Connect with us

Lajme

Alsat konfirmon/ Objekti ku funksionon biznesi “Muslim Shop” në rrugën e Plastikave, ndërtim pa leje!

Prokuroria Publike ka konfirmuar informacionet që ka publikuar Alsat, se objekti i ndërtuar në bulevarin “Nikolla Karev” apo e njohur si rruga e Plastikave, e ku me qira është vendosur kompania “Muslim Shop” është ndërtim pa leje! Siç njoftuan nga Prokuroria, parcela është pjesërisht në pronë shtetërore, e një pjesë në pronë të një personi fizik, shtetas i Gjermanisë, por për momentin qëndron në Zvicër.

“Prokuroria Publike Shkup, përmes kanaleve për ndihmë ndërkombëtare juridike të qendrës hetimore të Prokurorisë, ka dërguar kërkesë për kontrolle të nevojshme sa i përket këtij personi. Lidhur me këtë objekt, Prokuroria gojarisht është njoftuar se komuna ka filluar procedurë për njoftim se objekti ilegal do të largohet”, thonë nga Prokuroria Publike.

Në bazë të të dhënave nga Agjencia e Kadastrës, objekti ndodhet në parcelën me numër 4291. Nëse e hapim për të parë të dhënat e parcelës, shohim se sipërfaqja e përgjithshme e tokës është 516 m2 ndërsa në të janë të regjistruara dy objekte me nga 109 dhe 7 metra katror, gjë që nuk përkon aspak me gjendjen reale të objektit momental.

Dy objektet janë në pronësi të personit Ahmed Dinarica, e që sipas informacioneve të Alsat, i njëjti është baxhanak me ish avokatin e shtetit tanimë në paraburgim, Fehmi Stafa. Ky i fundit dyshohet të jetë investitori kryesor i këtij objekti pa leje, i cili pak vite më parë duhej të rrënohej por u ndërpre në moment të fundit nga Inspektorati për Ndërtimtari dhe Urbanizëm, gjoja për arsye ankese.

Komuna Qendër edhe më tej është gati ta rrënojë por presin ndihmën e policisë për t’i larguar punëtorët dhe mallin brenda objektit.

“Inspektori i ndërtimit të komunës Qendër ka sjellë procesverbal nga mbikëqyrja inspektuese, ka dhënë vendim për largimin e objektit të ndërtuar pa leje, si dhe konkluzion për veprim. Komuna për momentin bashkëpunon me Ministrinë për Punë të Brendshme nga e cila kërkon urgjentisht largimin e personelit dhe të mallit që gjendet në hapësirat e objektit. Ne si komunë jemi të gatshëm menjëherë të veprojmë sipas kompetencave”, thonë Komuna Qendër.

Gjatë viteve 2022-2023 kur ishte aktualizuar verifikimi juridik-pronësor i objektit dhe autoritetet kishin ndërmarrë masa për rrënimin e tij, në kundërshtim të procedurave ligjore dhe duke sabotuar procedurën kishte vepruar ish Avokati i Shtetit, Fehmi Stafa duke ndërmarrë veprime që kishin bërë institucionet t’i kryqëzonin kompetencat dhe në pamundësi të rrënimit, objekti të mbetej i paprekshëm./ Alsat.mk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Kandidatja për deputete e PDK, Ariana Musliu Shoshi viziton kompaninë Walone në Kosovë: Shembull i suksesit dhe inovacionit vendor

Kandidatja për deputete e PDK Ariana Musliu Shoshi realizoi një vizitë pune në kompaninë Walone në Kosovë, e cila po vlerësohet si një shembull i shkëlqyer i inovacionit, profesionalizmit dhe vizionit sipërmarrës.

Gjatë vizitës, Musliu Shoshi theksoi se kompani si Walone janë dëshmi e qartë se Kosova ka potencial, dije dhe energji për të konkurruar me sukses në tregjet vendore dhe ndërkombëtare, duke krijuar njëkohësisht vende të reja pune dhe duke kontribuar në forcimin e ekonomisë së vendit.

Ajo nënvizoi se mbështetja e bizneseve vendore dhe e sipërmarrjes është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e Kosovës, duke përforcuar zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë sociale.

Vizita u cilësua si frymëzuese dhe motivuese, veçanërisht për të rinjtë dhe sipërmarrësit që synojnë të ndërtojnë biznese të suksesshme në vend.

https://www.facebook.com/share/p/17Z8XszeJi/

Continue Reading

Lajme

Kongresi i BDI-së/ Karrigia e Ahmetit nuk lëkundet, në listën e largimit janë emra të njohur

Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin e ditës. Ajo që dihet zyrtarisht është se Ali Ahmeti pritet të rizgjidhet në krye të partisë, pasi nuk është paraqitur asnjë kundërkandidat, shkruan Alsat.

Kongresi, që sipas informimit zyrtar është i rregullt, mbahet menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale ku BDI pati rezultat të dobët, meqenëse humbi udhëheqjen e shumicës së komunave shqiptare.

Për këtë, në opinion, por edhe brenda BDI-së kishte thirrje për përgjegjësi lidhur me rezultatin zgjedhor, duke e drejtuar gishtin kah funksionarët që mbi dy dekada kanë dominuar skenën politike nën logon e BDI-së, duke ushtruar funksione të larta në të gjitha nivelet e pushtetit.

Duke e pasur parasysh rezultatin e dobët në zgjedhjet lokale, por edhe zërat brenda partisë, jozyrtarisht Ahmeti ka hartuar një listë me emra të njohur që pritet të zëvendësohen me emra të rinj. Megjithatë një lëvizje e këtillë, nuk është e qartë nëse çon partinë drejt reformës, apo megjithatë është një lëvizje taktike duke e lënë “gardën e vjetër” të punojë në prapaskenë.

