Connect with us

Lajme

Ndalohen dy persona nga rrethina e Tetovës, u gjendet drogë në automjet

Nga MPB kanë njoftuar se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit Zhelinë, rajoni i Tetovës, oficerë policie nga Stacioni i Policisë për Siguri Rrugore në Tetovë privuan nga liria B.A. (37) dhe O.J. (26), të dy nga fshati Trebosh, rajoni i Tetovës.

“Gjatë kontrollit të automjetit të tyre dhe makinës së pasagjerëve “Audi” me targa të Tetovës, të drejtuar nga B.A., u gjetën dhe u sekuestruan gjashtë qese me marihuanë”.

“Ata u ndaluan në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngrihet një kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Padi ndaj ish-drejtorit të ndërmarrjes publike nën dyshimet se ka marrë rroga shtesë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 57 vjeçarit nën dyshimet se kundërligjshëm ka përvetësuar 552 mijë denarë. 

“Kallëzim penal kundër Z.G. (57) nga Strumica për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës dhe autorizimit zyrtar” në dhjetëra raste”, njoftoi Policia.

Ai në mandatin e kaluar kundërligjshëm ka marrë pagë shtesë çdo muaj, kështu ka përfituar 552 520 denarë. Vendime të tilla ka sjellën edhe për tetë të punësuar tjerë në “Komunales” – Strumicë.

“Me veprimet e këtilla, i denoncuari ka dëmtuar buxhetin e NPVK-së “Komunalec”- Strumicë në një shumë të përgjithshme prej 864.520 denarësh”, raportoi Policia.(Portalb.mk)

Continue Reading

Lajme

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku ka folur për ngjarjet e fundit politike sidomos për zgjedhjet e fundit lokale dhe fitoren e VLEN në shumicën e komunave shqiptare.

Ibrahimi ka sfiduar Ali Ahmetin, duke theksuar se kur të dëshiroje ai shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Ne jemi të gatshëm që kur të doje zoti Ahmeti shkojmë në zgjedhje parlamentare edhe njëherë. Absolutisht kur të krijohen kushtet, të merremi vesh shkojmë në zgjedhje të parakohshme dhe edhe njëherë zotin Ahmeti ta bindim se është humbës. Gjasa ka por nuk ka arsye. Për shkak se shumica është stabile. Për shkak se pushteti lokal është i fituar. Për shkak se ne kemi plot punë për të realizuar dhe nuk ia vlen të bëjmë një garë elektorale edhe njëherë vetëm për të dëshmuar se kush është më i fuqishëm”, deklaroi Ibrahimi.

Continue Reading

Lajme

Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për shqiptarët, duke aluduar edhe në humbjen e AKI-së si fitore të shqiptarëve.

„Kjo nuk është thjesht një fitore elektorale është një ndryshim epokal, një dëshmi e qartë se shqiptarët e vendit kanë zgjedhur rrugën e përgjegjësisë, transparencës dhe vizionit të ri qeverisës. Në vetëm pak muaj pjesëmarrjeje në pushtetin qendror, VLEN-i ka arritur të fitojë besimin e qytetarëve me hov të jashtëzakonshëm. Çdo votë e dhënë për këtë koalicion ishte një votë mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe seriozitetin tonë politik. Qytetarët e panë ndryshimin në stilin e qeverisjes, në mënyrën e komunikimit dhe në prioritetet që për herë të parë vendosën qytetarin para partisë. Prandaj, 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti, që betonojnë praninë e VLEN-it si forcë qendrore dhe të pashmangshme në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut. Nga ana tjetër, fitorja e dytë e shqiptarëve është ndëshkimi që mori BDI-ja një parti që për vite të tëra mbajti pushtet absolut, por e keqpërdori atë. Arroganca, mungesa e vetëkritikës dhe abuzimi me besimin e qytetarëve u kthyen në bumerang. Populli shqiptar i dha një mesazh të qartë pushteti nuk është pronë, por përgjegjësi.

Ky është verdikti i demokracisë VLEN u vlerësua, ndërsa BDI u dënua“, ka shkruar zëvëndësdrejtori, Mustafa Dauti.

Ai tutje ka shtuar që AKI-në e ka dërguar drejt humbjes totale koalicioni me dy krahët e ASH-së, Ziadin Selën dhe Arben Taravarin.

„Në fund, Sela e Taravari si dy mjek BDI-në nga vdekja klinike e ndihmuan për ta dërguar në vdekje biologjike. Prandaj, VLEN po betonohet si opsioni i vetëm që punon para se të premtojë, vepron para se të bëhet vonë”, ka përfunduar zëvëndësdrejtori, Dauti.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme25 minutes ago

Padi ndaj ish-drejtorit të ndërmarrjes publike nën dyshimet se ka marrë rroga shtesë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim penal ndaj 57 vjeçarit nën dyshimet se kundërligjshëm ka përvetësuar 552 mijë...

Lajme44 minutes ago

Ibrahimi sfidon Ali Ahmetin: Kur të duash shkojmë në zgjedhje të parakoshhme parlamentare

Kryetari i Alternativës dhe njëri prej liderëve të VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka marr pjesë në emisionin ZOOM në TVM2 ku...

Sport3 hours ago

Një mesfushor taktik/ Kasami, shqiptari që premton në futboll

Lavdrim Kasami, pak para se kombëtarja shqiptare U19 të zhvillojë tre ndeshje të rëndësishme kualifikuese për Evropianin, po stërvitet me...

Lajme10 hours ago

Dauti: 10 komunat e fituara janë 10 vula legjitimiteti të VLEN-it si përfaqësues të shqiptarëve!

Zëvëndësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka shkruar se fitorja e VLEN-it është fitore e dyfishtë për...

Lajme12 hours ago

Goditjet në tru, rreth 5 mijë raste të reja çdo vit

Goditja në tru mbetet një nga shkaqet kryesore të vdekshmërisë dhe paaftësisë afatgjatë në vend, ndërsa mjekët theksojnë se shumë...

Lajme12 hours ago

42-vjeçarja vdes papritur në një piceri në Prishtinë – mjekët nuk arrijnë ta shpëtojnë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur...

Lajme12 hours ago

“Nusja” feston edhe me shqiponjë, në kërcovë do të kete bashkëjetesë me Jovanoskin!

Bashkëshortja e kryetarit të ri të Kërçovës, Aleksandar Jovanovski, dërgon mesazh bashkëjetese me një foto simbolike Pas fitores së kandidatit...

Lajme12 hours ago

Ndalohen dy persona nga rrethina e Tetovës, u gjendet drogë në automjet

Nga MPB kanë njoftuar se dje (03.11.2025) në orën 21:00 në rrugën rajonale Tetovë – Shkup, në hyrje të fshatit...

Lajme12 hours ago

Gashi në takim me ish-kryetarët e Kuvendit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, sot u takua me ish-kryetarët e shtëpisë ligjvënëse – Tito Petkovski, Savo Klimovski, Nikolla Popovski...

Lajme24 hours ago

Branko Cërvenkovski i përfshirë në fitoren e kandidatit maqedonas në Kërçovë?

Simpatizantë të LSDM-së nga Kërçova, të motivuar nga takimi me ish-liderin socialdemokrat dhe ish-kryeministrin Branko Crvenkovski, kanë bërë gjithçka që...

Trending