Connect with us

Lajme

Për 12 orë, kamerat e “Safe City” kanë regjistruar 65,000 shkelje! 1000 vetura ishin të paregjistruara

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovki ka njoftuar se brenda 12 orëve, sistemi “Safe City” ka regjistruar 65,000 shkelje në komunikacion, përcjell TV21. Mes tjerash, sistemi ka regjistruar 1000 automjete pa regjistrim.

“Sot nga SPB-Shkup e shënuam fillimin e periudhës provuese të sistemit “Qytet i Sigurt” (Safe City), ku në 12 orët e para u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje. Me këtë projekt po nisemi në një etapë të re të përmirësimit të sigurisë në komunikacion – shkelësit e rregullave të trafikut do të marrin njoftim elektronik për kundërvajtjen e kryer, të dokumentuar me mjete dhe pajisje bashkëkohore të regjistrimit. Qëllimi ynë është i qartë, më shumë siguri, më pak kundërvajtje dhe tolerancë zero ndaj ngasjes së pakujdesshme, pavarësisht nëse bëhet fjalë për zonë urbane apo rrugë jashtë vendbanimit. Në 12 orët e para të funksionimit provues të sistemit u regjistruan plot 65.000 kundërvajtje, nga të cilat 2.800 për kalim në dritë të kuqe dhe 1.000 për automjete të paregjistruara. Ky numër alarmues edhe një herë e konfirmon domosdoshmërinë dhe arsyetimin e sistemit, nga i cili presim përmirësim të dukshëm të kulturës rrugore, rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe uljen e dëmeve e viktimave në rrugë”, ka shkruar mes tjerash Toshkovski.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Në Qafë Thanë ndalohet hyrja e 26 tonëve kofsha pule të ngrira nga Brazili

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26 tonëve kofsha pule të ngrira pa kockë, për shkak të mosplotësimit të kushteve për import, përcjell INA.

Ngarkesa me 2.167 paketime nga 12 kilogramë mish pule të ngrirë, pas Vendimit për ndalim importi të marrë nga veterinerët zyrtarë të AUV-së, është kthyer në vendin eksportues – Brazil.

Ndalimi i importit është shqiptuar pasi ngarkesa ka qenë në kundërshtim me vendimin për ndalim të importit të kafshëve të gjalla, produkteve dhe nënprodukteve me origjinë shtazore nga Brazili, me qëllim mbrojtjen nga futja e virusit të influencës aviare me patogjenitet të lartë (gripi i shpendëve). Sipas këtij vendimi, ndalohet importi i ngarkesave që rrjedhin nga kafshë të therura, të ngarkuara dhe të certifikuara para datës 1 gusht 2025.(INA)

Continue Reading

Lajme

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë në Shkup

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup.

Mbrëmë zjarri përfshiu zonën e kompleksit industrial “Makstil”, ku u dogj plotësisht një magazinë që përdorej për përpunimin e drurit,

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe në kohë të ekipeve të Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, zjarri u vu nën kontroll dhe nuk u përhap në objektet e tjera të kompleksit.

Për momentin nuk ka informacione për persona të lënduar, as për shkaqet e shpërthimit të zjarrit. Në terren ndërhynë disa ekipe zjarrfikëse, të cilat u angazhuan për të frenuar flakët dhe për të parandaluar dëme më të mëdha materiale.

Shërbimet kompetente po kryejnë inspektim në vendngjarje.

Continue Reading

Lajme

Fëmija i rrahur në Saraj përfundon me thyrje të hundës, lëndime në kokë dhe lëndime në trup

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur opinionin publik, pas pamjeve të dhunshme të goditjeve brutale të një fëmije nga bashkëmoshatarët e tij, pas një rrahjeje në grup në oborrin e një shkolle fillore në Saraj të Shkupit, përcjell INA.

Sipas Prokurorisë Themelore Publike, dy fëmijë 14-vjeçarë u sulmuan me grushte dhe shqelma nga një grup të miturish tjerë të moshave 14, 15 por edhe 13 vjeç, në momentin kur po largoheshin nga shkolla.

Si pasojë e dhunës, njëri prej tyre pësoi lëndime të rënda, përfshirë goditje serioze në kokë dhe tru, thyerje të hundës si dhe hematoma në trup, ndërsa fëmija tjetër pësoi me lëndime më të lehta. Pamjet e rënda vërshuan rrjetet sociale.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të thellë edhe te nxënësit e tjerë që ndodheshin në oborrin e shkollës, duke rikthyer në vëmendje problemin e dhunës mes të miturve dhe pasojat e rënda që ajo mund të lërë mbi fëmijët dhe familjet e tyre.

Prokuroria ka nisur procedurë ndaj pesë të miturve dhe ka kërkuar masa mbrojtëse, me qëllim mbrojtjen e viktimave dhe parandalimin e dhunës së mëtejshme.(INA)

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme22 hours ago

Në Qafë Thanë ndalohet hyrja e 26 tonëve kofsha pule të ngrira nga Brazili

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26...

Lajme22 hours ago

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë në Shkup

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup. Mbrëmë zjarri përfshiu zonën...

Lajme22 hours ago

Fëmija i rrahur në Saraj përfundon me thyrje të hundës, lëndime në kokë dhe lëndime në trup

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur opinionin publik, pas pamjeve të dhunshme të goditjeve brutale të një fëmije nga bashkëmoshatarët...

Lajme3 days ago

Gjobitja nga sistemi “Safe City” fillon nga fillimshkurti

Sistemi “Qytet i Sigurt- Safe City” për regjistrimin dhe sanksionimin automatik të kundërvajtjeve në komunikacion zyrtarisht do të fillojë me...

Lajme3 days ago

“Bombë” e re nga LSDM: A po sjell qeveria e Mickoskit kapital të dyshimtë përmes “bankierit të Vuçiqit”?

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) në opozitë, konkretisht ekipi i saj i ashtuquajtur antikorrupsion, sot njoftoi “bombë” të re, përkatësisht...

Lajme3 days ago

Mbi 40 autoshkolla kanë formuar “kartel” për përcaktim të përbashkët të çmimeve

Komisioni për Mbrojtje të Konkurrencës ka kryer mbikëqyrje mbi punën e më tepër autoshkollave në gjithë shtetin, me çka janë...

Lajme3 days ago

Shkup/ Bixhoz, fajde dhe pastrim parash, 8 persona përfunduan në pranga

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit,...

Lajme3 days ago

Ali Ahmeti thirrje për mobilizim në Shkup: “Nesër bashkohemi për drejtësi dhe të vërtetën”

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje qytetarëve që nesër, më 13 dhjetor, në ora 13:00, të bashkohen...

Lajme3 days ago

Rrëzohet një avion në Mavrovë, MPB jep detaje

Sot (12.12.2025) në ora 12:35 në SPB Tetovë – DPB Gostivar është raportuar se një avion i vogël sportiv ka...

Lajme4 days ago

Hyri me dhunë gjatë transmetimit live në studion e “Infomax”, arrestohet 43-vjeçari nga Shkupi

Punonjësit policorë të SP Kisella Vodë e kanë privuar nga liria G.S. (43) nga Shkupi, menjëherë pas marrjes së kallëzimit...

Trending