Jozyrtarisht, në listë janë anëtarët që ushtrojnë funksione të larta partiake, respektivisht sekretari organizativ Blerim Bexheti, anëtari i Këshillit Mbikëqyrës, Musa Xhaferi, anëtari i Këshillit Kombëtar Sadulla Duraku. Më tej, listës pritet t’i shtohen edhe anëtarët e Kryesisë Fatmir Dehari, Teuta Arifi, Bekim Neziri, Xhevat Ademi, Resi Abdurramani, Ejup Alimi, Bilen Saliji, Ejup Rustemi e të tjerë.

BDI, në periudhën e kaluar u godit edhe nga vendimet e Departamentit Amerikan të Shtetit, me të cilat fillimisht funksionarin e lartë partiak Ramiz Merko e futën në Listë të Zezë, ndërsa më pas Artan Grubin, apo krahun e djathtë të Ahmetit. Për dallim prej Merkos që endet nëpër gjykata, Grubi mbi një vit ndodhet në arrati.

Continue Reading

Lajme

Mbyllet Lista Zgjedhore, në Gostivar ka 82.870 votues

Shkup, 19 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot finalizoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçishtë dhe Qendër Zhupë. Zgjedhjet do të mbahen menjëherë pas festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve më 11 janar 2026. Në Gostivar, në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, 78.185 votues janë banorë të përhershëm të komunës, 4.604 votues janë të regjistruar në Listën e posaçme zgjedhore për personat që jetojnë jashtë vendit, ndërsa 81 persona janë në burg ose në paraburgim.

Në Listën Zgjedhore për Mavrovë Rostushë janë regjistruar 10.575, nga të cilët në Listën e Posaçme Zgjedhore për banorë në Komunë 9.622, në vendet e huaja 951, ndërsa në burg ose në paraburgim janë dy.

Në Listën Zgjedhore për Vrapçishten janë regjistruar 27.279 qytetarë me të drejtë vote, 26.318 në Listën e veçantë zgjedhore për banorë të Komunës, në Listën e veçantë zgjedhore për votues të cilët jetojnë në vendet e huaja janë regjistruar 950, ndërsa 11 në burg ose paraburgim. Numri i votuesve në Qendër Zhupë të regjistruar në listën Zgjedhore është 7.562, prej tyre 6.305 në komunë, në Listën e posaçme zgjedhore për votues në vendet e huaja janë regjistruar 1257 persona. KSHZ e miratoi Udhëzimin për votim në vendvotimet me më pak se dhjetë votues. Të tillë ka dy në Gostivar dhe atë 0480 (7) dhe 0154 (3) dhe në Mavrovë Rostushe pesë:  0463 (6), 0482 (5), 0484 (5), 0485 (8) dhe 0485 (5).

Kryetari i KSHZ-së Boris Kondarko, duke i theksuar udhëzimet theksoi se KSHZ në katër komuna duhet ta organizojë votimin që t’u mundësohet këtyre personave në vendvotimet më të afërta ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. “KSHZ aktualisht i zbaton të gjitha aktivitetet për realizimin e zgjedhjeve më 11 janar”, theksoi Kondarko.

Continue Reading

TË FUNDIT

Lajme13 hours ago

Kandidatja për deputete e PDK, Ariana Musliu Shoshi viziton kompaninë Walone në Kosovë: Shembull i suksesit dhe inovacionit vendor

Kandidatja për deputete e PDK Ariana Musliu Shoshi realizoi një vizitë pune në kompaninë Walone në Kosovë, e cila po...

Lajme14 hours ago

Alsat konfirmon/ Objekti ku funksionon biznesi “Muslim Shop” në rrugën e Plastikave, ndërtim pa leje!

Prokuroria Publike ka konfirmuar informacionet që ka publikuar Alsat, se objekti i ndërtuar në bulevarin “Nikolla Karev” apo e njohur...

Lajme14 hours ago

Kongresi i BDI-së/ Karrigia e Ahmetit nuk lëkundet, në listën e largimit janë emra të njohur

Nesër në Shkup BDI do ta mbajë Kongresin partiak, megjithatë në komunikatën zyrtare të partisë nuk jepen detaje për rendin...

Lajme14 hours ago

Mbyllet Lista Zgjedhore, në Gostivar ka 82.870 votues

Shkup, 19 dhjetor – Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot finalizoi Listën Zgjedhore për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në...

Lajme14 hours ago

Ndërhyrjet në zemër, 10 pacientë janë operuar kot e kot!

Javën e ardhshme pritet të mbahet takimi i parë me ekspertët e huaj që do të angazhohen për rastin e...

Lajme14 hours ago

Shmangie tatimore prej mbi një milion eurosh nga tregtia e arit në Shkup, hetim kundër dy personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore kundër dy personave për të cilët ekziston...

Lajme2 days ago

Edhe 8 të dënuar për rastin “27 Prilli” pritet të lirohen nga burgu para Vitit të Ri

Shumica e të dënuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 kanë marrë lirimin me kusht, pasi kanë vuajtur...

Lajme2 days ago

Fillon rrënimi i ndërtimeve “të egra” në Kumanovë

Komuna e Kumanovës ka filluar rrënimin e pjesëve shteës (pa leje) të objekteve hoteliere, të cilat janë vendosur ilegalisht në...

Lajme2 days ago

Mickoski: Për arsye artificiale, ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane

Për shkak të arsyeve artificiale, ne ende nuk mund të jemi pjesë e familjes evropiane, tha kryeministri Hristijan Mickoski në...

Lajme2 days ago

Ulen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë njofton se është bërë ulja e çmimeve të naftës për 1,08% në Maqedoni. Çmimet e shitjes...

Trending