Lajme
113 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë
113 vjet më parë në Vlorë përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i Vlorës mbledhjen e tij të parë e mbajti më 28 nëntor 1912, me aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shtetit Shqiptar nga Perandoria Osmane.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë ishte kurorëzim i përpjekjeve shekullore dhe luftërave të pareshtura që bënë shqiptarët për çlirimin e vendit. Por, për fat të keq, Qeveria e Vlorës pati një jetë të shkurt, pasi pak më shumë se një vit Qeveria e Vlorës u detyrua të tërhiqet dhe t’ i lëshojë vend një Qeverie të drejtuar nga një Princ i huaj i emëruar nga Fuqitë e Kohës.

Edhe më keq Shqipëria u godit në aspektin territorial, ushtritë e fqinjëve dhe luftërat ballkanike copëtuan gjysmën e territoreve të Shqipërisë, duke u aneksuar nga fqinjët, ndërsa Konferenca e Londrës e mbajtur më 1913 u pranoi pushtimet e territoreve shqiptare, duke i rrudhur kufijtë e Shqipërisë në mënyrë dramatike. Gjysma e popullsisë shqiptare mbeten nën sundimin serbo-malazez dhe grek.
Pas shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912 u formuan edhe organet shtetërore, Pleqësia dhe Qeveria e dal nga Kuvendi i Vlorës. U ngritën forcat e armatosura dhe ato të rendit dhe nisi puna për konsolidimin e arsimit, shëndetësisë, administratës, etj.
Qeveria e Vlorës vuri gurët e parë për krijimin e një sistemi gjyqësor sipas modeleve evropiane. Gjuha shqipe u shpall si gjuhë zyrtare dhe u vendos hapja e shkollave shqipe prej vjeshtës 1914. Akti më i rëndësishëm juridik që nxori Qeveria e përkohshme e Vlorës ishte “Kanuni i përkohshëm i administratës civile të Shqipërisë”, që u botua në nëntor 1913.
Kuvendi Kombëtar i Vlorës zgjodhi edhe Pleqësinë që duhej të kryente funksionet një organi këshillues e mbikëqyrës të qeverisë, me kryetar Vehbi Agolli.
Qeveria e Vlorës:
Ismail Qemali, kryetar i Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme.
Dom Nikoll Kacërri, Zv.kryeministër
Mufid Bej Libohova, Ministër për Punë të Brendshme
Abdi bej Toptani, Ministër për Financa
Mehmet Pashë Deralla, Ministër për Luftën (Mbrojtjen)
Petro Poga, Ministër për Drejtësinë
Luigj Gurakuqi, Ministër për Arsimin
Mit’hat bej Frashëri, Ministër për Punët Botore
Pandeli Cale, Ministër për Bujqësinë
Lef Nosi, Ministër i Post-Telegrafit.

Lajme
Në Qafë Thanë ndalohet hyrja e 26 tonëve kofsha pule të ngrira nga Brazili
Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve kofsha pule të ngrira pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import, përcjell INA.
Ngarkesa me 2.167 paketime nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë, pas Vendimit për ndalim importi të marrë nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.
Ndalimi i importit është shqiptuar pasi ngarkesa ka qenë në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të influencës aviare me patogjenitet të lartë (gripi i shpendëve). Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i ngarkesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025.(INA)
Lajme
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë në Shkup
Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup.
Mbrëmë zjarri përfshiu zonën e kompleksit industrial “Makstil”, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit,
Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit.
Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët dhe për të parandaluar dëme më të mëdha materiale.
Shërbimet kompetente po kryejnë inspektim në vendngjarje.
Lajme
Fëmija i rrahur në Saraj përfundon me thyrje të hundës, lëndime në kokë dhe lëndime në trup
Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur opinionin publik, pas pamjeve të dhunshme të goditjeve brutale të një fëmije nga bashkëmoshatarët e tij, pas një rrahjeje në grup në oborrin e një shkolle fillore në Saraj të Shkupit, përcjell INA.
Sipas Prokurorisë Themelore Publike, dy fëmijë 14-vjeçarë u sulmuan me grushte dhe shqelma nga një grup të miturish tjerë të moshave 14, 15 por edhe 13 vjeç, në momentin kur po largoheshin nga shkolla.
Si pasojë e dhunës, njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda, përfshirë goditje serioze në kokë dhe tru, thyerje të hundës si dhe hematoma në trup, ndërsa fëmija tjetër pësoi me lëndime më të lehta. Pamjet e rënda vërshuan rrjetet sociale.
Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë edhe te nxënësit e tjerë që ndodheshin në oborrin e shkollës, duke rikthyer në vëmendje problemin e dhunës mes të miturve dhe pasojat e rënda që ajo mund të lërë mbi fëmijët dhe familjet e tyre.
Prokuroria ka nisur procedurë ndaj pesë të miturve dhe ka kërkuar masa mbrojtëse, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.(INA)
-
Lajme3 weeks agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 weeks agoAplikacion që zbulon kamerat radar, shoferët e shkarkojnë masivisht
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
