Connect with us

Lajme

Kurth fatal në një motel në Shkup: Burri tentoi të shkojë me dy gra, e mashtruan, e rrahën dhe i morën 200 mijë denarë

Dy burra dhe dy gra kanë mashtruar, më pas kanë rrahur një banor të Shkupit dhe i kanë marrë 200.000 denarë (rreth 3.200 euro). Njëra nga gratë është ende në arrati, njoftoi Prokuroria.

Më 30 tetor, viktima kishte shkuar me njërën nga të dyshuarat në një motel në Shkup, ku ajo i kishte propozuar të ftonte edhe një vajzë tjetër. Viktima ishte pajtuar dhe e dyshuara e kishte thirrur gruan tjetër, pas çka të dyja e kishin bindur të shkonin në një hotel tjetër, më të bukur dhe më të lirë.

“Ndërsa po dilnin nga dhoma, në oborrin e errët të motelit i kishin pritur dy burra, të cilët ishin në marrëveshje me gratë dhe së bashku iu vërsulën viktimës. E goditën me grushta në kokë dhe trup derisa ai ra në tokë, ndërsa nga xhepat ia morën paratë, telefonin dhe kartën e identitetit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Për rastin, Prokuroria po zhvillon hetime për veprën penale “Grabitje” sipas nenit 237 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal. Prokurori publik ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit për caktimin e masës së paraburgimit për të katër të dyshuarit, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës. Për njërën nga gratë, e cila është në arrati pas kryerjes së veprës, masa e paraburgimit do të zbatohet sapo të lokalizohet dhe arrestohet.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Nevzat Bejta: Rikthehem në komunë, jo për politikë por për punë

Nevzat Bejta ka konfirmuar rikthimin e tij në garën për drejtimin e Komunës së Gostivarit, duke theksuar se motivi kryesor nuk është politika, por puna dhe realizimi i projekteve konkrete në interes të qytetarëve.

Në një intervistë për televizionin Alsat, Bejta deklaroi se vendimi për t’u rikthyer vjen si rezultat i përvojës dhe punëve të realizuara gjatë dy mandateve të tij si kryetar komune. Ai përmendi ndërtimin e urës lidhëse mbi lumin Vardar, rrugën Simnicë–Novosellë, hapjen e rrugës “18 Nëntori” që, sipas tij, ka liruar komunikacionin në qytet, si dhe rrugën lidhëse Vrapçisht–Çegran.

“Janë projekte konkrete, të prekshme për qytetarët. Pas fitores më 11 janar, na presin edhe shumë punë të tjera madhore”, theksoi Bejta.

Ai vlerësoi se gara për Gostivarin zhvillohet mes tij dhe kryetarit aktual Arben Taravari, duke e akuzuar këtë të fundit për, siç tha, mungesë pune dhe keqmenaxhim financiar të komunës. Sipas Bejtës, gjatë mandatit aktual janë shpenzuar mbi 30 milionë euro pa realizuar projekte konkrete, ndërsa komuna është futur edhe më thellë në borxhe.

Bejta paralajmëroi se me rikthimin e tij në krye të komunës, revizioni financiar do të jetë i pashmangshëm, me qëllim vendosjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë.

“Po rikthehem në komunë jo për politikë, por për të punuar me ndershmëri dhe dinjitet. Synimi im është t’ia rikthejmë Gostivarit shkëlqimin në arsim, kulturë, sport dhe investime madhore”, deklaroi ai.

Në fund, Bejta u bëri thirrje qytetarëve që më 11 janar të mbështesin, sipas tij, rikthimin e krenarisë dhe zhvillimit të qytetit, duke theksuar se këtë rrugë do ta bëjnë së bashku me qytetarët e Gostivarit.

https://www.facebook.com/share/p/1GA47JsqJM/

Continue Reading

Lajme

Klinika, kaos me terminët dhe parkingun

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” qytetarët enden nga një repart në tjetrin, duke pritur me orë të tëra për një kontroll mjekësor, shpesh edhe për shërbime bazë.

Anketë me qytetar

“Boll bërllog u kon, hala ma bërllog asht. Pse? Qashtu. A prisni shumë? Si jo, tri orë katër orë, të xhumanë kamë nejt prej 8:00 n’sabah deri në 16:00 në aksham”

“Ka turmë sa të duash. Sa prisni? Që nga mëngjesi, tani mbarova…Ka shumë turmë shumë”

“Kjo është përditshmëri. Unë jam e punësuar këtu por kemi shumë pacientë, tani varet prej mjekëve, janë në sallë… ndonjëherë dinë të presin pak”

Pacientë pa fund, ndërsa parkim askund thonë qytetarët. Sipas tyre është pothuajse e pamundur të gjendet një vend i lirë, gjë që detyrohen të përdorin transportin publik, edhe pse gjendja shëndetësore nuk ua lejon.

