme1 year agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme1 year agoJa kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
-
Lajme1 year agoKSHZ publikon rezultatet e para të zgjedhje parlamentare
