Lajme
Këtë javë në Maqedoninë e Veriut do të vjen imami i Qabes
Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut (BFI) ka paralajmëruar ardhjen e imamit të Qabes, Shehj Mahir Muajkali. Ai pritet të jetë këtu deri në fund të javës.
“Të nderuar besimtar musliman, ju njoftojmë se nga data 04. Dhjetor deri më datë 08. Dhjetor kemi nderin të kemi mysafir special imamin e mirënjohur të Qabes së bekuar Shejh Mahir Muajkalin në Maqedoninë e Veriut. Kjo vizitë është historike pasi një imam i Qabes së bekuar përherë të pare viziton vendin tone dhe institucionet e Bashkësisë Fetare Islame”, njoftoi BFI-ja.
Imami i Qabes më 4 dhjetor do të jetë te Xhamia e Re e Lagjes së Trimave (Kumanovë) për të falën namazin e akshamit, ndërsa jacinë në Xhaminë Tatar Sinan Pasha (Kumanovë). Të nesërmen, për namazin e sabahut do të jetë te xhamia e re në Çair (Shkup), për namazin e xhumasë do të jetë te xhamia “Mustafë Pasha” në Shkup, për aksham te “Xhamia e Sahatit” në Gostivar dhe jacinë te xhamia e mahallës në Gostivar.
Më 6 dhjetor, namazin e sabahut do ta fal te xhamia “Isa Beu” në Shkup, ndërsa akshamin dhe jacinë në Tetovë, te xhamia “Eski” dhe “Xhamia e Larme”. (Portalb)
Lajme
4 gra të vrara nga partnerët gjatë këtij viti!
Këtë vit, 4 gra janë vrarë nga ish-ose partnerët e tyre aktualë. Në periudhën nga 2014 deri në 2024, gjithsej 115 gra janë viktima të femicidit, pra vrasjeve dhe tentativave për vrasje. Shteti duhet të angazhohet jo vetëm deklarativisht, por realisht për parandalimin dhe ri-integrimin e grave, viktima të dhunës së bazuar në gjini – thonë nga Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
“Këtë vit ndodhën 4 femicide, sepse të gjithë autorët ishin partnerë, aktualë ose ish-partnerë të grave të vrara. Në periudhën paraprake nga 2014 deri në 2024, kemi gjithsej 115 vrasje, por këtu përfshihen edhe tentativat për vrasje të grave. Ajo që po bëjmë tani është të analizojmë rastet gjyqësore të përfunduara me vendime të formës së prerë për të parë sa nga këto 115 vrasje dhe tentativa janë femicide”, tha Elena Dimushevska, Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
Ata thonë se ri-integrimi është më i rëndësishmi. Megjithatë, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi në maj 2021 dhe ri-integrimi është parashikuar në të gjitha shtyllat, shteti nuk është i përkushtuar në këtë çështje. Pasi nuk ka ndihmë nga shteti për ri-integrimin e viktimave, shumë prej tyre kthehen sërish tek partneri. Eksperiencat e tyre tregojnë se shtëpia nuk është vendi më i sigurt për gratë viktima të dhunës, madje 70 për qind e vrasjeve ndodhin aty.
“Dhunën ndaj grave nuk mund ta parandalojmë nëse nuk parashikojmë fonde financiare për shërbimet që u nevojiten më së shumti viktimave. Ajo që ekziston tani është një ndihmë vetëm një herë monetare, do të theksoj vetëm një herë, në shumën prej 15.000 denarësh. Dhe ajo nuk varet nga të ardhurat ose gjendja financiare e viktimës. Por kjo është e vetmja gjë që viktimat mund të marrin në këtë moment si ndihmë nga shteti”, u shpreh Elena Dimushevska, Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare.
Rrjeti ofron ndihmë financiare për viktimat, përfshirë qiranë e banesës, mbulimin e shpenzimeve të ujit, rrymës dhe blerjen e ushqimit, por thonë se buxhetet e tyre janë të kufizuara dhe nuk mund të mbulojnë shpenzimet për të gjitha gratë dhe në një afat më të gjatë. Llogaritjet e tyre tregojnë se për një grua janë të nevojshme të paktën 25.000 deri në 30.000 denarë në muaj.