“Parkingu është katastrofë, nuk mund të vijmë me veturë, duhet të vijmë me taksi ose me autobusë. Ka shumë rrëmujë, janë disa dilerë këtu të gjen vend të merr 100 denarë 50 denarë, policia nuk punon, katastrofë, pra parkingu është katastrofë”

“Parkingu për askund, unë erdha me autobusë, nga Gostivari jam, erdha me autobusë për shkak të parkingut. Më tregonte një shok kishte ardhur me babanë, dhe më tha se ka ardhur në orën 7 të mëngjesit dhe në orën 14 ka gjetur parking”

“Nuk përdori parking, vijë me autobusë pasi nuk ka teori të gjesh vend. Humbet gjithë ditën vetëm në parking”.

Iu drejtuam Ministrisë së Shëndetësisë, por pa përgjigje. Mungesa e organizimit, fluksi i madh i pacientëve dhe infrastruktura e pamjaftueshme po e rëndojnë edhe më shumë situatën në qendrën më të madhe shëndetësore në vend. Qytetarët kërkojnë zgjidhje urgjente, ndërsa institucionet vazhdojnë të heshtin përballë një problemi që prej kohësh nuk ka zgjidhje./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme

Banorët e Gazës pranuan ndihmat humanitare të dërguara nga Kosova

Banorët e Gazës kanë pranuar ndihmat humanitare të ndara nga Qeveria e Kosovës për ta dhe menjëherë ka nisur shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, përmes rrjeteve sociale njoftoi se autoritetet kosovare morën konfirmim se ndihmat humanitare arritën në Gaza dhe u shpërndanë tek popullata përmes partnerëve humanitarë në terren.

“Dërgesa jonë në vlerë prej 500 mijë euro përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione të ushqimit të ngrohtë. E dimë që asgjë nuk e zëvendëson humbjen dhe dhimbjen atje. Por shpresojmë që kjo ndihmë modeste t’u japë sadopak mbështetje e lehtësim familjeve, sidomos fëmijëve dhe të moshuarve, në ditë kur edhe gjërat më bazike mungojnë”, shkroi Gërvalla.

Ajo falënderoi duke shprehur mirënjohjen e sinqertë për Turqisë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për “bashkëpunimin dhe mbështetjen që e bënë të mundur këtë operacion humanitar”.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme2 days ago

Nevzat Bejta: Rikthehem në komunë, jo për politikë por për punë

Nevzat Bejta ka konfirmuar rikthimin e tij në garën për drejtimin e Komunës së Gostivarit, duke theksuar se motivi kryesor...

Lajme2 days ago

Klinika, kaos me terminët dhe parkingun

Në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” qytetarët enden nga një repart në tjetrin, duke pritur me orë të tëra për një...

Lajme2 days ago

Banorët e Gazës pranuan ndihmat humanitare të dërguara nga Kosova

Banorët e Gazës kanë pranuar ndihmat humanitare të ndara nga Qeveria e Kosovës për ta dhe menjëherë ka nisur shpërndarja...

Lajme2 days ago

Përleshje masive në Zvicër – 3 shtetas të Maqedonisë së Veriut të lënduar rëndë

Një përleshje e dhunshme ka ndodhur dy ditë më parë në kantonin Thurgau të Zvicrës, ku u përfshinë disa persona...

Lajme2 days ago

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose...

Lajme2 days ago

Ulen çmimet e karburanteve nga mesnata

Çmimet e benzinave pas mesnate do të lirohen për gjysmë denari, përcjell TV21. Ndërkaq, sipas Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimi...

Lajme2 days ago

Iu rritë dënimi në 13 vite burg, shoferit që e përplasi për vdekje Frosinën në Shkup

Gjykata e Apelit në Shkup ka vendosur ta rrisë në 13 vjet burg dënimin për Vasil Jovanovin, i cili ishte...

Lajme3 days ago

Në Qafë Thanë ndalohet hyrja e 26 tonëve kofsha pule të ngrira nga Brazili

Shërbimet inspektuese të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në pikën kufitare Qafë Thanë, kanë ndaluar importin e mbi 26...

Lajme3 days ago

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë në Shkup

Mbrëmë ka shpërthyer një zjarr i madh në një magazinë brenda kompleksit industrial “Makstil” në Shkup. Mbrëmë zjarri përfshiu zonën...

Lajme3 days ago

Fëmija i rrahur në Saraj përfundon me thyrje të hundës, lëndime në kokë dhe lëndime në trup

Një ngjarje e dhimbshme ka tronditur opinionin publik, pas pamjeve të dhunshme të goditjeve brutale të një fëmije nga bashkëmoshatarët...

Trending