Lajme
Zjarri në Çarshinë e Vjetër të Shkupit vihet nën kontroll
Zjarri që shpërtheu sonte në një shtëpi të vjetër pranë kishës “Shën Spasi” në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit është nën kontroll. Shkaku i zjarrit ende nuk dihet, dhe ekipet e Ministrisë së Brendshme do të kryejnë një inspektim.
“Në orën 19:43, u mor një njoftim për një zjarr në një shtëpi të braktisur në rrugën “Samoilova”. Menjëherë u dërguan tre automjete zjarrfikëse, të cilat me të mbërritur gjetën një zjarr në një fazë zhvillimi. Flakët ishin përhapur përtej strukturës së çatisë dhe dimensioneve të vetë ndërtesës”, tha Zvonko Tomevski, komandant i Departamentit të Zjarrfikësve të Shkupit.
Pastaj, siç deklaroi ai, u dërguan dy automjete shtesë dhe 20 zjarrfikës janë në vendngjarje duke ndërhyrë.
“Zjarri u vu nën kontroll në një kohë të shkurtër. Ndërhyrja ishte e suksesshme dhe zjarri nuk u lejua të përhapet në objektet fqinje. Tani po punohet për shuarjen e zjarrit dhe pastrimin e zonës, tha Tomevski.
Shkaqet e zjarrit, siç tha ai, duhet të përcaktohen më tej nga policia.
Sipas informacioneve jozyrtare, në shtëpinë tanimë të djegur shumë shpesh janë mbledhur njerëzit e pastrehë.
Lajme
Kasami: Gostivari gati për ndryshimin e madh
Kryetari i Tetovës dhe kryetar i Lëvizjes Besa Bilall Kasami ka qëndruar në Tetovë bashkë me liderët e tjerë të VLEN-it duke siguruar se edhe në këtë komunë do ta fitojnë pushtetin lokal sikurse në dhjetë komunat e tjera.
“Gostivari gati për ndryshimin e madh më 11 janar!
Gostivari VLEN! 🫶”, ka shkruar Bilall Kasami në Fejsbuk ku ka shpërndarë fotografi nga takimi me strukturat lokale të koalicionit dhe qytetarë.
Zgjedhjet lokale në Gostivar dhe Vrapçisht mbahen më 11 janar, pasi më 18 tetor dështoi të arrihej censusi në këto dy komuna. Qeveria ka caktuar Fadil Xhelilin si ushtres detyre kryetar i Gostivarit deri në zgjedhje, ndërsa ushtrues detyre në Vrapçisht u caktua Bujamin Kadriu.
Në zgjedhjet lokale në vjeshtë, VLEN fitoi 10 komuna, përfshirë komunat kryesore me shumicë shqiptare.
-
Lajme1 week agoZbulohet Identiteti i Personit Të Vrarë Në Tetovë
-
Lajme1 year agoDetaje nga ngjarja tronditëse në Tetovë: Burri vrau gruan dhe vajzën 4 vjeçe, pastaj qëlloi djalin 9 vjeç dhe veten e tij
-
Lifestyle2 years agoTrashet miqësia me maqedonë në familjen e Adelina Tahirit
-
Lajme2 years agoKëto ministri dhe poste zv ministrash do ti takojnë VLEN-it
-
Lajme2 years agoBurrin e Shkurte Fejzës e godet vetura (PAMJE)
-
Lajme2 years agoJa kush janë 13 deputetët e koalicionit “VLEN” (Lista)
-
Lajme2 years agoDetajet për vrasjen në Bllacë të Shkupit, 57 vjeçari Zelqif Tusha gjendet i vrarë
-
Lajme2 years agoJa kush janë 19 deputetët e koalicionit “Fronti Evropian” (LISTA)
